FITORJA MË E MADHE E SHEJTANIT ËSHTË TË MOS BESOHET NË - TopicsExpress



          

FITORJA MË E MADHE E SHEJTANIT ËSHTË TË MOS BESOHET NË EKZISTENCËN E TIJ „ shirkiatet e lashta në mantel Modern“ { Version i Ripunuar } K O M P L E T __________________________________________ أعوذ بالله من الشّيطان الرّجيم ، بسم الله الرّحمان الرّحيم الْحمْد لله ربّ الْعالمين و الصّلات والسّلام علي رسولنا محمّد و علا آله و صحْبه أجْمعين يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّبِعُوا خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ ( سورة النُّور 21 ) إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُّبِينٌ ( الْأعْرَاف 22 ) Kërkoj Mbrojtjen e Allahut nga djalli i Mallkuar, Në Emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falenderimim i takon Allahut dhe Paqa dhe Mëshira e Allahut qofshin me Profetin ton Muhammed, me Familjen e Tij dhe me Mbar shokët e tij O ju që besuat, mo s shkoni gjurmëve të djallit ( En Nuur 21 ) shejtani është armik i haptë për ju?!” ( Ea’raaf 22 ) Vëllezër dhe Motra: Es seleemu alejkum we Rahmetull-llahi we Berakeetuhu. Ia kam bërë njëher pytjen vetes se cili armik është më I keq. Çfar e bën një Armik aq të fuqishëm, saqë të mos e sajojmë se e kemi armik, të mos e shohim fuqinë e tij dhe Çfar duhet ai të bëjë që ne asqë të mos e vërejmë Armiqësin me të. Cili mund të jetë ai Armik që me taktikën e tij na lufton e shum nga ne këtë sulm asqë e vërjenë. Armiku më i fuqishëm nuk është ai armiqësin e të cilit e shihim në formë fizikale, qoft ajo një armatë e madhe, armatim të advancuar apo teknika të Advancuara Luftarake, por është ai që do të na bëjë që ne të mos e e shohim sulmin e tij, të mos e vërejmë atë dhe të na bëjë që të mos besojmë se e kemi armik. Tek shumica e njerëzve, ai mu edhe këtë ka arritur dhe shum njerëz NUK vërejnë rrezikun. Pra ai armik do të mundohet në çdo mënyrë që viktimi i tij të besojë se ai NUK ekziston e kjo do të jetë fitorja më e madhe e tij. Fitorja më e madhe e shejtanit, armiku për të cilin lexoni, është që njeriu të lëjë besimin në ekzistencën e tij anësh si dhe besimin mbi përgjegjësin e njeriut mbi veprat e bëra dhe të mos besojë edhe në Allahun. Si rrjedhojë e kësaj apo më mirë thënë pasojë, njeriu do të fillojë ta shohë botën pa besë në jetë pas vdekje. Duke u ndërruar në njeri që mendon se krejt feja është indoktrimin për kontrollin e masave, ai do të fillojë të kërkojë një ignicion ( krisje, shkak ) tjetër që shkaktoj Ekzistencën e njeriut, e kjo është rruga drejt në ateizëm. Shejtani pra si duket se punon me plan, me kurthë dhe ai ka koh DERI në ditën e gjykimit: قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِي إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen! El hixhr 36 Dhe Allahu e afatizoj : قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ الْمُنظَرِينَ إِلَىٰ يَوْمِ الْوَقْتِ الْمَعْلُومِ (All-llahu) Tha: “Ti je prej të afatizuarv. Deri në kohën e e ditës së caktuar 37,38 Shejtani do të punon me taktikë pra, me plan se si ta largojë njeriun nga e vërteta dhe ta fusi atë në një drejtim për të e humbur atë. Planet ai nuk ka fillu tash të i thurri, e as taktikat e tija, por ata i ka nis qysh prej momenteve të para, qysh në fillim të njeriut, qysh atë ditë kur Ademi, aslejhis-saleetu we sel-lem, bashkë me Hava , alejhes-saleetu we sel-lem, dolën nga xhenneti. Para se të hymë në taktikat e tija, le të shohim se KUR i ka nis këta taktika dhe çfar ka bërë QË këta taktika edhe të funktionojnë. Përveq se që na Mëson vetë All-llahu mbi njerëzit e mëparshëm dhe se përse Ai i zhduki ato, kemi edhe vetë historin e popujve të mëparshëm të cilët edhe pse ishin një UMMET – siqë do të lexojmë – ata adhuronin sende për të cilat SOT lexojmë të ken qenë aq të quditshme, aq mbinatyrale dhe me abilitete mbi njerzore, saqë është lehtë për të kuptuar se ata kan mund të iu shfaqen njerëzve si Zotën dhe edhe kështu kan bërë. Shejtani dhe pala e tij apo ushtira e tij ( që të gjith xhin keefiruun ) Nuk kan lënë Popull të cilit nuk i kan zhytyr në Bidate, shirkiate dhe kufriate. Tek çdo popull jan paraqit si Zotën nga yjejt dhe si krijues të tyre etj. Njerzit jan urdhëru në shum raste që të shkruajn mbi ta dhe të i depiktojnë ata që Gjeneratat e mëvonshme të binden në atë se krijuesit e njerzve ishin nga yjejt. Njerëzit e atëhershëm ishin , siqë jan edhe sot por e injorojnë këtë, spiritual sepse Allahu këtë e krijoj si pjesë të njeriut. Shkenctarët sot kan zbulu se një gen në trupin e njeriut është i programuar që të ndjejë një fuqi më të madhe se ai, dhe që njeriu ta kërkojë atë fuqi dher e kan emërtuar këtë gen si “ the GODgene”. Ky Gen në njeriun është, sipas tyre, një gen i cili përmbys teorinë e darvinit ( krijjimi është rrezulltat i mbledhjeve të rastësive dhe selektimi natural ) dhe vërteton se njeriu vërtetë është i krijuar dhe se Ajo fuqi që e krijoj njeriun, ka desht që njeriu edhe ta kërkojë atë, të ndjej atë fuqi krijuese, dhe e ka lënë këtë gen të jetë aq lehtë pët ta gjetur në trup saqë i përngjan një ftese për të studiuar atë. Ky gen është shkaku përse njeriu edhe është kërkues, studijues i gjërave, i interesuar për të analizu sendet etj. Thotë All-llahu në Kuran: وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِّلْمُوقِنِينَ Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Dheerijah 20 وَفِي أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni? Dheerijah 21 Allahu Subhanehu we Teaala pra këtu neve na e bën shum bukur të qartë se Njeriu është i Krijuar që ta ndjej se ai ka Krijues. Atë që shkenctarët kan Zbuluar dhe e kan emërtu si “ THE GOD GENE “ është ajo për të cilën Allahut thotë : “ Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?. Ndryshe thënë : “ Përse nuk shihni në veten e juaj “ ( ku do të mjaftonte një analizim i genave ) dhe në ajetin e parë lexojmë se edhe në Tokë Allahu ka lënë MJAFT argumente dhe vërtetë në të gjith popujt e mëhershëm gjëjmë se ata të gjith në fillim kishin NJË besim të përbashkët i cili ishte Teuhiidi me të cilin Allahu TË GJITH Profetët, alejhumus-saleetu we sel-lem, i Dërgoj tek Njerëzit, sepse edhe ishte gjëja të cilën shejtani deshti edhe të ua ndryshojë, ishte besimi të cilin ai nuk deshti ta ketë njeriu, siqë do të lexojmë në vazhdim. Për me i larguar njerëzit nga Besimi i tyre që në fillim GJITHMON ka qenë teuhidi, ai ka përdorur ablititetet e tija si xhin dhe ua paraqitur njerëzve si krijesë Superiore me abilitet krijues dhe kështu i ka shmangur nga e vërteta. Njerëzit, duke qenë të krijuar me atë gen të përmendur, edhe pse kan ditur se KUSH i krijoj, ata me gjithatë jan bërë viktim të mashtrimeve të shejtanit dhe xhinve tjer që kan luajtur me spiritualitetin e njeriut.( geni i përmendur është si programim i njeriut të kërkojë Zotin e tij).Shejtani kështu humbasi shum njerëz dhe i shtyri në shirk e kufr, dhe është fakt që të gjith e dinë se të gjith profetët e All-llahut, Alejhumus-saleetu we sel-lem, mundin më të madh tek njerëzit e kan patur me TEUHIIDIN. Shejtani dhe ushtria e tij kan lënë edhe për gjeneratat e mëvonshme gjurmët e tyre, rreth të cilave pastaj jan krijuar Religione pas religjionesh, mitologji pas mitologjishë, dhe këtë me qëllim që edhe gjeneratat e mëvonshme të ilargojë nga e vërteta. Por Allahu Teala nuk na ka lënë pa asnjëfarë arme kundër kësaj, por gjithmon ka shpallë shpallje duke na informuar neve mbi shejtanin dhe Armiqësin e tij ndaj neve. Hutuweetish-shejtaan : Gjurmët e shejtanit. Në Kohrat e lashta Njerëzit gjithmon kan shikuar kah qielli dhe kan ditë se ekzistenca e tyre është Rrezulltat i NJË ktijuesi të plotëfuqishëm, NJË krijuesi i cili gjithqka e krijoj dhe se Ai është NJË. Të gjith popujt, duke MOS ditur njëri për tjetërin si bazë besimi kan ndarë NJË dhe të Njëjtën gjë: BESIMI NË NJË KRIJUES UNIVERSAL. Dhe ne e dimi mirë se Allahu tek të gjith popujt dërgoj Profetë, alejhumus-saleetu we sel-lem, dhe i Dërgoj me Teuhiid. Thotë All-llahut Teaala: كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً Nnjerëzit ishin NJË Ummet ( kishin NJË besim pra një TEUHIID ) Bekarah 213 Këtë jo që vetëm na e thotë Allahu teaala, por edhe me u marrë me popujt e lashtë e gjëjmë këtë si fakt të paluhatshëm që ata të gjith, prj në Popullin më të vjetër të Njohur në bazë të historisë ( sumerianët ) e deri në më të fundit paraislam. Allahu Teaala edhe na thirrë që ne të ecim nëpër botë e të shohim se çfar u ndodh me ata popuj dhe thotë: قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُمْ سُنَنٌ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ Përpara jush kanë kaluar ppopujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgenjeshtruan Eli ëimraan 137 Atyre u erdhën Profetë me shpallje e ata shpeshher kërkonin që të iu vinë me fuqi supernaturale ( sepse ksëhtu u shfaqej shejtani dhe pala e tij si jashttokësorë me pamje të ndryshme supernaturale ) të ju vinë engjull ( shumher iu dilnin krijesa me fletë [ annunaki kishin fletë ] dhe shumher kan kërkuar që vetë Zoti të ju vijë ( këtë e kan kërkuar sepse xhinët e përmendur { shejtani është xhin } shpeshher u jan shfaq si Zotën dhe këto kan kërkuar që të iu dalë Zoti, me qëllim që të i mbajnë njerëzit në shirk e kufr, sepse kan ditë që kjo me të cilin vinë profetët është e vërteta e ata si ushtarë të shejtanit, të bindur në premtimet e shejtanit nuk kan dasht që njerëzit të pranojnë të vërtetën ). Kështu Allahu Dërgoj Profetë me të vërtetën e ata NUK pranuan. I thirri pra në të vërtetën e ata refuzuan sepse ishin të bindur në Shejtanin dhe palën e tij, dhe Allahu I ZHDUKI! Dhe: قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانظُرُوا كَيْفَ بَدَأَ الْخَلْقَ Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi El Ankebut 20. Sumerianët kishin bazëbesim se njeriu i parë ADAMAU ( që në përkëthim do me thënë njeriu i parë, apo krijesë nga TOKA/ BALDA) [ lexoni në të ardhmen postimet rreth zbulimeve shkenctare më të reja rreth baldës] u Krijua nga KRIJUESI i qiejve dhe i tokës. Ata pra dinin shum mirë se krijuesi nuk jan dhjet e as dy por NJË. Këtë e ka vërtetuar shkenca si dhe vetë arkeologët gjat përkëthimit të teksteve sumeriane. Në besimin e tyre mund të gjëjmë një ngjasim me të tonin POR me një dallim shum fatal që me siguri ishte një ndër shum mashtrime të shejtanit. Sumerianët emrat apo cilësit e NJË të njëjtit Krijues i shëndrruan në ZOTËN të ndryshëm: në Zotin e ujtit ( që rregullon ujra, në zotin e Frymës ( që rregullon frymët dhe stuhitë ) , në zotin e shiut ( që rregullon bjerjen e shiut ) , në Zotin e Hënës ( që rregullon daljen e saj dhe dritën e saj ), në zotin e diellit ( që rregullon kur lind e kur perëndon { nga kjo morrën Misrianët e mëvonshëm iden e “ Zotit “ AMUN }) , dhe shum tjerë. Ne sot dimë se ZOTI ka 99 cilësi që njëkohësisht jan edhe Emrat e Tija. Sumerianët pra nga cilësit bënë Zotën dhe nga këta Zotën bënë Zotën ndihmës etj, por në esencë të besimit të tyre PARA se të iu pëshpërisi shejtani ishte një popull që besonte në NJËSINË e Krijuesit ( teuhiid , tuwehhiduu – të njësosh ). Shejtani dhe ushtria e tij u jan shfaqur atyre si Krijesa jashttokësore, si krijesa nga yejt të cilët edhe i emërtuan ata si ANNUNAKI ( ata që erdhën nga qielli – sipas një përkëthimi tjetër nga yejt). Ky popull tash në njërën anë në esencë besonte se krijuesi ishte NJË, e në anën tjetër shohim anomali që për ateistët i vetmi spjegim është se ata kan pat kontakt me ekstraterrestrial, e në të vërtetë spjegimi për këtë është shum i thjesht. Në Fethul bari, shkruar nga Ahmed Ibni Ali Ibni Hixhri ( El Metbeas-selefijjeh vol. 6 page 344, vol 8 page 675 ) është shënuar kjo: “.... Në literaturën Islame emërtimi SHEJTAN është për Xhinnët kefira....” Pra shejtani si Kefir dhe ushtarët e tij ( xhin të tjerë kefira ) kan luajtur me ndjesën e njeriut, me besimet e tija dhe bindjen e tij se ata kan Krijues, por planet e shejtanit nuk ishën që njerëzit të binden në ATË krijues NJË, por ai deshti që ata të mos besojnë më në krijues e as në fuqi negative dhe të djallzuara siqë ishte vetë shejtani dhe pala e tij. I shtyri pra njerëzit që ata të bëhen mushrikë dhe kefira të rreptë për të cilën Allahu edhe i shkatërroj. JO pse ata nuk kan ditur se çfar kan bërë POR se megjithëse e dinin se Zoti NUK do të iu shfaqet atyre për të e parë ata atë, ata megjithkëtë u bindën në trigjet dhe kurthat e Shejtanit, LANETULL-LLAHI ALEJH. Allahu Subhanehu we Teaala në thora por edhe në inxhil si dhe tash në Kuran na fton që ne të shohim se si qe përfundimi i popujve të mëparshëm dhe PËRSE ata përfunduan në shkatrrim dhe zhdukje, sepse megjithëqë e dinin të vërtetën iu bindën shejetinve dhe doktrinës së tyre. قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ ثُمَّ انظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ Thuaj: “Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve. El Enaam 11 Njerëzit pra kan filluar të adhurojnë gjëra tjera, kan filluar të besojnë se krijuesit e tyre ishin nga yjet dhe në besimet e tyre të reja NUK ka ekzistuar më diq negative siqë është shejtani. Pra ata besimin se dikush mundohet të i largojë nga e vërteta dhe të i fusi në humbje e kan lënë anësh dhe me çdo gjenerat të re është harruar ky fakt. Shejtani dhe pala e tij si xhin, kan përdorur të gjitha abilitetet e tyre për me ndërru formën e tyre dhe për ta ka qenë lehtë tani që njerëzit të i bindi në besimin se njeriu është krijesë e një race nga jasht kjo botë, një race pra e cila prejardhjen e ka në kosmos. Tek të gjith popujt gjëjmë këtë anomali duke parë piktografimet e tyre që kan bërë. Gjëja më e përhapur ka qenë piktografimi dhe skulpturimi i gjërave që njerëzit kan parë. Ndër këto gjëjmë vizatime të cilat i largohen logjikës sepse nuk prezentojnë njerëz por krijesa me pamje Jonjerzore, me pamje shum të huaj dhe – me shikim modern – me pamje jashttokësore. Bashkë me piktografimet e tyre, kemi edhe shkrimet e tyre në të cilat ata përshkruajn “ zotën “ nga yejt dhe përshkruaj se këta “ zotën “ jan krijuesit i njerëzve. Anomalia këtu është se sa më thellë archeologët të hynë në të kaluarën, aq më shum tronditës është se çfar zbulojnë. Tek çdo popull prej të cilëve kan gjet skulpura dhe tekste , kan zbuluar se njerëzit e atij populli duket sikur gjat kalimit të kohës kan ndryshu kulturën e tyre dhe besimet e tyre. Në fillim GJITHMON ka qenë besimi se njeriu është krijesë e NJË fuqie krijuese. E tash gjat shekujve ( sa mund të zbulojnë ) kjo dukshëm ndryshon dhe atë në një mënyrë jologjike sepse ndryshimi NUK është i ngadalshëm por duket sikur dikur në një moment ka filluar në NJË moment. Pra, sikur popujt deri diku kan pat besimin se jan krijesa të NJË krijuesi, e dikur përnjëher e kan ndryshu këtë në besim se iu kan ardhë “ zotën “ nga yejt. Zecheria sischin ishte i pari që zbuloj dhe përkëthej tekstet Sumeriane si dhe piktografimet e tyre. Ai zbuloj se ky popull ( nga i cili – siq kan zbulu shkenctarët – NUH alejhis-saleetu we sel-lem , e ka prejardhjen ) në fillim kur kan mësu shkrimin dhe piktografimin, kan shkruar mbi Krijuesin që e krijoj njeriun nga balda. Shkenctarët kan zbuluar se Ky popull dhe baza e besimit të tyre në fillim ka shum përngjasim me besimet e mëvonshme të njohura por përnjëher i kan ndryshu këta besime në besim të krijesave nga yejt. Kan zbuluar se këta besonin në fillim se ka edhe një fuqi shkatrruese, një fuqi të keqe e cila për njeriun është armik e me besimin në “ zotët “ e ardhë nga yjejt, këtë besim më NUK e kan patur. Sischin dhe pala e tij kan rënë viktim të të njëjtit mashtrim, siq ranë vetë sumerianët, mashtrimi i shejtanit që për të është fitore: Të mos besohet më në ekzistencën e tij. Sumerianët nuk ishin as populli i parë e as i fundit që shëndrruan besimin e tyre por jan veq një popull ndër shum që kan ekzistuar. Xhinët: jashttokësorët fallco – Shirkiatet e lashta në Mantel Modern Shejtani dhe pala e tij kan patur një Agenda. Agenda e tyre dhe planet e tyre kan qenë, jan dhe do të mbeten : largimi i njeriut nga Rruga e drejtë, dhe zhytja e njeriut në të njëjtën rrugë që morrën popujt para neve dhe përfunduan në zhdukjen e tyre. Ai dhe qëllimi i tij nuk është ai që të humbi vetëm një popull të veqantë, por planet e tija të djallzuara jan që sa më shum nga njerëzit të i fusi në shirk e në kufr dhe për të realizuar këtë ai dhe pala e tij kan bërë plane të mëdha, plane të cilat të qëndrojnë deri në ditën e kijametit. Ata pra kan dasht që të bëjnë plan të cilit të i binë viktim çdo popull i atëhershëm dhe për të realizuar këtë ata kan ndryshuar pamjen e tyre dhe u jan shfaq popujve të mëparshëm si të ardhur nga yjejt. Gjat studiimeve të Popujve të mëparshëm, Kulturës së tyre si dhe Mitologjive të tyre lindën gjat ekspedicioneve të panumërta të disa arkeologëve disa shkenca të reja. Zacharia sischin ,Erich van Deniken dhe disa tjerë ishin iniciatorët e parë të disa teoriave të shumta, që të gjith refuzojnë ekzistencën e Zotit dhe të melekëve por edhe të shejtanit. Ata besojnë se njeriu është rezulltat i eksperimenteve genetike të një race jashttokësore që erdhi dhe vizitoj këtë botë. Ata – si ua ka bërë shejtani të bukur – mendojnë të ken gjet mjaft evidenca se vizituesit kan lënë edhe gjurmë! (لَا تَتَّبِعُوا خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ “...e mos ecni pas gjurmeve të shejtanit “). Popujt ku jan gjet këta far gjurmësh që të gjith kan patur një gjë të përbashkët: KAN ADHURUAR KREATURA QË NË PAMJE KAN QENË JONJERZORE. Këto kreatura hera herës jan shfaq si Njerëz shum të mëdhejnjë (Mesopotamia/sumeria ANUNAKI Gigantë) e disa herë si HumanoIdë të vegjël ( indianët e soqëm në amerikë ndër të tjerë ) për të cilët sot nga përshkrimet e atyre që pretendojnë të jenë zaptuar prej ekstraterrestrialve është përshkrimi “ THE GREY” i përshtatshëm. Disa herë u jan shfaq si njerëz me kokë gjarpër ( tek majanët / pakal ) e disa herë si njerëz me kokë elefant ( tek Indianët në indi Krishna ) dhe tek disa tjerë si Dragonë ( tek kinezët/ prandaj kan edhe festën e dragonës. sundimtari i tyre Chuan di ishte sipas legjendës djalë i një nëne që kishte patur mardhënie me një Dragon ) . Tek çdo popull jan shfaq dhe çdoher, siaps zbulimeve të argeologëve që kan bërë gjat përkëthimit të teksteve të shkruara nga vetë ato popuj, kan pretenduar se vinë nga yejt dhe se jan krijuesit e njerëzve dhe edhe kan PRETENDUAR!! Se do të rikëthehen. Çdo popull e ka ndarë këtë SHIRK që thjesht thënë është i incinuar nga shejtani. Nëse Mbajm para sysh abilitetin e Xhinve që ata mund të ndërrojnë formën e tyre, dhe nëse mbajm poashtu para sysh qëllimet e shejtanit i cili siqë mësuam është vetë xhin, atëher ato dukuri tek popujt e lashtë duheshte të na mësojnë neve se ai dhe ushtria e tij ME TË VËRTETË i ka lënë QËLLIMISHT ato gjurmë për gjeneratat e mëvonshme. Qëllimi siqë mësojm është i qart: ai dëshiron të zhduki besimin se aj vërtetë ekziston dhe edhe besimin në Allahun Teaala dhe të mbjelli ndër njerëzit se ata JAN të krijuar, por krijuesi nuk ishte NJË por ishin SHUM dhe se ata nuk ishin Zotën POR ishin jashttokësor. { SHIRK NGA MË I MADHI } Popujt e lashtë ishin shum spiritual dhe tek ata ai dhe pala e tij u shfaqën si figura spirituale, si zotën dhe si krijuesit e tyre. Njerëzit e atëhershëm njëkohësisht ishin edhe në një zhvillim teknologjik dhe ende ishin duke mësuar. Në shum raste lexojmë në Libra si atë të sischin se ata krijesa u kan ofruar dije dhe u kan dhënë dituri. U kan mësuar sende me të cilat jan dalluar pastaj nga tjerët. Nëse tani edhe këtë e mbajm para sysh, atëher kuptojmë përse ata popuj edhe i kan ADHURU. ANNUNAKI e sumerianve, Gigantët, u kan dhënë dituri mbi ndërtimtari POR kan kërkuar nga ata që për diturin që do të ua japin, ata të u servojnë atyre. Fjala servim arabischt do me thënë ËIBEEDEH e cila ka njëkohësisht edhe kuptimin e Adhurimit. Ne kur thomi sot se un adhuroj Allahun, njëkohësisht thomi me këtë se jami ROBËRIT e Tij. Ata pra kan kërkuar nga ato popuj që të pranojnë të jenë ROBËR të tyre por në aspekt ADHURIMI dhe me këtë, për me marrë njerëzit dije nga ata kan hyrë në shirk duke i adhuruar ata kështuqë të marrin dije. Ky aspekt na mësohen nga Allahu shum qart në Kuran, që shejatinët i kan Mësuar njerëzit në punët e magjisë ( sihërbarësit asnjëher nuk mund të bëjnë sihër nëse NUK thirrin shejetin për ndihë e me këtë thirrin dikënd tjetër POS Allahut, dhe që është edhe më keq, ata me këtë adhurojnë shejetinët ) e Allahu ka Dërgu dy melek me ua sjellë para syve njerëzve se ajo DITURI që ata e Marrin nga shejetinët – për të cilit ata mendonin se jan Zotët e tyre – është shum e keqe për ta: وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ ۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْفُرْ Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!” El Bekarah 102 Kjo ngjarje është shum interesant, sepse edhe babilonezët apo më mirë thënë mbretërit e tyre kishin abilitet me bërë magji dhe kishin DIJE që iu jepej nga “Zotët” e tyre. Mbretërit tek ata ishin jo vetëm mbretër por njëkohësisht edhe si lidhja e tyre me “Zotët” e tyre në dunja dhe ishin edhe të pagabuar ( nga kjo lindi Mitologjia shiite mbi Imamët e pagabuar ). Këto mbretër merrnin mësim nga Zotët e tyre dhe sikur tek të gjith popujt para këtyre, edhe këta NUK kishin më besim në një fuqi të keqe, një fuqi armiqësore ndaj njeriut një fuqi e cila të ishte e kundërta e të mirës. Ata NUK besonin në ekzistencën e shejtanit. Pra shihet mirë se edhe tek ky popull besimi se ekziston shejatni është shuajtur nga ata farë Zotësh që iu besonin e që padyshim se sikur tek popujt tjerë edhe tek këta, këta far zotësh ishin vetë shejtani dhe pala e tij që iu mësuan njerëzve magjinë dhe që plotësuan planin e tyre që të mos besohet në ekzistencën e shejetinve, sepse kjo – edhe pse për në fillim ishte një e vogël – ishte për shejeetinët një fitore. Ka plot shënime rreth babilit ( babilonit ) ku magjia dhe “ artistika e magjisë “ ka qenë një ndër disa besime të etabluara dhe këtë duke e parë atë si diq pozitive. Magjija tek ata ishte artistikë dhe populli e pëlqente këtë artistikë dhe ata që kishin abilitetin e të bërit magji i donin dhe i respektonin dhe jo si rrallë edhe i adhuronin. Magjija nuk shihej si diq e keqe por si diq e mirë. Pra Melekët që iu erdhën me të vërtetë ishin sprovë por një pozitive dhe për të mirën e tzyre që të shihnin se ajo çfar bëjnë ata është diq SHUM e keqe. Besimi se ekziston shejtan dhe vepra të ndyta e gjëjmë tek çdo popull si të zhdukur. Një gjë tjetër, poashtu nga sischin dhe tjerë e trajtuar , është ngjarjet në kohën e Sulejmanit , alejhis-saleetu we sel-lem. Edhe këtu i përshkruhet sulejmanit që ai vetë të jet marrë me “ magji “ e cila, sipas sischin etj. NUK ishte magji por DITURI prej jashttokësorve. ( edhe pse e vërteta është shum më e Jokomplikuar : ALLAHU ) Edhe këtu shohim se si taktika e shejtanit tek disa funkcionon, sepse edhe një her i shtye njerzit të mos besojnë atë të shpallurën e cila EDHE HISTORIKISHT! Mund të verifikohet NËSE i marrim sendet ashtu siq jan e NUK i interpretojmë sipas dëshire, por duke i inspiruar ata të besojnë se njerëzit më parë jan “ vizituar “ prej jashttokësorve. Kur të besojë diksuh se shejtani NUK ekziston atëher do të besojë se edhe Allahu nuk ekziston dhe kështu i hapet mendja për doktrinën shejtanike. وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَىٰ مُلْكِ سُلَيْمَانَ E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. el bekarah 102 Edhe kjo është shum interesant ta lexojmë sepse edhe në kohën e Sulejmanit alejhis-saleetu we sel-lem ka TË NJËJTAT anomali siqë i kemi tek popujt tjerë. Duke ditur të vërtetën kan filluar të ndjekin mësimet e disa krijesave për të cilat njerëz si sischin thonë se edhe kjo është evidencë për “ krijesa jashttoksore “ që u kan prurë njerëzve dituri. Dhe të njëjtit thonë se Profeti Sulejman, alejhis-saleetu we sel-lem, “ ka përdorë “ atë dije gjat sundimit të tijë. Kjo lëre që nga historia e vërtetë është e dementuar se të ket patur Sulejmani punë me jashttokësor e me “ magji “ e trigje por edhe vetë kurani, dhe këtu them ALL-LLAHU EKBER! - Sepse e dementon këtë në një mënyrë shum të qart drejtuar ÇDO akuzimi kundër Sulejmanit, alejhis-saleetu we sel-lem, dhe këtë në mënyrë të pakohë!: وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَٰكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. 102 Taktikat e shejtanit mund lehtë të i zbulojmë si taktika nëse merremi me historinë e popujve të kaluar dhe nëse kemi bindje se shejtani vërtetë ekziston dhe se ai e përdorë lirin që njeriu e ka: vullnetin e lirë, dhe e kombinon këtë me pëshpëritjet e tija. Nëse takohen vullneti i lirë me influencën e shejtanit, na bëhet e qartë se çdo shirk i bërë në të kaluarën është jo vetëmse faji i njeriut por edhe ai i shejtanit. Nuk mund të themi se për këtë shkak njeriu është në tërësi i pafajshëm sepse vullneti i lirë nuk mjafton për të ndjekur trigjet e shejtanit, por këtu vjen edhe epshi i njeriut në lojë. Nëse njeriu ndoqi gjurmët e shejtanit atëher e bëri këtë sepse NUK morri mësim nga ana e Allahut, por me dëshirë ( apo me epsh ) morri mësim nga shejetinët. Këtë na e bën Allahu Teaala shum bukur të qartë : وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ الَّذِي آتَيْنَاهُ آيَاتِنَا فَانسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ الشَّيْطَانُ فَكَانَ مِنَ الْغَاوِينَ Dhe lexoju atyre tregimin e atij që patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburëve. El Ea’raaf 175 Në të njëjtën sure I Mëshirshmi na mëson se përse ky person që la anësh mësimet e Allahut ( siq bënë të gjith popujt që mandej edhe u zhdukën ) për të shkuar pas mësimeve ( dituria shejtanike ) të shejtanit dhe thotë: وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَاهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُ أَخْلَدَ إِلَى الْأَرْضِ وَاتَّبَعَ هَوَاهُ E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk iu largua tokës (dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet El Ea’raaf 176 ( fillimi i ajetit ) Pastaj Allahu e urdhëron Muhammedin, sal-liAllahu alejhi we sel-lem, që ai të na mësojë TREGIMET ( ngjarjet e mëparshme ) që ne të Mendohemi mbi ta. فَاقْصُصِ الْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ Ti rrëfe tregimet (Ummetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë El Ea’raaf 176 ( fundi i ajetit ) Nëse ndonjëher dikush nga ju ka pyt veten se përse në shum ajete na tregohen ngjarje ndër popujt e kaluara dhe përse lexojmë shpeshher ajete që do të ju duken sikur të përsëriten, ky është shkaku dhe qëllimi i atyre. Allahu azze we xhel, nuk ka shjpall ASNJË ajet pa ndonjë qëllim më të thellë, por me anë të atyre ajeteve dëshiron të na mësojë se çfar kan bërë ata popuj më parë që merituan të zhduken. Ajetet e Allahut jan shum të qarta dhe VETËMSE këta duhet lexuar me mendje të hapur, me kuptueshmëri dhe duhet të pysim për ajetet e lexuara se përse ky apo ai ajet na tregon këtë e atë. Përse na thotë Allahu: “ udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si filloj krijjimi “ ( el ankebut 20 ) ose: “ Udhëtoni nëpër botë dhe shihni si qe përfundimi i përgënjeshtarve “ ( El En’aam 11 ) . AI i Mëshirshmi na fton që ne të ecim nëpër botë ( të bëjmë arkeologji ) e të Mësojmë dy gjëra: 1- Si filloj Krijjimi dhe 2- PËRSE të gjith ata popuj u zhdukën. Thjesht thënë, sepse ata NUK ecën pas mësimeve të Allahut teaala por shkuan pas gjurmëve dhe mësimeve të Djajve të cilët i mashtruan ata duke iu paraqitur si Zotën dhe nga kjo lindën shirkiate pas shirkiatesh. Pra se u Zhdukën për atë ishin vetë fajtorë. Rikëthimi i “ zotëve “ ( Sischin, Van deniken, Childress etj.) qëllimet e shejtanit – Adhurimi i tij , refuzimi i të vërtetës ___________________________________________________ أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَا بَنِي آدَمَ أَن لَّا تَعْبُدُوا الشَّيْطَانَ ۖ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ وَأَنِ اعْبُدُونِي ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُّسْتَقِيمٌ وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنكُمْ جِبِلًّا كَثِيرًا ۖ أَفَلَمْ تَكُونُوا تَعْقِلُونَ O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend? Jeesiiin 60-62 Pretendimi që u është dhënë atyre popujve ka pat një qëllim shum të thellë. Me këtë pretendim dhe GJURMËT që ka bërë shejtani, ka lënë mundësin hapur që një dite kur shumicën e njerëzve do të i largojë nga rruga e drejtë që ata të besojnë se krijesa nga yejt njerëzimin e kan kriju, krijesa jashttokësore pra, që pasi ata të jenë mjaft të bindur AI dhe pala e tijë të rikëthehen në formë që njerëzit e bindur do ta përshkruajn si ALIENS. Plani i tij ka qenë i bërë për një kohë shum të gjat dhe duke lënë sa më shum gjurmë dhe kështu njerëzit e ardhshëm edhe të binden. Sot mu edhe kjo ndodh. Numri i njerëzve që pretendojnë të ken parë UFO shtohet ( xhinët marrin çfar forme të duan ) besimet fetare zhduken ndërsa besimet se ata far jashttokësorësh jan krijuesit e njerëzve shtohen. Annunaki ishin në pamje Gigantë, Dexheli përshkruhet të jetë gigantë, Grey Aliens përshkruhen si kreature me ngjyrë të timit, XHINËT jan sikur timi. Të gjith ata njerëz që vendosën këtë teori ndër disa tjera, jan të bindur se ATA DO TË KËTHEHEN, dhe bëjnë davet ndër njerëzit duke u parashtruar “ fakte “ abzurde dhe “ evbidenca “ të eksgesuara sipas mendimeve të tyre me qëllim që sa më shum njerëz të binden në këtë. Ndër planet e pales dexhelite/shejtanike ka edhe ishmusliman që pasiqë kan lexuar këta “ fakte “ dhe “ evidenca “ të cilat nga ana shkencore edhe përkrahen, jan bindur dhe jan bërë thirrës në këtë rrugë. Pra shejtani dhe pala e tij SOT në kohrat tona veq që marrin atë formë që ua kan mbjellë me shekuj njerëzve labil në kokë, formën që edhe filmat e hollywudid e propagojnë, filma si : “ firts contact”, filma si “ Encounter with the third kind - Takim me qenien e tretë “ , filma si “ district nine “, filma si “ Stargate” etj. Por edhe me Dokumetarë si “ Ancient Aliens” , “ chariots of the Gods” “ Ancient Astronauts “ etj. Shirkiatet për të cilat të gjith ata popuj u zhdukën, dhe për të cilit Allahu na lajmëron në kuran, jan shëndrru sot në teoria të ndryshme që shumica e njerëzve iu besojnë më shum se sa tologjisë se njeriu vërtetë është i krijuar nga Allahu. Rreth profetëve thonë se Profetët në njërën anë kan qenë të inspiruar nga ata krijesa jashttokësore për me ndërtu Fe, e në anën tjetër popujt mushrik i marrin në mbrojtje duke thënë se ata kan keqinterpretuar ata krijesa dhe vetë i kan marrë për adhurim, ndërsa realiteti dhe e vërteta është tjetër. Në fund kuptohet se përse fitorja më e madhe e shejtanit është që ai ta shuaj besimin në ekzistencën e tij dhe të zotit, sepse ai ka përdorë dhe do të përdorë të gjitha abilitetet e tija si XHIN dhe shejtan, që të mbjelli çdoher shirkun ndër njerëzit që ata duke MOS e ditur të adhurojnë atë, dhe duke MOS e hetuar fare, të shpërndajnë ideologjinë e tij. Shum nga njerëzit kur përshkruajn parjen e UFOve përshkruajn se si këta “ ufo “ gjat qëndrimit të tyre në qiell ndryshojnë pamjen, ngjyrën dhe formën e tyre në mënyra që asnjë technologji NUK mund të realizojë. Disa shkenctar realistë kan filluar të mendohen se çfar technologjie do të duhej me bërë manevra sikur ata të pamurat dhe kan dalë në konklusion se për të pat një technologji të atillë do të duhej me pat një burim energjije që as edhe atëher nuk mund të arrihet sikur me mbledhur njëqindë BILLIOIN! Herë energjinë e prodhuar nga dielli për një milion vite!!! Pra shkurt, ata shkenctarë thonë se një tekenologji e atillë ASNJËHER nuk është e mundur sepse thjesht e qart NUK ekziston ajo energji askënd në univers dhe edhe sikur që të ekzistonte nuk do të mundej të mblidhej në asnjë farë mënyre sepse ëashtë aq zhdukëse që univerzi asqë do të kishte ekzistuar fare. Në anën tjetër manevrat e fluturimit të UFOve do të ishin për ÇDO krijesë Biologjike shkatërruese dhe do të duhej që edhe materiali i përdorur për ksi mjetesh fluturimi të ishte i atillë që NUK nxehet e as NUK ftohet gjat fluturimit. Hekuri në raste të ftohta hiqet në vete (kompremohet) , ndërsa në nxehtësi expandohet. Ky fakt është për avionautikën problemi më i madh për aeroplanët, sepse ata duke ecur me shpejtësi si p.sh MACH lëkura e jashtme e aeroplanit me kalim të kohës lëshon dhe duhet ndërruar. Pilotët toksor më shum se MACH 6 nuk mund të mbijetojnë dhe të njëjtit shkenctar thonë se nëse një krijesë është biologjike ( materi biologjike: mish, lëkur kocka etj... ) dhe të fluturonte siq fluturojnë dhe manevrojnë këta UFO, ajo në qast do të vdiste sepse trupi i asaj krijese do të DËRRMOHEJ!. Pra shikimet që bëjnë njerëz të thjesht, doktorë, avokatë, policer, ushtar etj...etj... , thonë shkenctarët, duken sikur të jenë gjëra supernaturale e JO teknologjike. Megjithatë, Numri i “ besimtarve “ mbi “ vëllezërit “ nga yejt – si i emërtojnë, sepse kështu këta far ekstraterrestrialësh edhe ua kan mësu- shtohet dhe infekton edhe teologët më të vendosur ( hardliners). Një gjë është shum interesant: Numri i shikimeve dhe takimeve me këta far Aliens më i madh është në vende Joislame dhe shikimet apo pamjet më së shumti ( për të mos thënë tërësisht ) nga njerëz Jofetar, nga njerëz ateistë, dhe në vise që jan tipikale për xhinët: “ ujëra, male, mbeturina, shkretira, vende të papastërta, vendvorrime “ etj...., vise pra ku aktivitetet xhinnije jan shum të mundshme. Disa Tregime me takimet e disa njerëzve me këto far “ ekstraterrestrialësh ( jashttokësorë): Familija Hill ( shba ) : 1961 New England Amerikë: “ Barny Hill dhe Betty hill ishin në këthim për në shtëpi dhe gjendeshin në Rout 3 në white Mountains ( male: tipikale për xhinn ) papritmas ( pra për një sekond! ) u doli/ si e emërtuan ata në atë kohë – një “ yllë “ në qiell i cili afrohej .. Barnie Hill e ndali Automobilin dhe pa një objekt me drita që ndërroheshin prej në të kuqe në të kaltër e prej në të kaltër në të gjelbërt etj. Nga paniku Barnie hipi në Automobil dhe me shpejtësi të madhe vazhdoj udhëtimin. Kur arritën në shtëpin e tyre në New Hempsher realizuan se u është dasht më shum kohë për me arritur në shtëpi se sa do të ju ishte dashtur dhe se iu mungonin katër orë për të cilat nuk kishin kujtesë të i ken përjetuar. Pas disa ditësh Betty filloj të ketë ëndërra të këqija ku ajo ishte subjekt i testifikimeve të këtyre far “ jashttoksorëve “ kështu edhe barnie. Ata kontaktuan një Psikolog i cili pastaj zbuloj se këto të dy kan qenë të zaptuar prej “ jashttokësorve “. OK! Nëse të mendojnim se jashttokësor do të vinin PËRSE vetëm në MALE, një, e dyta, përse ZAPTOJNË njerëz e nuk kontaktojnë me ta në mënyrë miqsore?! Sepse thjesht e qart ata kan një agjendë, një plan dhe këtë plan e dimi qysh nga e kaluara. Në këtë aksident ata për herë të parë kan zaptua njeri. Por në aksidente tjera – materialet mund të i gjeni në libraritë me temë UFO Abductions – shfaqin qëllimet e tyre të vërteta. Në shum raste ata thonë se ISA alejhis-saleetu we sel-lem ishte prej tyre ( Isa alejhis-saleetu we sel-lem do ta luftojë palën shejtanike = Dexhelin ) dhe se mësimet që ka komunikuar ai ishin të inspiruara prej tyre. Në Ngjarje tjera ata mandej kan kërku prej të zaptuarve që ata të refuzojnë se ka Zot dhe se të gjith njerëzit e ardhur si profetë ishin të inspiruar nga ata. Ka shum ngjarje tjera ku çdoher ata tregojnë qëllim tjetër dhe asnjëher nuk mbajn fjalë. Disa Sheknctar serios – të cilët jan edhe psikologë – kan Zbuluar se këta jashttokësor si duket dëshirojnë që njerëzit të besojnë ata. Dëshirojnë që njeriu “ ME VULLNETIN E VET “ të i pranojë ata si miq, dhe se e gjith e keqja që ndodhet në tokë është VETËMSE nga faji i njeriut. Në një rast ku kan zaptuar një person shum spiritual( por me fe të gabuar ) , i kan thënë se ata jan shkaktuesit e jetës së njeriut por njeriu ka defekt genetik dhe është bërë krijesë e vrazhdë dhe vrazhdësin e vet e mbulon mbas një qenie që nuk ekziston e që njeriu i thotë satan. Ata duket sikur dëshirojnë të i komunikojnë njeriut se NUK ka shejtan dhe mundohen që njeriu këtë VULLNETARISHT ta pranojë dhe edhe besimet fetare që ka të i lëjë anësh sepse ishin mësimet e tyre e JO të ndonjë Zoti. Shumher të zaptuarve u kan thënë se vinë prej yejve të Orion, disa tjerve iu kan thënë se vinë nga sirius ( një ndër “zotët” fallco e misrës së lasht ishte nga sirius : osiris ) e disa tjerve u kan thënë se vinë prej një dimensioni tjetër. XHINËT jetojnë faktikisht në një dimension tjetër i cili është paralel me botën tonë. Ibn tejmijjeh ka shkruar në librin e tij se xhinnët jetojnë në të njëjtën botë si ne POR në një DIMENZION paralel me të tonin. Është pra interesant që ata hap pas hapi, dhe duke bindur sa më shum njerëz, tregojnë se prej kah vinë në të vërtetë. Disa të zapruarve bash edhe u kan thënë se ata jan “ prej nga fillimi në këtë planetë dhe vëzhgojnë njerëzit.... “Ne ju shohim juve e ju neve sun po na shihni sepse qëndërojmë të fshehur deri sa ju të jeni gati për të vërtetën...” XHINNËT jan të krijuar PARA njeriut dhe jan ata që mund të na shohin e ne ata JO, dhe: “... derisa njerëzit të jenë të gatshëm për të vërtetën”? Derisa të jen bindur se NUK ka as shejtan, as Zot, as melek, e asgjë, por është kreejt e bërë nga këto far “ jashttoksorësh” apo më mirë thënë XHINNËSH. Dukshëm pra është se shejtani gjithmon me palën e tijë të mallkuar ka punuar me plan e me taktikë. Filluar prej kohës më të lasht ku jan paraqitur si “ Zotën nga yejt “ ( sepse njerëzit e athershëm kan qenë më spiritual dhe kërkimi i tyre ka qenë shum lidhur me Zotin ) e deri sot ku paraqiten si “ jashttokësor “ ( sepse njerëzit sot jan më shum në kërkim të gjallesave në kosmos, në kërkim të planetave dhe shpresojnë por edhe besojnë se njëher do të gjëjnë gjallesa jashttokësorë ). Në atë Kohë duke u munduar ta zhdukin të vërtetën dhe të iu komunikojnë njerëzve se NUK ka shejtan dhe se ata jan krijuesit e tyre dhe zotët e tyre, e sot duke bërë të njëjtën POR duke thënë se nuk ka shejtan e as melek por as edhe Zot por e gjitha ishte inspirimi i tyre që ta “ udhëzojnë “ njeriun dhe ta mbajnë atë , për shkak të “ defekteve “ genetike që u bën kur ATA e krijuan njeriun e parë, në kontrollë të mos zhdukë veten, dhe se ata kan qenë gjithmon këtu si obzervues të zhvillimit njerzor! Taktikat e shejtanit pra tani dalin në shesh se çfar jan. Duke kërkuar këto anomali në historin e lashtë, sepse edhe ishte ftesë e Allahut : “.... ecni nëpër tokë dhe shihni si filloj krijjimi....” dhe “ ...ecni nëpër tokë dhe shihni si përfunduan përgënjeshtarët...” , siqë përmenda në fillim ia bëra pytjen e përmendur vetes dhe kjo më shtyri në mu këtë analizim. Vërtetë NUK kam mundësi të eci botën por sot edhe nuk ka nevojë, sepse e vërteta e Allahut del gjithsesi në dritë në njërën anë, e në tjetrën të gjitha zbulimmet arkeolohjike jan të shkruara në libra dhe vetëm duhet të ulet njeriu e të lexojë. Shejtani dukshëm ka taktikë dhe kjo është në një mënyrë të planifikuar për shum shum kohë të gjat sepse ai ka afat deri në ditën e kijametit. Kështu pra dola në konkluzionin që taktikat e tija jan tre: Taktika luftarake e parë e shejtanit: Humbja e Besimit Prej në Momentin kur dikush nuk beson më në ekzistencën e shejtanit, ai nuk beson më edhe në Zot. Kur të mos besojë dikush në Zot, për atë ÇDO vepër bëhet e lejushme dhe nuk ka më as Harame e as Halale, bazuar në ligje fetare, por ka Haram ( të ndaluar ) dhe Halal ( të lejuar ) në baza ligjore, në baza të ligjeve të bëra nga vetë njeriu. Njeriu pra nuk beson më në asgjë mbinaturale, mbi njerzore, nuk beson më në Engjuj, as në ekzistencën e djallit, as në Zot, as në jetë pas vdekje, thjesht në asgjë. Botën do të fillojë ta shohë si diq të thjesht, si diq që është rezultat i mbledhjeve të shum rastësive që shkaktuan këtë ekzistencë. Njeriu do të mendojë se aj prej më tash e sheh botën “ racional” dhe mendon se shikimi i tij dhe mendimet e tija, apo idjeat e tija jan racionale, por në realitet vendimi i tij për këtë drejtim dhe qëndërimi i tij me këtë mendim është Totalisht joracional, sepse prej mëtash ky i ngjason një shikuesi të një pikture që e sheh atë nga lart dhe mendon se din çfar ngjyrash jan përdor, se në çfar stofi apo kartoni piktura është vizatua, dhe se si u vizatua e që piktura e komlikuar është rrezulltat i mbledhjeve të shum rastësive shkaktuese që e sollën këtë pikturë në ekzistencë. Ky mendim kështu është në tërësi joracional dhe në fakt edhe fantazëm sepse në thellësi të vetes së tijë e din se nuk është e mundur që diqka kaq e komplikuar të ekzistojë nga rasti. Shejtani pra këtu etapin e parë të taktikës së tij e plotësoj dhe arriti fitoren e parë. Tani ai do të fillojë njeriun da fusi në dyshim se Rasti nuk mund të lindi një ekzistencë kaq komplikuese dhe patjetër që duhet të ketë një ignicion shkaktues. Këtu tani ai nuk do të e tërhekë njeriun të kërkojë Zotin! Por do të i fusi mendime se mos ndoshta DIKUSH TJETËR ishte shkaku, e kjo është taktika e dytë. Taktika e dytë e shejtanit: Kërkimi i shkakut të ekzistencës Shejtani tani e tërhek njeriun në kërkim të shkakut pse ai ekziston por duke e zhytur atë që të marr një drejtim ku shejtani dëshiron ta shoh. Njeriu fillon të kërkojë shkaqe dhe kjo, duke mos besuar njeriu në Zotin, e shtye atë që ai të fillojë të mendojë se diqka tjetër shkaktoj ekzistencën e tij, se dikush tjetër pati duart në krijimin e njeriut e JO Zoti. Njeriu është tashmë aq i manipuluar saqë nuk e fillon këtë kërkim prej në pytjen më të thjesht se kush e krijoj univerzin, por ai do të mundohet të kërkojë krijuesin e njeriut, krijuesi që NUK është zot por Krijesë sikur njeriu vetë. Sa i përket Univerzit vetë, shejtani i pëshpërit njeriut në vazhdim që njeriu të kombinojë “ Rastësinë “ – se bota dhe natyra rrethakuese ekziston si rrezulltat i mbledhjes së rastësive, me “ Projektuesin Inteligjent “ ( theoria e Inteligent Design e cila është besimi se DIKUSH e krijoj njeriun duke përzirë genat e veta me ato të një kafshe paranjerzore ). Tash, pasiqë shejtani e përgatiti mendjen e njeriut për të pranuar një mundshmëri tjetër se si u krijua ai, fillon Taktika e tretë e shejtanit, e cila është shndërrimi i Besimit. Taktika e tretë e shejtanit: Shndërrimi i besimit me një tjetër Para se të spjegohet kjo taktikë që tek shum njerëz më në fund edhe ka funkcionuar, le ta lexojmë herën e parë ku shejtani u mundua ta provojë këtë taktikë. مَا نَهَاكُمَا رَبُّكُمَا عَنْ هَٰذِهِ الشَّجَرَةِ إِلَّا أَن تَكُونَا مَلَكَيْنِ أَوْ تَكُونَا مِنَ الْخَالِدِينَ Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë pos që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve. ( El Ea’raaf 20 ) Këtu shejtani Provoj që të ua ndryshojë besimin ademit, alejhis-saleetu we sel-lem, dhe Havës, alejhes-saleetu we sel-lem, dhe edhe pati suksess por Allahu ua fali këtë dhe kështu shejtani humbi këtë: فَتَلَقَّىٰ آدَمُ مِن رَّبِّهِ كَلِمَاتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ E Ademi prej Zotit të vet pranoj disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), s’ka dyshim se Ai është Mëshiruesi, Pendimpranuesi El Bekarah 37 Kjo taktikë sot është bërë me stil modern. Njeriu tani pasiqë kërkoj shkakun e ekzistencës së tijë, do të bindet duke studijuar të kaluarën dhe Mitologjitë e kaluara ku njerëzit kan adhuruar gjithqka, edhe pse kan ditur se AI që duhet të Adhurohet ka qenë Krijuesi, por ata këtë besim e kan lënë anësh dhe kan shkuar pas GJURMEVE TË SHEJTANIT, me këtë pra, pas mësimeve të tija. Tani kjo taktikë bazohet në të njëjtat shirkiate që kan ekzistuar dikur POR duke i mbështjellur ata në mantel modern dhe në mendimet e kohës. Njerzit, siqë lexuam deri tash, më parë kan Adhurua sende, figura, skulptura dhe gjëra të ndryshme. Kan Adhurua krijesa që iu kan thënë atyre se vinë nga yejt dhe se ata ishin Krijuesit që i krijuan njerëzit. Kështu ata u bënë subjekt i Adhurimit tek njerëzit të cilët e dinin të vërtetën se kush i krijoj, por për shkak që shejtani me të njëjtat taktika i nxjerri nnga e vërteta, ata u bindën në atë se krijuesi ishte tjetërkush e JO ai Zot të cilin ata e dinin si Krijues të tyre. Krijesat që u Adhuruan në vend të Zotit të vërtetë ishin vetë SHEJTANI dhe ushtria e tij!. Tani e shohim qëllimin përse ai deshti që njeriu të MOS besojë se shejtani ekziston, sepse duke ia humbur njeriut besën ia lan trurin e tij dhe e bën mendjehapur për Doktrinën e tij. Xhinët siqë dimë jan të ndarë në dy grupe: në besimtarë dhe kefira. Shejtani vetë është me prejardhje xhinnije dhe kështu ai ka patur mjaft mundësi për ndryshimin e pamjes së tij. Xhinët vetë Mund të marrin shum forma dhe pamje të ndryshme dhe kjo është fakt. E tani shejtani ( xhinn ) pasiqë njerëzit i tërhoqi në këtë besim, ata ekzistencën e shejtanit do ta vëjnë në pytje dhe do të fillojnë të besojnë se feja i ka larguar nga e vërteta që është se njeriu është krijjim genetik. Shejtani këtë edhe e ka premtuar kur ka thënë: قَالَ فَبِمَا أَغْوَيْتَنِي لَأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَاطَكَ الْمُسْتَقِيمَ ثُمَّ لَآتِيَنَّهُم مِّن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَانِهِمْ وَعَن شَمَائِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ (Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë ( El Ea’raaf 16 ) Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, ga edjathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!” ( El Ea’raaf 17 ) Nga këto dy ajete mundemi shum të mësojmë e jo pak. Kur ia bëjmë pytjen vetes se SI shejtani do të i largojë njerëzit nga rruga e drejtë, duhet të rikëthehemi në mundësitë e shejtanit. Nëse njeriu e humb tërë besimin e tij, dhe religjionet i sheh si fantazëm dhe si indoktrinim për të kontrolluar masat, ai edhe shejtanin më nuk e njeh dhe nuk beson se ka ekzistuar. Nëse tani njeriu më e ka harruar këtë fakt, ai bëhet viktim i lehtë i tij dhe mendja e tij është e hapur. Kështu shejtani do të luaj tani me dëshirën e njeriut e cila është pasioni që të kërkojë një të vërtetë që ai ia mbjelli në zemër. Shejtani në çfar forme do qoft të i paraqitet njeriut, ai nuk do të mendojë se ai që njeriu sheh është shejtan por do të mendojë se është ndonjë krijes jashttokësore. Çdo abilitet që ka patur, që ka, dhe që do të ketë deri në ditën e gjykimit, ai i Mallkuari, edhe do të e shfrytzojë dhe le të mos mendojë dikush se mjafton me me thënë se “ e kemi zemrën e bardh “ , sepse kjo thënie bash është në interes të tijë dhe bash ndihmon planet e tija ashtuqë suksesi literalisht i bije në dorë. فَدَلَّاهُمَا بِغُرُورٍ “Dhe kështu me mashtrime i poshtroj.....” Përfundimisht lus Allahun teaala të na ruaj nga Kufriatet dhe shirkiatet Moderne, si dhe nga Mashtrimet e reja që jan vërtetë shum të rënda për njerëzit me Besim labil, dhe InsheeAll-llah ky tekst të jetë informativ që edhe të ndihmojë të vërehet mashtrimi i shejtanit, Mallkimi i Allahut qoftë mbi të, dhe të ndihmojë me lejen e All-llahut Teaala që rënia viktim i atyre mashtrimeve moderne të Intervenohet. Mbështetemi në Allahun dhe tek Ai kërkojmë strehim, AMIN. wes seleemu alejkum we rahmetull-llahi we berakeetuhu.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 22:46:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015