►Festimet apo aktivitetet me rastin e 101 vjetorit të - TopicsExpress



          

►Festimet apo aktivitetet me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë, në Libohovë kanë nisur me homazhe në varrezat e dëshmorëve, jo se dëshmorët janë ata që luftuan kundër Perandorisë Osmane prej nga ne u pavarësuam në vitin 1912, por se sot u kremtua njëkohësisht edhe dita e çlirimit nga nazifashistët. Kjo e fundit, prej vitesh ndan politikën dhe debati ende vazhdon. Të djathtët e festojnë ditën e çlirimit në 28, bashkë me ditën e pavarësisë, ndërsa të majtët e festojnë në 29. Në homazhe morën pjesë autorite të pushtetit vendor, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, nëpunës dhe nxënës shkollash. ►Më pas, në një prej restoranteve të qytetit është organizuar edhe një ceremoni për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” nga Bashkia Libohovë, zonjës Krisanthi Çavo. Titulli iu dha në shënje mirenjohjeje për ndihmën dhe përkushtimin që ajo ka treguar ndër vite karshi libohovitëve, kur këta të fundit kanë shkuar në Janinë, kryesisht për probleme shëndetësore apo nevoja të tjera. Pra, zonja që jeton në Janinë ka qenë si të thuash një derë e hapur për libohovitët në vendin fqinjë, ndaj iu akordua ky titull. Ndërkohë që nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare, nuk pati ndonjë organizim me ketë rast, as nga nxënësit e gjimnazit. Këta të fundit, pritet që në ditët e ardhshme të vënë ne skenë një dramë me motive të rilindjes nga Naum Prifti. Për tu mos keqkuptuar, bëhet fjalë për rilindjen kombëtare të shekullit të kaluar, jo të 23 qershorit ;)
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 13:20:29 +0000

Trending Topics



de
While JC Fridays and events like it are super duper social
Made up of three songs, this album has a concept album feel,
US DOLLAR UNDER GRAVE THREAT: RUSSIA PLANS GLOBAL RETALIATION FOR
THIS IS THE TIME OF MY LIFE - DONE WITH MY LAST FINAL AT CSU
To create dynamic will power, determine to do some of the things

Recently Viewed Topics




© 2015