Fejesa gjatë periudhës së pritjes Ndalohet fejesa e gruas - TopicsExpress



          

Fejesa gjatë periudhës së pritjes Ndalohet fejesa e gruas gjatë periudhës së pritjes si pasojë e vdekjes së burrit të saj apo divorcit, qoftë ai divorc me të drejtë kthimi apo përfundimtar. Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e divorcit me të drejtë kthimi, ndalohet fejesa e saj, sepse ajo konsiderohet ende nën mbrojtjen e burrit të saj, i cili ka të drejtë ta kthejë në çdo kohë. Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e divorcit përfundimtar, ndalohet fejesa e saj në mënyrë të drejtëpërdrejtë, sepse burri ka sërish të drejta mbi të dhe mund ta kthejë atë me anë të një kurorëzimi të ri. Në qoftë se një burrë tjetër fejohet me të, atëherë shkelen të drejtat e burrit të parë. Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme në lidhje me fejesën e saj në mënyrë të nënkuptuar dhe mendimi më i saktë është lejimi i saj. Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e vdekjes së burit të saj, lejohet fejesa e saj në mënyrë të nënkuptuar, por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Kjo sepse lidhja martesore e saj ka përfunduar me vdekjen e burrit dhe ai nuk ka të drejta mbi të pasi është i vdekur. Ndalohet fejesa e saj në mënyrë të shpallur, sepse nga njëra anë duhet të respektohet hidhërimi i saj dhe mbajtja e zisë për burrin e vdekur dhe nga ana tjetër duhet të respektohen ndjenjat e familjarëve dhe trashëgimtarëve të të ndjerit. Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk është mëkat për ju që tu propozoni për martesë grave në mënyrë të tërthortë ose duke e mbajtur të fshehtë në veten tuaj. Allahu e di se ju do tua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por mos u premtoni diçka tjetër fshehurazi, përveçse tu thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se Allahu e di çfarë fshehni në ndërgjegjen tuaj, prandaj frikësohuni prej Tij.” (El-Bekare, 235) Nga konteksti i ajetit, është e qartë se me “gra” nënkuptohen ato gra që janë në periudhën e pritjes si pasojë e vdekjes së burrave të tyre. “Propozimi për martesë në mënyrë të tërthortë” ka për qëllim rastin kur një burrë thotë diçka që nënkupton diçka tjetër. P.sh. kur ai thotë: “Dua të martohem” ose “Dëshiroj që Allahu xh.sh. të ma lehtësojë të gjej një grua të mirë” ose “Allahu do tju japë të mira (mirësi).” Lejohet ti jepen dhurata gruas gjatë periudhës së pritjes si shenjë e shprehjes së fejesës së nënkuptuar. Lejohet, gjithashtu, lavdërimi i vetes dhe i veprave të lavdishme personale para gruas që është në periudhën e pritjes, për të nënkuptuar fejesën me të. Këtë e ka bërë edhe Ebu Xhafer Muhammed ibn Ali ibn Husejni. Sukejne bint Hundhele tregon: “Më kërkoi leje Muhammed ibn Ali pa përfunduar periudha e pritjes nga vdekja e burrit tim, duke më thënë: “Ju e dini afërsinë time tek Profeti (a.s.) dhe Aliu (r.a.) si dhe pozitën time tek arabët.” Unë i thashë: “Allahu të faltë o Ebu Xhafer, ti je burrë me vlera të mëdha. A do të fejohesh me mua gjatë periudhës sime të pritjes?” Ai muë përgjigj: “Vetëm po të tregoja afërsinë time tek Profeti (a.s.) dhe Aliu (r.a.).” Tregohet se Profeti (a.s) shkoi tek Umu Selma, e cila ishte në periudhën e pritjes pas vdekjes së burrit të saj, Ebu Selemes, dhe i tha: “Ju e dini se unë jam i Dërguari i Allahut dhe i përgjedhuri i Tij si dhe pozitën time të lartë tek populli im.” Ky ishte gjykimi për fejesë. Këtë e ka transmetuar Darakutniu. Hadithi ka shkëputje në vargun e transmetimit 9hadith munakatia), sepse Muhamed El Bakir ibn Ali nuk ka jetuar në kohën e Profetit (a.s). Duke konkluduar mund të themi se kërkimi i dorës në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjatë periudhës së pritjes në të gjitha rastet është i ndaluar, ndërsa realizimi i fejesës lejohet në rastin e periudhës së pritjes, si pasojë e divorcit përfundimtar ose vdekjes së burrit. Ndalohet mendimi i fejesës gjatë periudhës së pritjes si pasojë e divorcit me të drejtë kthimi. Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme rreth realizimit të fejesës gjatë periudhës së pritjes, në qoftë se kurorëzimi bëhet pas përfundimit të saj. Maliku ka thënë: “Duhet të ndahet prej saj, pa marrë parasysh nëse ka kryer marrëdhënie me të apo jo”. Shafiu ka thënë: “Kurorëzimi është i vlevshëm, pavarësisht se ka bërë mëkat duke shpallur fejesën gjatë periudhës së pritjes, pasi këto janë dy gjëra të ndryshme”. Juristët muslimanë kanë rënë dakord se çifti duhet të ndahet, në rast se kurorëzimi dhe kryerja e marrëdhënieve intime janë bërë gjatë periudhës së pritjes. Lind pyetja: A lejohet që të martohen më vonë pas ndarjes? Maliku, Lejthi dhe Euaziu mendojnë se nuk lejohet martesa e tyre më vonë. Shumica e dijetarëve mendojnë se, nëse burri dëshiron, atij i lejohet që të martohet me të pas kalimit të periudhës së pritjes.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 20:17:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015