Financial Times: Opozita ka dyfishuar avantazhin, por manipulimet - TopicsExpress



          

Financial Times: Opozita ka dyfishuar avantazhin, por manipulimet mund ta gërryejnë fitoren Hope shkruan se mënyra se si mbahen zgjedhjet në Shqipëri, gjyqësori i dobët dhe korrupsioni penguan Shqipërinë që të marrë statusin e kandidatit për në BE në tre vite radhas.(Hope eshte gazetarja e Financial Times) Po ashtu në shkrim theksohet se nëse zgjedhjet janë të lira, vendi mund të marrë statusin e kandidatit këtë vit. Por Financial Times vëren se avantazhi i opozitës mund të pakësohet për shkak të parregullsive. Të dy partitë dyshohet se blejnë vota në zonat kyçe dhe paguajnë ryshfete tek zyrtarët e komisioneve vendore. Por ata që janë në pushtet kanë avantazhin pasi mund të kërcënojnë me shkarkim nëpunësit civilë, që nuk arrijnë të sigurojnë pamjet në celular të votës së tyre për demokratët, thotë i njëjti vëzhgues. Manipulimi zgjedhor këtë herë është më i sofistikuar, sipas Artan Hoxhës, gazetar investigativ. Hoxha ka zbuluar ekzistencën e 25 mijë kartave të identitetit false- mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin në pesë zona zgjedhore. Ai thotë se këto karta identiteti janë prodhuar nga një kompani e lidhur me Ministrinë e Brendshme. Por zyrtarët e ministrisë mohojnë çdo lidhje. Zoti Hoxha thotë: “Me kaq shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, është e lehtë që të vjedhësh identitetin e një votuesi që është regjistruar, por që nuk do të jetë këtu ditën e votimit”. KURSE UN THEM ,QE TE DYJA PALET ,KAN VENDOS SE CFAR DUHET TE BOJN !FATI I SHQIPTARVE DHE I SHQIPREIS ESHT NE DOREN E KETYRE DY PALEVE. NESE DO TE JET FAT I MIR ,DO KEMI MUNDSIN TE FALENDEROJM PALEN ,OSE PALET.NE RAST TE KUNDERT,ATO QE DOTA PESOJN ,JAN GJITHMON POPULLI I THJESHT,SEPSE "PALET" EDHE PO HUMBEN KAN XHEPAT PLOT. ZOTI NDIHMOFT SHQIPETARET,DHE SHQIPERIN.
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 18:38:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015