Femra nga Shqipëria shitet për 300 euro në Kosovë Një - TopicsExpress



          

Femra nga Shqipëria shitet për 300 euro në Kosovë Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur të hënën mbrëma në Hodonoc të Kamenicës. Një femër nga Shqipëria është sjellë në Kosovë nga dy bashkështetas të saj dhe është shitur për 300 euro. Blerësi i dyshuar është një qytetar i komunës së Kamenicës, të cilit i është premtuar nuse per martesë nga të dyshuarit, në këmbim të të hollave. Por, nuk ka kaluar shumë kohë nga kjo ndodhi dhe është lajmëruar Policia e Kosovës. Pas hetimeve është arritur të arrestohet njëri prej shtetasve të Shqipërisë, përderisa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Policia ka intervistuar “çiftin e dhunshëm” dhe të njëjtit më pas janë liruar në procedurë të rregullt. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan, sipas të cilëve hetimet përkitazi me ketë ngjarje ende janë duke u zhvilluar.
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 12:44:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015