Fjalimi i djeshem i mbajtur ne seancen parlamentare. Të - TopicsExpress



          

Fjalimi i djeshem i mbajtur ne seancen parlamentare. Të nderuar deputetë! Kërkesa jonë e sotme për këtë mocion debati dhe paraqitja e kësaj rezolute, dëshmojnë qartësisht dëshirën e angazhimin tonë për realizimin e aspiratës madhore për integrim dhe zhvillim të këtij vendi, angazhimin e dëshirën për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri më të drejtë, më ligjore, më kushtetuese dhe me të vërtetë më europiane. Ofrimi ynë për një dialog politik real, të cilit nuk i ka ndryshuar asnjë nuancë gadishmërie dhe kur ishim në qeverisje dhe sot në opozitë, si kusht themelor i kapjes së këtij suksesi, është dëshmi e forcës sonë morale për të kapërcyer interesat politike të momentit, për hir të atyre, superiore të vendit. Ky ofrim i sinqertë gjeneroz, mbart njëkohësisht, pa dëshirën tonë, por me detyrimin tonë, një shqetësim real, shqetësim imediat, atë të aplikimit të revanshit politik nga një mazhorance në delir pushteti, të mbjelljes nga ana e saj të paligjëshmërisë që abuzon me besimin qytetar, të përdorimit nga ajo të dënimeve kolektive për bindje politike, tu turrjes së saj drejt blerjeve të cdo gjëje përfshi këtu votë të lirë, mendim të lirë, fjalë të lirë, deputetë po se po. Dhe në këtë bursën tuaj socio-kapitaliste, i vetmi mall që nuk kuotohet, që do të thotë që për ju nuk ka asnjë vlerë, është pikërisht ai qe ne e sjellim këtu para jush, sipas konceptit tonë demokratik, pa kushte, është besimi politik. Për ne ky mbetet kyci i portës Europiane, ndërsa për ju konsiderohet si pengesë për realizimin e marrëzive të rradhës, të cilat duket se për ju vlejnë më shumë se dëshira unanime e votuesit tonë dhe tuaj. Të nderuar kolegë të majtë! Dhjetori i afërt vjen me statusin. Sigurisht ky status nuk është pika fundore e përpjekes sonë politike dhe as një moment virtual suksesi. Ai është para së gjithash aspiratë e një kombi të tërë, sikurse është stacion i zhvillimeve të mëtejshme drejt së ardhmes. Aprovimi këtu është legjitim për të gjithë, por besoj se nuk ka vend nga ju,për ekzaltim dhe eufori, sepse, parasëgjithash: - Ai është detyrimi dhe premtimi i plotësuar i Sali Berishës dhe i Partisë Demokratike, ndaj qytetarëve shqiptarë. - Ndërsa për ju,është dhurata e krishtlindjeve që Sali Berisha dhe Partia Demokratike, jua japin me zemër të hapur, për t’ju ndricuar sadopak në errësirën impresionuese që ju ka kapluar. Pra, ai nuk ështëas litari shpëtues i nderit tuaj tashmë të humbur,para publikut, sepse që ju, sot e gjithë ditën, keni qenë e jeni antieuropianë dhe kundër integrimit këtë e di i madh e i vogël në Shqipëri. Ai nuk është aspak as meritë e qeverisjes suaj, pasi në këto muaj fillimi ajo nuk ka arritur të hap qoftë një vend pune të ri, të premtuar ndërkohë me mijëra, e jo më të plotësojë detyra të mbarështruara ndër vite. Dhe ende nuk po e kuptojmë se cila Shqipëri sipas jush e meriton statusin?! Ajo që u përpoq dhe ndërtoi PD-ja, ajo realja, ajo që po e merr, apo kjo që po e zhgarravisni, po e gjunjëzoni, po e turpëroni duke e sharë dhe nxirë cdo ditë ju?! Pavarësisht kësaj ne si opozitë e re e vendit, jemi të gatëshëm të marrim çdo masë dhe të mbështesim çdo vendim në favor të integrimit europian të vendit dhe ecjes së Shqipërisë me hapa të shpejtë drejt përmbushjes së etapave të ndryshme, ku natyrisht më i rëndësishmi është marrja e statusit të vendit kandidat në këtë dhjetor dhe menjëherë pas kësaj përpjekjet për të hapur negociatat për anëtarësim. Për ta cuar më tej këtë dhuratë tonën, mos harroni se në Europë nuk vlerësohesh as për borxhet pa hesap që merr qeveria juaj dhe as për metaforat pa cak e turp që kryetari juaj i përdor për të kërcënuar opozitën, për të sharë mediat, për të njollosur zërin qytetar, që i përdor për tiu vjedhur përgjegjësive që i takojnë, që i përdor për të gënjyer sheshit aleatët tanë më të fuqishëm, që i përdor për të mohuar premtimet e dhëna, që i përdor për të fshehur pazaret marramendëse. Dhe Rama nuk është thjeshtër në këto pazare. I kas pasur qejf që në Bashki dhe i zhvilloi më tej në krye të Partisë dhe në një perifrazim të shpejtë, rrugëtimi i tij politik nuk është veçse abuzim me paranë për të fituar pushtetin dhe më pas abuzim me pushtetin për tëfituar paranë. Kjo mënyrë abuzimi e ndërsjellë, domosdoshmërisht ka cuar në abuzim me ligjin, si cpo bëhet në cdo moment, në abuzim me normat e një demokracie funksionale, sic po ndodh në cdo vend, në abuzim me vlerat njëzore, sic po ngjet në cdo zyrë të administratës. Alarmi këtu është me dritë të kuqe, sepse autori i kësaj situate është po i njënjti, është ai që sot kërkon të varë në cengelin e pushtetit të tij institucionet e pavarura ILKPD, KLSH e AMA-n, ai qëshkel kushtetutën sa herë i duhet, ai që mashtron dhe meprizon shqiptarët, ai që udhëzon dhe zbaton pogromet në administratë, ai që bën dhe rolin e policit dhe atë të prokurorit dhe të filozofit dhe të diplomatit, pa qenë asnjëherë ai që duhet të jetë, Kryeministër i një vendi që aspiron Europën. Europa tek e fundit nuk është vrimë as e parë e as e fundit kavalli, së cilës mund ti biesh sa herë të nevoijitetpër të gënjyer e mashtruar njerëzit, por është sistem vlerash lirie e demokracie qasja ndaj të cilave kërkon ndërtimin e një shteti ligjor real, e një sistemi drejtësie funksional, e një shërbimi publik transparent. Dufin e pazotësisë për të marrë vendime, për tja dalë mbanë me suksesnuk mund ta shkarkoni me terma Migjenianë. Dhe meqënese tenton të vetëquhesh, me një përvuajtje aspak sokratike, pa e arritur realisht “bir i shekulli të ri„ kujtohu dhe mos harro që kjo opozitë e sotme është e vendosur, që në lindjen e saj si forcë politike, që në këtë vend të këndohen “Kangët e perëndimit” dhe jo të valviten në cdo cep të këtij vendi “Flamujt e melankolisë” sic po tentoni ta bëni ju.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 10:52:10 +0000

Trending Topics



div class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Matthew Patrick Winfrey a missionary in the Philippines. I am

Recently Viewed Topics




© 2015