Faleminderime Shoqates Atdhetare Dibra, kryesise, kryetaret, te - TopicsExpress



          

Faleminderime Shoqates Atdhetare Dibra, kryesise, kryetaret, te vjetrit dhe te rinjt, orkestres-grupit Fisniket, Vellezerit Maqellara, nje familje e tere artistesh qe rishtazi kane dhene dhe japin vlera te muzikes shqiptare, komunitetit tone per vite me rradhe si ketu dhe atje, vendlindje dhe jasht saj. Haxhi, Agron dhe I riu I talentuar Bledar Maqellara, Soprano Deshira Ahmeti Kerliu, soliste e pare dhe e vetme shqiptare ne Operen e Shkupit e cila solli veprat me te njohura shqiptare te kompozitoreve Shkodran si Avni Mula, Simon Gjoni, Feim Ibrahimi. Nje tjeter figure e shquar e artit Shqiptar ne trojet Shqiptare te Maqedonise, Shqiperis, Kosoves dhe SHBA (vitet 80-90) vokalist, kitarist, interpretues i shkelqyer Arian Kerliu dhe dhe I fundit por jo me pak I rendesishem, nje I ri qe coi talentin e tij pertjej vendit, dhe la te kuptoj shoqerine shqiptare se Dibra vazhdon te nxjere zera briliante, te krijon ura bashkpunimi me gjithe artistet e tjere shqiptar, i pranishem ne edicionin e pare dhe nga finalistet The Voice of Albania Lundrim Pacuku. Beqir Sina gazetarit te komunitetit, patriotit dhe shkruesit per gjithe keto vite prane gazetes Iliria New York dhe Bota sot, media dhe koleg faleminderit! Para nje viti ne menyre solemne, ne nje ambient tjeter po kaq te bukur, kremtuam jubileun madheshtor te njeqind vjetorit te pavarsise te atdheut tone te dashur. Rishtazi e kemi per nder te kujtojme bemat e rilindasve tone te shquar edhe ne njeqindenjevjetorin e pavarsise se saj. Ata frymezuan masat e gjera popullore, per nje lufte te pa kompromis ndaj te huajve, te cilet nuk donin vetem nenshtrim, si ne kohen e turqve, po me keq se aq: shuarjen e kombit shqiptar, per t’u shtrire vete ne ato troje. Te tille ishin fqinjet tane, por qe ne nje dite feste si kjo ne nuk do donim te permendim. Tashme ato njihen, dihen. “Te mbrosh te drejten eshte disa here teper veshtire, ashtu sikurse eshte lehte per ca shtete tjera, qe mbrojne te shtrembren mbrojne mashtrimin. Per fat te keq kjo ndodh. Ne nuk mund te te ndryshojme zakonet e njerzimit, thekson shkrimtari yne I shquar z. Ismail Kadare. Figura e Ismail Qemalit, ketij plaku te mencur te Vlores do qendroje e ndritur sot e pergjithmone nder breza edhe ne te ardhmen. “VATRA” me qesen plot dhe shpirtin bashke per shpetimin ne krye me Fan Nolin, si dhe nderhyrja e presidentit amerikan Woodrow Willson ne konferencen e paqes ne Paris te Frances me v. 1919 dhe kongresi I Lushnjes I mbajtur nga 21-26 Janar, 1920 do te mbeten te paharuara nder breza. Nderhyrja e ketyre faktoreve qe permendem pengoi aspiratat e vendeve fqinje per mos lejimin e ndarjes se tokave shqiptare dhe ben te mundur qe qytetet me te medha te vendit tone Shkodra, Korca dhe Vlora te shijojne lirine e shumepritur! Duke e mare ne konsiderate, sot shqiptaret jetojne, punojne dhe jane shperndare ne cdo vend te botes, dhe ne secilin vend prej tyre ata kane dhene contribute, vlera qytetare, te mira ne cdo fushe te jetes. Ne ate te businessit, shkence, histori, culture, art dhe te tjera. Dhe sot, dhe neser kur flamuri kuq e zi do ngrihet lart ne qiell Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Cameri, Ulqin e Preshev dhe cdo hapesire ku vepron dhe jeton fryme shqiptari ne, na ben nder na fal krenari, na ben te cmojme me shume vendin nga kemi ardhur, gjuhen historin dhe kulturen. Por une, mbi te gjitha do ndaloja ketu New York, Amerike. Komuniteti yne zhvillon hapesira te reja komunikimi, rrjete sociale, festivale, media, grupe te te rinjve dhe vetem dy jave me pare nisi udha e dyte e festivalin te filmit shqiptar ne NY me actor dhe producent te njohur dhe te degjuar, si Luiza Dushku, Mike Dusi, Piter Malota, Robert Budina, Luan Bexheti, etj. Pak dite me pare ishte Festivali i 23t vjetor shqiptar, Mbrëmja me këngë, vallet, kostumet dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë, nën kujdesin shembullor të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë. Festivali gjithëshqiptar është dita kur shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim. Inteligjenca jone e kudondodhur sot ne bote, ka ber te mundur qe te reflektoje me mire per Shqiperine dhe shqiptarte ne pergjithsi. Shqiptaret nuk jane te paragjykuar si dikur. Presim te reflektoje me mire edhe parlamenti dhe qeveria shqiptare ne zgjidhjen me mencuri te te gjitha problemeve qe ka vendi. Ne fund te citojme mendimin mbreselenes, te mbeses se Ismail Qemalit “qellim yne thote Nermin Vlora eshte ta nderojme vendin tone, ta lulzojme ate, meqe kur lulzon Shqiperia, lulzojme te gjithe se bashku.” Per ta shenuar dhe kete, nder te tjera mbreme patem dhe nje rast te vecante, dolem pak nga natyra e ketyre festave, dmth pervec muzikes, ndarjes se cmimeve Mirenjohje dhe fjalimit, ne sensibilizuam te pranishmit dhe menduam qe festat e Nentorit dhe Dhjetorit le te jen dhe pikenisje iniciative ndihmese me dicka simbolike per cdo grua te prekur nga semundja e kohes, per kete monster qe vjen kaq papritur dhe pa menduar. Dhe mbreme ne nje ambient festiv si ajo qe ishte dhe per ate qe ne permendem disa dite me pare u be e mundshme. Donacion nga te pranishmit ne salle dhe une ne emrin tim dhe ne emrin e gjithe shoqerise dua tju faleminderoj atyre qe e ben te mundshme kete. Le te sensibilizojme keto raste sepse kjo ndodh shpesh. Me kete ne dhurojme emocion, energji pozitive dhe ndihmojme njerzit ne nevoj. Shqiperia qe ne enderrojme eshte solidariteti ne mes nesh, qe lind nga dashuria e jone e perbashket.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 17:27:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015