Fragment nga romani "E FSHEHTA E NJE VERE" e autores LESLEY - TopicsExpress



          

Fragment nga romani "E FSHEHTA E NJE VERE" e autores LESLEY LOKKO. Hyrje Mugins, Francë, qershor 1969 Zhurmat e mërzitshme të goditjes së metaltë të tokës erdhën në veshin e gruas së re sikur të vinin nga larg, shumë larg. Ajo vështronte në qetësi, me krahët shtrënguar fort pas belit të saj, ndërsa dy burra hapnin një gropë të vogël, jo shumë të thellë. Ata pushonin vetëm për të fshirë fytyrat e tyre nga djersa ose kur matnin thellësinë e gërmimit. Një kukuvajkë vajtonte me zërin e saj të mbytur; të qarat e saj kërkonin që të depërtonin në ajrin e qetë të natës. Aroma e drurëve të ullinjve dhe pishave vinte drejt saj nga lugina diku më poshtë; ajo tashmë e dinte që kjo aromë do ta shoqëronte atë gjatë gjithë jetës së saj. Më në fund, mbaroi. Njëri nga burrat i tha diçka me zë të ulët shokut të tij në gjuhën e vet. Ndërsa ajo vështronte dengun e vogël të mbështjellë me shumë kujdes, me një qefin të bardhë mysliman, të cilin, sipas zakonit të tyre, e vendosën në tokë. Një tingull i vogël i ngrirë i shpëtoi nga gryka, por menjëherë e gëlltiti. Dëgjoi goditjen e butë të tokës, të cilët filluan ta mbulonin me shpejtësi përsëri gropën. Ky veprim nuk iu mori shumë kohë. Toka u sheshua e tëra, pllakat prej guri u zëvendësuan, u sheshuan me këmbë dhe e bënë si të re. Një mëngjes ata do të fillonin ta ribënin të gjithë rrugicën e vogël... për pak ditë, dhe askush nuk do të dinte se çfarë ishte fshehur nën atë tokë. I varrosur, i hequr qafe, i harruar. Ajo, asnjëherë nuk do t’i shihte më ata burra. Asnjëri nuk e pa atë. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes. Ajo po i vështronte ata ndërsa vendosnin lopatat në një vend, diku në fund të rrugës. Ata tashmë ishin larguar. Priti për disa minuta dhe pastaj eci me ngadalë për në shtëpi dhe i vuri shulin derës. Dhëmbët po i dridheshin. Mbushi një gotë konjak dhe shkoi në dhomën e ndenjes. Nuk duronte dot më që të ngjitej lart. U mblodh kruspull tek oxhaku, ku kishte fjetur gjatë gjashtë netëve të kaluara. Vazhdonte të pinte. Iu desh që të pinte një shishe të tërë që të largonte të dridhurat. E detyroi veten që të mendonte se ç’do të ndodhte më tej. Të nesërmen në mëngjes rrugica do të merrte një pamje të re. Atëherë, gjithçka do t’i jepte fund ëndrrës së tmerrshme që kishte filluar një javë më parë dhe që tashmë gjithçka ishte rregulluar. Gjithçka. Asgjë nuk do të ndryshonte; kurrë nuk do të ndodhte. Asnjeri nuk do të mësonte asgjë. Piu edhe gllënjkën e fundit të konjakut duke dëshiruar që edhe ajo vetë ta besonte. Asnjeri nuk do ta dinte. Nëse do të zbulohej ndonjëherë, ajo ishte e mbaruar. Të gjithë ata do të ishin të mbaruar. Nuk kishte rrugë tjetër, nuk kishte zgjidhje tjetër. Kështu do të ishte gjithmonë.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 19:16:36 +0000

Trending Topics



e="min-height:30px;">
The crisis of human values determines the crisis of everything
Title: Iron Album: Assassins Creed Revelations OST Deep in the
OF SHERIFF WAYNE IVEY I hope everyone had a great weekend! As
March 21st 2010 to October 1 2013 is 3 years, 6 months, 10 days.

Recently Viewed Topics




© 2015