FABIO CAPPELLINI- Dokumentaristi italian, ndër më të famshmit - TopicsExpress



          

FABIO CAPPELLINI- Dokumentaristi italian, ndër më të famshmit në botë, kujton eksklu- zivisht per Fenix epizodet që e lidhin me Shqipërinë dhe shqiptarët Quilici, 83 vjeçar i suksesshëm, gjatë konferenc ës së tij të mbajtur në Pistoia, gjatë festivalit “Dialogje mbi njeriun” që tashmë ka arritur në edicionin e tij të katërt, mbajti skenën si një luan për thuajse dy orë, duke treguar anektoda dhe duke ilustruar ato me pamje nga dokumentarë si “28 ditë për të arritur në Polinezi”, që ai vetë kishte xhiruar në vitet 50. Sy inteligjentë dhe plot jetë, memorie e hekurt, një përkujdesje për kohërat dhe fjalët, vërtetë për t’u pasur zili. Një orë pas konferencës, ulemi me të në hollin e një hoteli në qendrën historike të Pistoiës, për një bisedë të shpejtë, ekskluzivisht për “Fenix”. Dijmë që ju keni realizuar një shërbim për Arbëreshët, komunitetin Shqiptar në jug të Italisë, mund të na flisni për të? Kanë kaluar disa vjet, dokumentari të cilit ju po i referoheni ishte pjesë e një serie të tillësh në zonën e Kalabrisë, Puglias dhe i Basilikatës. Mbaj mend që më lanë shumë mbresa përgatitjet e një dasme shqiptare, për veshjet dhe mijra përkujdesje të tjera që i bëheshin nuses, deri sa çdo detaj t’i përgjigjej plotësisht traditës. E sjell në mend me shumë simpati edhe priftin që celebroi ceremoninë, një person vërtetë i këndshëm. Keni qënë ndonjëherë në Shqipëri? Po, madje dy herë, me një diferencë të madhe kohore nga njëra tjetra, dhe për shumë pak kohë: E para isha fëmijë, para pushtimit fashist. Bashkë me familjen time bëmë një udhëtim me kroçerë nëpër Adriatik, dhe ndaluam në një port shqiptar, nuk mbaj mend në Vlorë apo Durrës. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër ndodhi diçka shumë e veçantë. Mbërritën njëkohësisht në port dy anije: në njërën ishte mbreti Zog me shpurën e tij dhe në tjerën, shumë pranë më të, një bandë muzikore që duhet të shoqëronte mbërritjen e sovranit. Në hyrjen e portit, anijet shkaktuan një sërë dallgësh, që duke goditur anijen tonë. Krijuan një zallamahi të rrezikshme, aq shumë sa u dëgjuan britma dhe me siguri ndonjë pasagjer ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, por nuk besoj jashtë anijes. Nuk mund të siguroheshim mbi pasojat e ngjarjes, sepse në atë moment anija jonë po nisej, por mbaj mend që ndodhia më bëri shumë përshtypje. Herën e dyte kam qënë shumë vite pas luftës, falë bashkëpunimit të qendrave turistike mes Italisë dhe Jugosllavisë. Përgatitëm një dokumentar mbi Adriatikun, duke prekur edhe Shqipërinë. Edhe pse mes shumë vështirësish (ishin vitet e diktaturës), unë dhe trupa arritëm të siguronim lejen për të vizituar rrënojat e një qyteti roman në jug të vendit të cilit nuk ia mbaj mend emrin, një vend vërtet përrallor. Gjatë filmimeve, një teknik i trupës vuri re një shkrim mbi sipërfaqen e një pusete dhe tha “Shikojeni, një pusetë fashiste!”. Një ditë më pas e larguan nga Shqipëria. Ju keni udhëtuar në një kohë kur turizmi masiv nuk kishte lindur akoma, dhe dokumentarët tuaj kanë qenë një shkollë më vete, që ka mahnitur dhe bërë të ëndërrojnë gjenerata të tëra italianësh, dhe jo vetëm. Nëse do duhej ta nisnit tani, në një epokë ku dyndje turistësh përshkojnë globin, në cilat tematika do të konsistonte puna juaj? Shumë nga dokumentarët e mi flasin për arkeologji, dhe duhet thënë që zbulimet dhe vlerësimi i siteve arkeologjike është rritur tej mase në 40 vitet e fundit. Gjithsesi, nuk besoj se janë shteruar mundësitë për të dokumentuar përsëri mbi këtë temë. Udhëtimet janë diçka që mbart shumë aspekte të ndryshme, kështu që e rëndësishmja është të gjesh çëlësin për të shuar kuriozitetin e bashkohësëve. Pa dyshim që do tentoja të integroja aspekte të nayrës, duke iu referuar jetës praktike dhe ekonomisë, duke u përpjekur në veçanti për të stimuluar gjeneratat e reja mbi tema që flasin për punën dhe njohjen e çështjeve sociale në vende të ndryshme, më të dobishme dhe të ndjera se ato folkloristike. Të udhëtosh të ndihmon të rrisësh kapacitetin e të menduarit dhe të gjesh mundësinë për të patur sukses edhe në vendin tënd. Folco Quilici (Ferrara, Itali, 9 prill 1930) është një nga dokumentaristët më të famshëm në botë. Për dokumentarët e tij kanë bashkëpunuar emra të tillë si Italo Calvino, Ignazio Silone, Mario Soldati. Ka bashkëpunuar në shtypin italian dhe ndërkombëtar në revista (Life, Epoca, Panorama,) dhe gazeta (La Stampa dhe Il Corriere della Sera). Ka alternuar filmat dokumentar me aktivitetet e tij gazetareske, që dallohen për hetimet dhe shërbimet e veçanta që lidhen me mjedisin dhe qytetërimin. Ai fitoi “Çmimin italian për gazetarinë (1969) dhe “Çmimin Europian gazetar” (1990). Në vitin 1994 ai fitoi çmimin “Penda e Artë” për shërbimet e tij në Amerikën Latine. Ka fituar Ariun e Argjendtë në Festivalin e Filmit të Berlinit (1957) dhe David di Donatello (1972). _________________________________________________________ Vetëm një krahasim shpalos vlerën e Folco Quilici, ai i një pianisti me zotërim të madh teknik: notat e dorës së majtë futen në serinë e notave të dorës së djathtë, përzjerja është muzikë, poezia e librit dhe filmit së bashku —————————–————— (Fernand Braudel, historian)
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 22:08:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015