Erik Hamren: Nuk është sfidë mes Ronaldos e - TopicsExpress



          

Erik Hamren: Nuk është sfidë mes Ronaldos e Ibrahimoviç Përfaqësuesja e Suedisë rrezikon të mbetet jashtë finaleve të një botërori për të dytin edicion radhazi dhe në takimin e kthimit skandinavët ndaj Portugalisë duhet të përmbysin disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë. Të premten në mbrëmje për shumë kohë luzitanët u dukën të frustruar nga taktika e përzgjedhur nga trajneri Erik Hamren, deri në atë pikë sa u mendua se sfida po I drejtohej një barazimi pa gola, sidoqoftë diferencën e bëri Cristiano Ronaldo, pikërisht lojtari më I rrezikshëm I skuadrës portugeze, I cili zhbllokoi ndeshjen 8’ përpara mbylljes së takimit me një zhytje me kokë, pothuajse identike me atë me të cilën Paolo Rossi 31 vjet më parë shënoi në finalen e madhe ndaj Republikës Federale Gjermane. Më herët Suedia shpërdoroi raste që mund t’I kishin dhënë një rrjedhë krejt tjetër sfidës, megjithatë në fund skandinavët rrezikuan gjithashtu të pësonin golin e dytë, kur goditja me kokë e sulmuesit të Realit goditi traversën. Pra ndeshjen e parë taktika e suedezëve funksionoi përgjysmë, gjithsesi në ndeshjen e kthimit vendasit duhet të ruhen nga kundërzbritjet e shpejta të luzitanëve dhe Erik Hamren I pyetur nga gazetarët paralajmëron ekipin e tij se nuk është një duel në distancë ndërmjet dyshes së famshme Ibrahimovic – Ronaldo, por skuadra duhet të jetë akoma më solide në fazën mbrojtëse. Erik Hamren – Nuk mendoj se është kështu, pasi Zlatan ka luajtur në nivele të tilla për shumë kohë, por sinqerisht nuk mendoj se është kështu. Për ne nuk është një sfidë Ronaldo ndaj Zlatan, por Portugalia përballë Suedisë, apo e thënë ndryshe Suedia ndaj Portugalisë. Na nevojitet po e njëjta mbrojtje si edhe në Portugali. Na duhet që ta bëjmë atë punë të gjithë së bashku dhe të kemi po atë forcë të gjithë së bashku në mbrojtje. Por gjithashtu na duhet më tepër kualitet kur të fitojmë topin, më shumë sesa në pjesën e dytë të ndeshjes së Lisbonës, ku nuk u përpoqëm shumë në fazën sulmuese. Katër vjet më parë skandinavët u eliminuan në fazën eliminatore të grupeve pikërisht nga Portugalia. Asokohe futbollistët luzitanë nën drejtimin e trajnerit Carlos Queiroz barazuan 0-0 në të dy takimet dhe për pasojë Suedia e Lars Lagerback u pozicionua në vendin e tretë, ndërsa të martën në mbrëmje, në Solna, në Friends Arena, verdheblutë minimalisht duhet të fitojnë ndeshjen në fushën e tyre, dicka që në fakt I mungon Suedisë në përballjet ndaj Portugalisë prej plot 32 vjetësh.
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 17:04:16 +0000

Trending Topics




© 2015