FILLON FAZA PERGATITORE PER Trajneri i portierëve, si dhe - TopicsExpress



          

FILLON FAZA PERGATITORE PER Trajneri i portierëve, si dhe zëvendësi i Naxhi Shensojit, Emanuel Egbo, ka marrë nën drejtim Bylisin dhe ka nisur dje seancën e parë stërvitore. Me miratimin e presidencës dhe të grupit të lojtarëve, nigeriani Egbo, i cili ka kohë që luan me ballshiotët dhe së fundmi është vendosur në pozicionin e ndihmëstrajnerit, do të drejtojë skuadrën për disa ditë, derisa drejtuesit të arrijnë akordin me një trajner tjetër apo dhe me Naxhi Shensojin. Burime të sigurta pranë presidentit Besnik Kapllanaj bëjnë me dije se ka bisedime të hapura me kosovaro-turkun Shensoji, për të marrë sërish drejtimin e skuadrës. Në rast se arrihet një marrëveshje mes palëve, trajneri që udhëhoqi Bylisin drejt finales së 17 majit do ta marrë sërish skuadrën pas disa ditësh. Përderisa objektivat janë të njëjtë me një sezon më parë, mallakastriotët janë të vendosur të ndërtojnë një ekip konkurrues, si dhe të hyjnë në merkato për pikat që shihen si të dobëta nga ana e stafit teknik. Ditën e djeshme në stërvitje ka qenë një grup i vogël lojtarësh, ku binin në sy të pranishëm rreth gjysma e të huajve, si dhe disa prej lojtarëve vendës që ka Bylisi. Gjatë javës skuadra do të jetë më e plotë dhe do të bëhen të ditura “goditjet” e para në merkato, të cilat sipas drejtuesve pritet të jenë të bujshme. Sakaq, për momentin, këta të fundit kanë menduar më së shumti për ata që mund të shesin, duke qenë se ka pasur një lloj interesimi nga disa skuadra të huaja për lojtarë si Piter apo edhe Izuçuku. SE BASHKU DHE ME TE FORTE....
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 11:40:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015