FSK e KFOR menjanojnë një mjet të pashpërthyer në - TopicsExpress



          

FSK e KFOR menjanojnë një mjet të pashpërthyer në Prekaz Prekaz, 9 korrik Mbrëmë rreth orës 19.30 minuta në polici është raportuar për gjetjen e një mjeti të pashperthyer në fshatin Prekaz i Epërm komuna e Skenderajt. Ankuesi mashkull ka njoftuar se në pyllin e fshatit ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit pa incidente. Nuk njoftohen detaje rreth llojit apo madhësisë së këtij mjeti. mitrovicatoppress
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 10:11:03 +0000

Trending Topics




© 2015