Erdhe me gëzim, ike me mërzi (muaj i ramazanit) Ardhja jote i - TopicsExpress



          

Erdhe me gëzim, ike me mërzi (muaj i ramazanit) Ardhja jote i zbuti zemrat, e nënshtroi çdo ballë të muslimanit, e zbrazi barkun e njësuesit, e thau gojën e robit krenar, që krenohet me fenë e Tij, me obligimin që ka ardhur nga shtat kat qiej. Kur erdhe, erdhe me gëzim, kur ik, ik me mërzi. Hipokriti nuk gëzohet me ardhjen tënde dhe hipokriti nuk mërzitet me shkuarjen tënde. O muaj i bekuar! Pasha Allahun ne të kemi agjëruar për hir të Atij që na ka obliguar, na ka premtuar dhe garantuar se do të na shpërblen. Ardhja jote i zbuti zemrat, e nënshtroi çdo ballë të muslimanit, e zbrazi barkun e njësuesit, e thau gojën e robit krenar, që krenohet me fenë e Tij, me obligimin që ka ardhur nga shtat kat qiej. I bashkove muslimanët, i pajtove armiqtë, e burgose djallin, e mërzite armikun, e shtove furnizimin, e largove dertin, e mbushe zemrën e muslimanit me plot gëzim, e buzëqeshe çdo fytyrë të mërzitur. E largove hidhërimin, e pastrove dëshpërimin, e sulmove dallimin, e arrite qëllimin. O muaj i bekuar! Pse nuk je tërë jetën, pse nuk vjen që mos të na largohesh, pse ik pa na pyetur? O muaj i bekuar! A ka zemër që nuk mërzitet me largimin tënd? O muaj i bekuar! A ka zemër që nuk pikëllohet me ikjen tënde? A ka zemër....a ka zemër... E tash...na largohesh, pa na pyetur fare...pa kërkuar leje... A thua do të jemi gjallë që të takohemi vitin e ardhshëm, a thua do të jemi prezent atëherë kur do ta ndjejmë kënaqësinë e ardhjes tënde... O Allahu ynë! Na prano agjërimin tonë, namazin tonë dhe duatë tona. O Allahu ynë! Pasuroi të varfrit tanë, shëroi të sëmurit tanë, mëshiroi të vdekurit tanë. O Allahu ynë! Ndihmoi muslimanët kudo që janë, shkatërroi armiqtë e Islamit. O Allahu ynë! Na bën që të jemi krenarë me fenë Tënde, na ndihmo kundër armiqve që na kanë rrethuar. O Allahu ynë! Ti më së miri din se si kthehen kurthet, shkatërroi kurthet që na bëjnë neve. O Allahu ynë! Gëzoje çdo fytyrë të jetimit, jepu atyre furnizim të bollshëm dhe bëji të jenë pjesë e rrugës Tënde që na ke obliguar. O Allahu ynë! Robërit e tu po masakrohen, po burgosen dhe torturohen, ndihmoju atyre o Zoti ynë suprem. O Allahu ynë! Të burgosurit tanë liroi, liroi, liroi, liroi dijetarët e këtij ummeti nga burgjet e tiranëve që të kanë shpallur luftë Ty! O Allahu ynë! Na prano lutjet tona, me të vërtetë ne jemi popull që na bëhet zullum, e Ti, me të vërtetë nuk ia kthen duanë atij që i bëhet zullum.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 21:31:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015