Femijeria I fsheha kuajt ne kenete kur isha femije dhe kurre - TopicsExpress



          

Femijeria I fsheha kuajt ne kenete kur isha femije dhe kurre si gjeta me,u zhduken te tere sdi nese u fshehen ata prej meje kur me pane duke i kerkuar nen nje pishe,duke ecur ne rere ndodhi keshtu kur henen perdora si abatjour pa hequr dot lakthin ne fyt duke u endur ne mbremje nga lindja ne perendim e ansjelltas ne lindje ne fundin e nje simfonie qe te mbet gjithmone ne mendje si gjeta me kuajt e mi,u shuan ne mjegull cdo vit nderkohe qe festoja ditelindjet me lojera te reja nderkohe qe njoha dashurine dhe mbeta pa lojera nderkohe fitova gjithcka duke humbur beteja e harrova vendin ku lashe nje dite kuaj krifeleshuar se harten e bera me rere te holle buze lumit ne kenete kerkoj femijerine time mbi meze te zinj si i mallkuar nderkohe qe deti perpiu gjithcka e gjithcka u tret Fatmir R Gjata
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 16:50:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015