Fakte të pabesueshme që nuk i dini për Tokën Dy ditë më - TopicsExpress



          

Fakte të pabesueshme që nuk i dini për Tokën Dy ditë më parë u shënua Dita e Tokës, me qëllim kthimin e vështrimit drejt rëndësisë së ruajtjes të ambientit dhe të vetë planetit. Lista do ju njohi me 50 fakte të pabesueshme mbi gjithësinë, atmosferën, detin e tokën. Gjithësia *150 miliardë ka qenë çmimi i ndërtimit të stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori; *6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka; *10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi; *2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur; *ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i Madh kinez; *Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo quhet dita yjore; *38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjikut më 1957; *Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës; *NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë; * Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë; Atmosfera *100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës; *Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas veti, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit; *19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut; *Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012-ën vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet; *4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni; *Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe; *Dinosaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm se atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen; Deti *Në Tokë 97 për qind e ujit është i ndejtur dhe vetëm 3 për qind i freskët; *Në Antarktik ka më shumë akull se ujë; *1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardë të një grami të arit; *90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhen nga plastika; *Çdo vit përshkruajmë 2.000 krijesa të reja detare; *Oqeani paraqet 99 për qind të hapësirës për jetë në Tokë; *Çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 persona. Çdo vit vriten 100 milionë peshkaqenë për shkak të fletëve të tij; *Gati një milion lloje gjallesash jetojnë në oqeane nga të cilat dy të tretat duhet t’i përshkruajmë; *90 për qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane; *Sikur gjithë ujin e botës ta mblidhnim në një top ai do të kishte diametrin 860 kilometra, sa Hëna e akullt Tetus e Saturnit; *Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marianit; Nën Tokë *Toka është i vetmi planet në sistemin diellor që ka pllaka tektonike. Pa to, karboni nuk do të mund të konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do të mund të mbingarkohej; *Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i rrallë, është 200 herë më zakonshëm në shtresën e Tokës se ari; *99 për qind e arit ndodhet në zemër të Tokës, që do të mjaftonte që rreth Tokës të bëhej një mbështjellës me trashësi 46 centimetër; *5500 celcius është nxehtësia e zemrës së Tokës, që është sa temperatura e Diellit; *Në zemër të Tokës ndodhet sfera e fortë e hekurt, me diametër 2.400 kilometra. Edhe pse për shkak të nxehtësisë është e bardhë, presioni është aq i lartë sa nuk mund të shkrihet; *55 ton është pesha më e madhe e kristalit në Tokë që është gjetur në një minierë të Meksikës; *Nën lumin Amazonë ndodhet lumi Rio Hamza i cili në disa pjesë është i gjerë deri në 400 kilometra. Ai ecën me shpejtësi një milimetër në orë nëpër shkëmbinj; *2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën janë gjetur baktere. Ato jetojnë duke e shndërruar radioaktivitetin nga uraniumi në ujë e energji; Toka *40 milionë tonë është sasia e pluhurit që bart era nga Sahara deri në Amazonë; *Në Turkmestan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bëhet fjalë për një vrimë të mbushur me gaz që ndizet pandërprerë prej 40 vjetësh; *3.5 miliardë vjet është mosha e fosileve të gjetura në Australi. Ato janë shumë më të vjetra se momenti kur atmosfera e Tokës kishte oksigjen; *57.8 gradë celsius është temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur më 1922 në Libi; *-90.2 gradë celsius është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antartik; *Kanë kaluar gati 2 milionë vjet që kur se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik; *Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra; *75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme; *Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve; Njeriu *Çdo ditë lindin 200.000 veta; *Deri tani në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz; *Deri në vitin 2050-të në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz; *2 njerëz vdesin në çdo sekondë;
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 21:53:44 +0000

Trending Topics



">
The largest study ever conducted on marijuana’s relevance to
How do you turn $50 into $60 effortlessly? The answer is MAPS! I
Janie Price In Regards to Ray Price! UPDATE! DEAR FRIENDS,
Compilation of Today in Aerospace History: 6 June 2003 - First

Recently Viewed Topics




© 2015