Fragment nga romani thriller: Labirinti i Fshehte, shkruar nga - TopicsExpress



          

Fragment nga romani thriller: Labirinti i Fshehte, shkruar nga Luca Filippi. Libri ne panair nga shtepia botuese Ombra GVG ...Vendosi të ngrihej megjithëse do përballej me të ftohtit e natës. Mori mantelin prej cope të ashpër që dukej se do tja gërvishte lëkurën dhe kërkoi për masatin. Në errësirë, i sflitur nga lodhja dhe inati, gjithçka i vështirësohej. Më në fund mundi të bënte dritë, zbriti shkallët pa zhurmë. Si gjënë më të parë mendoi të qetësohej në kishën e abacisë. Ajo qe ndërtuar në stil gotik, tepër i përdorur në dekadat e mëparëshme. Me shtriqjen e tyre, harqet prej rrathësh me qendra të ndryshme që takoheshin duke krijuar një kulm, do ta ndërgjegjësonin për distancën e Hyjit. Një Zot i largët, që nuk e shikonte, që nuk ia njihte meritat dhe virtytet. Një Zot, i cili lejonte që një njeri pa vlera, vetëm pse me prejardhje fisnike, të zinte vendin e tij në drejtimin e abacisë. Kuturisi të bënte një shëtitje në pyll. Sapo kaloi pragun ngrica iu përplas me aq ashpërsi sa mend u rrëzua. Kandili u shua. Ska problem, u vetngushëllua, e njihte përkryershmërisht terrenin dhe mund të orientohej edhe në terr. Mori rrugën kah liqeni. Gjithçka ishte zhytur në errësirë. Nga larg dëgjohej llokoçitja e ujrave. Papritmas, ndjesitë e tij kapën një vegullimë. Mbylli sytë përgjysmë dhe i përqëndroi te hambari. Ndoshta qartësia e arësyetimit po e braktiste. Por, pastaj dukuria u përsërit. Jo, nuk kishte qenë vetëm një vegullnajë e tij. Me kujdesin më të madh që të mos bënte zhurmë , mori drejtim për nga godina. Shtati i imët e ndihmonte që mos dukej mes pemëve. Duke iu afruar hambarit, i kapi veshi një pëshpërimë. U avit tinëz pranë një dritareje në mënyrë që te shikonte pa rënë në sy. Në brendësi pa dy silueta, por si dalloi se kush qenë. Bëri dhe një përpjekje tjetër dhe vështroi përsëri. Me një trak në zemër, njohu personat e fshehur në hambar: abati Pier dhe pasardhësi i tij i sapoemeruar. Perseval de La Baume! Çfarë po thoshin? E përse të kishin lënë takim në atë orë dhe në atë vend? Fatkeqësisht, nga pozicioni ku ishte, nuk arrinte të dëgjonte asgjë. Kafshoi buzët. Si të qasej më pranë pa ngjallur dyshime? Për një çast e humbi. Pastaj i përshkënditi një gjetje. Kanalet në dyshemenë e hambarit! E dinte mirë se ku ndodheshin, i kishte projektuar vetë. Dinte edhe si të futej brenda tyre. Mjaftonte të zgjidhte një nga varkat në mol dhe të rrëshqiste mbi ujra. Nuk do shkaktonte fare zhurmë. Dhe nuk do ti humbiste asnjë fjalë pa dëgjuar. Zëri i abatit Pier tingëllonte i qartë dhe të krijonte përshtypjen se ai e kishte rimarrë veten. Nuk duhet të kesh frikë, Perseval. Nuk duhet të shfaqësh lëkundje para detyrës që po të caktoj. Nuk kam përvojë të mjaftueshme. Jam shumë i ri, padre. Je njeri me përulësi. Bëra mirë që të zgjodha. Rrallë ai që druhet se mos gabojë kryen gabimet më të rënda që vinë prej mëndjemadhësisë. Ti je i ri, por unë jo. Ti njoh virtytet. Mbase nuk ke aftësitë e Gijomit, por ke një zemër të madhe dhe kërkon dakordësinë më shumë se kundërshtinë. Do dish të drejtosh mirë. Dhe, sa për Gijomin, do të dish tja vlerësosh talentet duke e emëruar administrator të manastirit, duke i lenë një farë autonomie në administrimin e të ardhurave. Veçse jo shumë, ki parasysh se abati je ti. Detyra që do mbulosh sjell me vete shumë përgjegjësira. Mos lejo të të venë përfund. Duhet ta përforcosh shpirtin dhe ta bësh po aq të të paepur sa edhe shpatullat e tua prej kavalieri, Perseval. Besoj se tani do më pyesësh se për çarësye të thirra në këtë vend, në mes të natës.... Besoj në urtësinë tuaj, padre. Kam vetëm frikë se të ftohtit mund tju dëmtojë shëndetin. Si vërtetim, Pieri shpërtheu në një kollë e zgjatur. Dukej sikur po i mungonte fryma, por më në fund, me një fishkëllimë të zvargur, filloi të fliste sërisht. Ndoshta, Perseval, kjo natë e akullt do të jetë fatale për mua. Ndoshta. Fijet e fatit tonë janë në dorën e Zotit që gjithmonë e di se çështë më e mira për ne. E di, shumë vite më parë isha edhe unë një djalosh i ndrojtur. Si ti. Edhe mua më thirri në një vend të fshehtë abati paraardhës që më pati emëruar. Kjo mund të të duket shumë e çuditëshme, si të ishte përçartje e një plaku në shuarje. Nuk është ashtu. Ka një gjë që vetëm ti duhet ta dish. Do ta mbash për vete deri ditën që do të vijë radha jote për tja dorëzuar frerin një pasardhësi. Kjo abaci... fsheh një sekret. Një sekret shumë të rëndësishëm....
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 04:55:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015