Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes Cilat - TopicsExpress



          

Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes Cilat janë frazat që kanë lënë pas njerëzit e shquar në shtratin e vdekjes.Nga John Kennedy, Marilyn Monroe, Elvis Presley e deri tek Nënë Tereza.Para se të vdiste presidenti amerikan e kishte diskutuar vdekjen e tij. E fjalët e tij të fundit ishin, “Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë”. Një mënyrë për të thënë që vdekja është e pashmangshme e nëse ka për të ardhur do vijë. Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm përbëjnë një fond të artë të momentit të fundit edhe për arsyen se reflektojnë mendimet finale në prag të ndërrimit jetë. John Kennedy Data e vdekjes: 1963 Presidenti i 35-të amerikan më i ri në moshë konsiderohet si një prej folësve më frymëzues në histori. Fjalët e fundit: Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë. Elvis Presley Data e vdekjes: 16 gusht 1977 Presley ka qenë një prej yjeve të spektaklit më të famshëm të kohës së tij dhe vazhdon të mbetet një ikonë. Fjalët e fundit: Shpresoj të mos ju kem mërzitur (duke i dhënë fund konferencës së tij të fundit për shty). Marilyn Monroe Data e vdekjes: 4 gusht 1962 Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij. Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë. Frank Sinatra Data e vdekjes: 14 maj, 1998 Ai ishet një prej këngëtarëve më të famshëm të viteve ’40, aktor dhe gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm. Fjalët e fundi: Po humbas. Burime të tjera thonë se ai ka thënë, “Po e humbas”. Virginia Woolf Data: 28 mars 1941 Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë. Fajlët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra. Pablo Picasso Data e vdekjes: 8 prill 1973 Disa e konsiderojnë piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të. Fjalët e fundit: Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më. John Lennon Data e vdekjes: 8 dhjetor 1980 Lennon është një prej themeluesve të grupit dhe Beatles, i cili më pas u shfaq për publikun si vokalist e njëkohësisht figurë e përfolur. Fjalët e fundit: Po, unë jam (Në një makinë policie gjatë rrugës për në spital, kur policët e pyetën nëse ishte John Lennon). Bob Marley Data e vdekjes: 11 maj 1981 Këngëtari dhe tekstshkruesi xhamajkan konsiderohet si babai i muzikës rege dhe ambasador i kësaj lëvizjeje shpirtërore që predikonte paqen. Fjalët e fundit: Paratë nuk e blejnë dot jetën. Malcolm X Data e vdekjes: 21 shkurt 1956 Malcolm X ishte një aktivist dhe një prej liderëve me ngjyr ëmë me influencë e gjithashtu një ndër më të diskutuarit. Fjalët e fundit: Qetësohuni vëllezër, ju lutem! Kjo është një strehë e paqes. Robert F. Kennedy Data e vdekjes: 5 qershor 1968 Vëllai i presidentit John Kennedy në kohën, kur u vra ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe po përgatitej të kandidonte për president. Fjalët e fundit: A janë të gjithë të tjerët mirë (bashkëshortes së tij). Nënë Tereza Data e vdekjes: 5 shtator 1997 Nënë Tereza është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur për bamirësinë e saj në Indi, ku kaluar më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimit. Fjalët e fundit: Jezus të dua. Jezus të dua. Indira Gandhi Data e vdekjes: 31 tetor 1984 Indira Gandhi ishte kryeministra e vetme femër e Indisë dhe qëndroi në atë post për 15 vjet, duke u përpjekur t’i sjellë progresin vendit të saj. Fjalët e fundit: Nuk më vjen keq nëse jeta ime shkon në shërbim të kombit. Nëse vdes sot, çdo pikë e gjakut tim do forcojë kombin. Ëinston Churchill Data e vdekjes: 24 janar 1965 Ëinston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore. Fjalët e fundit: Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha. Princesha Diana Data e vdekjes: 31 gusht 1997 Princesha Diana është një prej figurave mbretërore që ka shkaktuar më shumë bujë në botë dhe është bërë fokus i gjithë medias globale. Fjalët e fundit: Oh zot! Çfarë ndodhi?
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 16:00:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015