FSHF i ofron rinovimin De Biazit. Gati paketa 700 mijë euro! - - TopicsExpress



          

FSHF i ofron rinovimin De Biazit. Gati paketa 700 mijë euro! - De Biazi është basti i fituar i Armando Dukës. Dhe duket se presidenti FSHF-së nuk dëshiron të humbasë trajnerin më të sukseshëm të viteve të fundit nën drejtimin e kuqezinjte. Sot është zbuluar edhe oferta zyrtare e Federatës për rinovimin e kontratës së Xhani De Biazit. Federata e Futbollit ofron 700 mijë euro për një edicion tjetër në krye të kombëtares të Xhani de Biazit dhe stafit të tij. Është kjo oferta zyrtare e cila i ka shkuar në dorë italianit dhe stafit të tij për rinovimin, plus dhe shpenzimet për një edicion tjetër në krye të Shqipërisë. Janë burime në institucionin e futbollit ato që kanë konfirmuar për “Sport Ekspres” një fakt të tillë. Ndonëse shifrat gjithmonë janë të rezervuara, duket se Federata ka bërë maksimumin për të kënaqur trajnerin që sot është më i vlerësuari në Shqipëri. Gjithsesi ajo që nuk është thënë deri më sot është fakti se kjo ofertë është në dorën e italianit dhe po studiohet nga De Biazi prej ditësh, ku më pas ai do të vendosë. Në thelb, duke hedhur poshtë çdo fjalë që qarkullon deri më sot, se gjoja Federata nuk i ka ofruar bashkëpunim italianit, institucioni i futbollit ka ndërtuar prej javësh një ofertë, ku veç rrogës së trajnerit dhe stafit të tij përfshihen edhe udhëtime, vëzhgime dhe gjithçka që i duhet italianit dhe stafit. Oferta e Shqipërisë është 700 mijë euro dhe kjo është zyrtare, duke filluar nga janari i 2014-ës deri në dhjetor të 2015-ës. Por sigurisht që kontrata e re do të ketë disa kushte ‘ekstra’. Ashtu siç e përmendëm më lart, 700 mijë eurot nuk janë vetëm rroga e De Biazit. Në të përfshihet edhe rroga e stafit, premiot dhe shpenzimet në dy vite për stafin e ekipit kombëtar dhe shpenzimet e trajnerit, duke përfshirë çdo gjë të mundshme te kuqezinjtë. Kaq është mundësia e Federatës, por ajo që duhet thënë është fakti se ndryshe nga çfarë flitet, trajneri ka prej ditësh në dorë një ofertë konkrete për të drejtuar edhe për dy vite të tjera Shqipërinë. Kontrata e re që i është ofruar Xhani De Biazit, ka kushte favorizuese për italianin. Objektiva, trajneri nuk ka. Qëllimi i FSHF-së është që të vazhdojë bashkëpunimin me italianin edhe sikur ai të renditet i pari apo i fundit i grupit. Pra, nuk do të ketë asnjë objektiv që mund të pengojë punë e Xhanit për dy vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se italiani do të ketë luksin të punojë pa e kthyer kokën pas dhe të bëjë më të mirën e mundshme pa pasur komplekse për renditjen e grupit apo performancën në ndeshjet eliminatore. Si edhe këtë edicion, De Biazi do të ketë dorë të lirë në ekip dhe në përzgjedhjen e lojtarëve. FSHF si gjithmonë do të mbështesë ekipin në çdo hap të tijin. Oferta 700 mijë euroshe nga ana e drejtuesve të FSHF-së mund të konkretizohet nëse trajneri vendos që të pranojë bashkëpunimin. Institucioni i futbollit e pranon të firmosë që sot kontratën që mund të zgjasë bashkëpunimin e Xhani De Biazit edhe për dy vite të tjera.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 12:07:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015