Filo Peleshi DOREHIQU !!! Mbrëmë publiku mbarëshqiptar, pa - TopicsExpress



          

Filo Peleshi DOREHIQU !!! Mbrëmë publiku mbarëshqiptar, pa me zë e figurë akte të turpshme që vinin nga zyrat e Partisë qeverisëse në Korçë. Partia në pushtet, me të njëjtin skenar si në 23 Qershor, bleu vota për kandidatin e saj për Bashkinë e Korçës Sotiraq Filo. Përveçse veprime të turpshme, këto janë vepra të qarta PENALE dhe dënohen me heqje lirie (burgim). Partia Demokratike Pogradec bashkon zërin me demokratët e këdo shqiptar të drejtë e denon ashpër këtë barbarizëm të votës së lirë, dënon shkeljen e dinjitetit e nëpërkëmbjen e një qyteti djep kulture si Korça, e bëjmë thirrje shtresës intelektuale veçanërisht asaj në Korçë, të bashkohet me këtë shqetësim, kundër barbarizmave të bijve të etërve komunistë. Në përputhje me ligjin, dinjitetin njerëzor, sensin e qytetarisë, parimet themelore të demokracisë kërkon proçedim penal për shtabin e kandidatit në fjalë dhe DOREHEQJEN e menjëhershme të Sotiraq Filos. Prokuroria, Shoqëria Cilivile, qytetarët e thjeshtë duhet të veprojnë deri në vënien në vend të dinjitetit të KORÇES !!!
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 10:45:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015