Filozofia e gomarit Stalla ishte plot me gomarë. Njëri prej - TopicsExpress



          

Filozofia e gomarit Stalla ishte plot me gomarë. Njëri prej tyre, një ditë vendosi të hyjë në grevë urie . Gomari Baba e kuptoi gjendjen e të birit dhe iu afrua ta pyesë mbi shkakun. Cfarë ka ngjarë more bir , përse je katandisur kështu?! I biri ngriti kokën dhe iu përgjigj të atit: Nga njerëzit Baba . I ati e pyeti me habi:”Njerëzit?! çfarë kanë njerëzit? çfarë të kanë bërë?” I biri:”A si ke dëgjuar që sa herë që duan të tallen dhe të ofendojnë dikë prej tyre, i thërrasin:”O gomar”. Njerëzit më injorantë i quajnë Gomerë. Përse e bëjnë këtë, ndërkohë që ne nuk jemi të tillë? Ne po punojmë dhe lodhemi gjithë ditën, ne kuptojmë dhe kemi ndjenja...” Ai i tha:”Dëgjo more bir : Në të gjithë jetën tënde, a të kanë zënë sytë ndonjë gomar të grabisë pasurinë e gomarit tjetër? Po ndonjë gomar që vjedh ushqimin e gomarit tjetër? A ke dëgjuar ndonjë gomar që ankohet për ndonjë tjetër nga lloji i vet? A ke dëgjuar ndonjë gomar të shajë dhe ofendojë gomarët e tjerë? A ke parë ndonjë gomar që rreh dhe keqtrajton gruan dhe fëmijët e tij? A ke parë gomar të bredhin lart e poshtë, rrugëve e diskove, pa ia ditur për familjen dhe shtëpinë? Prandaj unë të kërkoj që të përdorësh Arsyen teksa gjykon për veten dhe të tjerët, si dhe ta mbash kokën lart, ashtu siç e kemi zakon nga të parët tanë, gomar pas gomari. Ne na mjafton që jemi gomarë dhe nuk vrasim, nuk vjedhim, nuk përgojojmë, nuk ofendojmë.” Këto fjalë të babait, i pëlqyen gomarit fëmijë dhe në çast iu turr kovës me elb duke thënë:”Po babi. Do ta ruajmë traditën tonë dhe do të mbetem Gomar e bir Gomari.”
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 15:22:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015