Filmi “Gravity” ka fituar mbi 55 milionë dollarë në - TopicsExpress



          

Filmi “Gravity” ka fituar mbi 55 milionë dollarë në vikendin e parë në box-office, duke tejkaluar dukshëm pritjet. Me Sandra Bullock dhe George Clooney, të cilët që të dy shihen si favoritë për të fituar çmimet e këtij viti, “Gravity” edhe pritej të marrë kreun, por jo me një diferencë të madhe. Pasi qëndroi në krye vikendin e kaluar, filmi i animuar “Cloudy With A Chance of Meatballs 2”, ka përfunduar i dyti në listë me 21.5 milionë dollarë të mbledhur në vikendin e dytë. Justin Timberlake dhe Ben Affleck nuk kanë mundur ta parandalojnë dështimin e filmit “Runner Runner” në vikendin e parë. Filmi arriti të fitojë vetëm 7.6 milionë dollarë gjatë vikendit, pavarësisht se u hap në 3 mijë kinema nëpër gjithë Amerikën. Dy pozitat e fundit në top pesëshe ishin “Prisoners” dhe “Rush”, me 5.7 respektivisht 4.4 milionë dollarë të fituar.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 11:05:11 +0000

Trending Topics



/div>

Recently Viewed Topics




© 2015