Enesi r.a. tregon: Kur i Dërguari i Allahut a.s. sulmoi Hajberin, - TopicsExpress



          

Enesi r.a. tregon: Kur i Dërguari i Allahut a.s. sulmoi Hajberin, falëm namazin e agimit (sabahun) herët duke qenë akoma errësirë. Kështu pra, Pejgamberi i Allahut a.s. filloi udhëtimin kaluar, pas tij (a.s.) ngiste Ebu Talha, ndërsa unë isha pas Ebu Talhas. Pejgamberi i Allahut a.s. e kaloi me shpejtësi luginën e Hajberit, ndërsa gjuri im prekte kofshën e Pejgamberit të Allahut a.s. Pastaj atij iu tërhoq izari dhe iu zbulua kofsha, kështu unë pashë bardhësinë e kofshës së Pejgamberit të Allahut a.s. Kur ai hyri në qytetin (e Hajberit) tha: Allnliu Ekberl (Allahu është më i Madhi!) Hajberi është shkatërruar! Sa herë që ne i afrohemi një vendbanimi me njerëz (armiqësorë për ti luftuar), atëherë vërtet i tmerrshëm do të jetë mëngjesi i atyre që qenë këshilluar! Ai e përmendi këtë tri herë. Kështu, njerëzit e qytetit dolën në punë (dhe, kur e panë) thirrën: (Ka ardhur) Muhamedi dhe ushtria e dj! Pastaj Enesi r.a. vazhdon tregimin: Ne e morëm Hajberin me forcë, pastaj u grumbulluan robërit dhe plaçka e luftës. Dihja (njëri nga shokët e Pejgamberit a.s.) erdhi dhe i tha: O Pejgamberi i Allahut! Më jep mua një robëreshë nga ato që janë kapur. Pejgamberi a.s. i tha: Shko e merr cilën të duash. Kështu ai mori Safije bint Hujaj. Pastaj dikush shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Dihjas i dhe Safijen, e cila është princesha e dy fiseve, të Kurejdhit dhe të Nedirit. Ajo nuk i shkon kërkujt tjetër veçse ty! Kështu, Pejgamberi a.s. tha: Silleni atë (Dihjan) bashkë me të (Safijen). Dihja erdhi bashkë me të. Kur e pa atë, Pejgamberi a.s. tha: Shko e merr një robëreshë tjetër, përveç kësaj! Pastaj, - shton Enesi, - Pejgamberi a.s. e liroi Safijen dhe u martua me të. (Thabiti e pyeti Enesin:) O Ebu Hamza! Çfarë i dha Pejgamberi a.s. asaj si nichr? Ai i tha: Ajo qe vetë nichri për veten e saj, sepse ai (a.s.) i dha asaj lirinë dhe pastaj u martua me të. Gjatë rrugës Umm Selema e veshi atë për nuse dhe në mbrëmje ia dërgoi Pejgamberit a.s., i cili u bë dhëndër dhe bëri një thirrje: Kush të ketë ndonjë gjë (ushqim) le ta sjellë. Ai shtroi një çarçaf lëkure (për të grumbulluar ushqimet). Kështu, dikush solli hurma, dikush tjetër solli gjalpë për të gatuar. (Treguesi i dytë i hadithit thotë: Më duket se Enesi përmendi edhe seviknn). Pastaj përgatitën me to hajs - si hallvë. Dhe kjo qe ceremonia e martesës së të Dërguarit të Allahut a.s.
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 17:53:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015