Franz KAFKA ------------------ Njëmbëdhjetë djemtë e - TopicsExpress



          

Franz KAFKA ------------------ Njëmbëdhjetë djemtë e mij. Evlati i parë imi duket i zakonshëm në të parë, edhe se serioz e i zgjuar sa të duash; sidoqoftë nuk e vlerësoj shumë, edhe se sa ishte fëmijë, nuk e kam ndarë nga të tjerët. Kaplloqja e tij kur mendon, më duket shumë e thjeshtë; nuk sheh djathtas e majtas e as larg saj; vrapon gjithmonë brenda botës së tij të vogël; a më mirë sillet si kali në lëmë rreth e rrotull saj. I dyti është bukurosh, por dhe i shkathët e i fuqishem, aq sa te sjell boll kenaqesi po ta shohesh kur përleshet. Edhe ai eshte i zgjuar, madje dhe i shetitur; ka bredhur boten, e kështu shtepia e merr me seriozitet atë, nuk e trajton njësoj me të tjerët qe nuk kane dalë jashtë saj kurre. Megjitheate, kjo perparesi e tij nuk ka të bëjë krejt me udhetimet, por ben pjese me teper ne pamundësinë për ta imituar ketë krijesë nga te gjithe ata, te cilet me shunë duan te imitojne një zhytje të tij artistike, se sa nje kërcim, duke shkuar deri në atë pikë sa të bëhen subjekte te nje vetepermbajtjeje gati te dhunshme. Guximi dhe deshira mjaftojne deri sa arrin ne maje te trampolinit, por mberritur atje, ne vend qe te kerceje, imituesi ulet dhe ngre krahet duke kërkuar falje. Gjithsesi, edhe se duhet te jem i lumtur me nje femije te tille, marredheniet me te nuk jane kushedi çfare. Për më tepër që syrin e majte e ka pak me i vogel se i djathti dhe e picerron shume; nuk është kushedi çfare ky difekt i tij, thjesht nje mangesi e vogel, e pranueshme, por qe e ben fytyren e tij me te eger se sa eshte ne te vertete; edhe se në fakt askush e sheh me qortim syrin e tij te vogel qe hapet e mbyllet vetë, thjesht këtë e marrin si dëshirë e tij për të mos pranuar komunikimin me të tjerët. Ndërsa une, e shoh ndryshe këtë gjë të tij. Natyrisht, nuk eshte aq difekti i tij fizik qe s’me pelqen, probleme kam me parregullstë e me një paqëndrueshmëri të vogël të shpirtit te tij, qe më duket se ka të bëjë me nje lloj helmi qe i qarkullon nepër gjak, nje lloj pamundesie kjo gjë per te çuar ne persosje prirjen e jetes se tij, gjë te cilen vetem une arrij ta shoh; pastaj nga ana tjeter, kjo veçanti e tij më bind më shumë mua se është pjella ime, sepse kjo gje e tij eshte njekohesisht mangesi e gjithe familjes sone, ai vetëm se e ka me te theksuar. Djali im i trete eshte si i dyti, njësoj i bukur, edhe se nuk eshte ajo bukuri qe me pelqen mua. Eshtë bukuri tip kengetari kjo e tij: gojen dredha dredha, sy enderrimtari, koka e tij ka nevoje per nje sfond pelhure qe të bjere në sy mire, gjoksi i rrin perherë fryre më tepër se duhet, duart i ngrihen dhe ulen mjaft lehte, kembet e tij levizin hijëshëm sepse nuk jane ne gjendje te mbajne peshë. Dhe veç kesaj, tonin e zerit nuk e ka te plote; te genjen ne çastin e parë; e bën bashkefolesin të ngrejë veshët, por një çast kjo gjë se menjëherë ndjesia shuhet shume shpejt. Megjithese ne pamje të parë, çdo gje e tij me shtyn ti jap perparesi pjellës time të tretë, parapelqej ta mbaj te fshehur tendencën time; por nga ana tjetër as ai vete nuk ben perpara, jo sepse i njeh mangesite e veta, por vetëm se është më shumë se duhet i leshtë. Pastaj ka dhe më për të thënë për të, evlati im i tretë ndihet i huaj me kohen tone; shpesh eshte i trishtuar deri në melankoli, aq sa asgje mund ta gezoje, duke të mbushur mendjen se nuk i takon vetem familjes sime, por edhe nje tjetre të tillë, nuk e di pse te humbur pergjithmone. Pjella ime e katert eshte ndoshta me i shoqerueshmi nga te gjithe. Nje krijese qind për qind e vertete e kohes se tij; ai arrin te bëhet i kapshëm nga te gjithe, leviz ne nje terren që e njohin te gjithe dhe për pasojë po te gjithe jane te prirur që ta miratojnë. Ndoshta është fale kesaj mirepritjeje që ai ka fituar njefare lehtesie manovrimi, levizjet e tij jane me te çlireta, gjykimet e tij me te qeta. Madje te vjen te perseritesh shpesh disa nga frazat e tij, por vetem disa, sepse ne teresi gjykimi i tij çalon shpesh nga cektesi e pafalshme. Eshte si një i tillë, ta zëmë qe kercen mahnitshem për se gjati, duke çare ajrin si dallendyshe, por pastaj perfundon trishtueshem ne pluhurin e mjere, si nje hiç me bisht. E kur mendoj këto gjëra rreth pjellës time, hidherohem e zhgënjehem jo pak. Evlati i peste eshte i mire dhe i dashur; i ri premtonte shumë me pak se sa ka arritur; ishte kaq i parenë në sy saqe kur ndodheshe ne shoqerinë e tij ndjhesh vetem ne kuptimin e plote te fjales; por me kohë ia doli mbanë gjithsesi te fitonte njefare vemendje e respekti. Po te me pyesni se si ka ndodhur, nuk besoj se jam ne gjendje te pergjigjem. Mbase ka fituar me çiltërsi, sepse çiltersia se ka të vështirë dhe aq të mbijetojë me sukses, kur bota tërbohet me gjithë perberesit e saj, dhe ai eshte i çilter. Ndoshta shume i tillë, deri në pafajsi. Pastaj i perzemert me te gjithe. Ndoshta më shume se duhet i tillë. E pranoj: nuk me pelqen kur e lavderojne në sy tim. Nuk ështe kushedi çfarë te levdosh nje njeri qe meriton levdata të pafundëme. si im bir. Dhe kalamajtë mund ta bëjnë një gjë të tillë. Biri im i gjashte, te pakten me shikim te pare, duket me reflektuesi nga te gjithe. Melankolik sa të duash, por njëkohësisht dhe llafazan. Ndaj nuk eshte e lehte te ja dalësh mbanë me te. Nese e sheh vehten të humbë terren, fundoset ne nje trishtim te pashoq, por nese arrin te fitoje pak hapsirë, sa pak, pastaj s ka njeri ta mbajë, ta prish mendjen me llafe. Megjithate, nuk mund ti mohosh njefare personaliteti fshehur brenda vetvetes; madje diten hahet shume me mendimet e veta, njësoj si të ishte ne enderr jermi. Edhe kur është shëndoshë e mirë, - madje dhe kur gezon shendet te shkelqyer, - i merren mendte ndonjehere, sidomos kjo gjë në muzg eshtë e dukëshme, por për fat gjë pa zarar, nuk i duhet ndihme, e kështu nuk bie. Ndoshta kjo dukuri i vjen si pasoje e zhvillimit te tij fizik; eshte shume i gjate per moshen që ka dhe kjo e ben jo aq estetik ne teresine e tij, edhe se bukuria e gjymtyreve, si per shembull e duarëvet dhe kembevet është tepër e dukëshme. Edhe ballin nuk e ka kushedi çfarë, lekuren jo pak me rrudha, pa shtuar për gjendjen e eshtrave që duket boll e kompromentuar. Me të shtatin, ndoshta jam lidhur me shume se gjithe evlatët. Të tjerit nuk dinë ta çmojne, nuk e kuptojnë hiç damarin e humorit te tij te veçante. Une nuk po e mbivleresoj, e di qe eshte ca marrok, po nese bota nuk do te kishte mangesi te tjera veç asaj qe nuk di te çmoje veçantitë te tjetri, do te ishte nje bote e perkryer. Po te më futnin të zgjidhja në rrethin e familjes time, unë nuk do t lija pa vëmendje evlatin tim të shtatë. E vret sedra dhe respekton traditat, e i puq bashkë sedrën dhe respektin për traditën aq shumë sa nuk mund të ja ndajë njeri, te pakten kjo sipas mendjes time. Por e keqja është se nuk di ç’te beje me kete teresi; nuk deshiron që ti vere ne levizje duke përdorur rrotat e se ardhmes; kjo prirje e tij eshte tepër ngazellyese, aq e pasur me shpresa sa do te doja qe ai te kishte femije, dhe pastaj evlatët e tij, dmth nipat e mij, te tjere femije. Po per fat te keq, nje deshire e tille duket se nuk do te realizohet. Shume i kenaqur nga vetja (gjendje të tijën qe une nuk mund ta kuptoj, e natyrisht as edhe t’ia uroj), megjithe se të tjerët kanë mendim të kundert, atij i pëlqen të sillet verdalle i vetmuar, nuk u kushton aspak vëmendje vajzave në shëtitje edhe se duhet thënë se e ruan me xhelozi humorin e tij te kendshem. Evlati i tete eshte gjembi im, pa ditur ta shpjegoj se pse më është bërë kështu. Me sheh si nje i huaj, ndërsa unë ndihem mjaft i lidhur pas tij me plotësinë e nje ndjenje aterore. Koha tashmë ka rregulluar shume gjera mes nesh; në fillim me zinin te dridhurat kur duhej të vrisja mendjen per te. Për më tepër ai tashmë ka marrë rrugen e vet, duke nderprere çdo marredhenie me mua; sigurisht, duhet te dije te ece perpara, ngdo qe t’i pelqeje, kjo me shume fale rradakes së tij, kokes gdhë, por pa faj nuk mund të lë dhe trupin e tij te imet atletik (kur ishte i ri, kembet i kishte ca te dobeta, por nderkohe edhe kjo tashmë mund te jete rregulluar). Shpesh herë kam patur deshire per ta thirrur mënjëanë, per ta pyetur se si ia çon, perse është i mbyllur kaq shume ndaj babait, e sidomos se çfare donte te bente ne te vertete, por tanime ai eshte tepër larg e shume kohe ka rrjedhur, kështu që le te mbetet ashtu siç eshte. Pastaj ky është vetmi nga femijet e mi qe ka lene mjeker, e natyrisht, kjo gjë nuk eshte shumë estetike per nje njeri shtatshkurter si ai. Djali im i nente eshte elegant sa s ka, ndërsa vështimi i tij i ëmbël i merr në qafë gratë. Kaq i embel eshte evlati im i nëntë saqe ne ndonje rast arrin te me magjepse edhe mua, edhe se unë e mbaj me vehte sfungjerin e lagur per ta fshire kete shkelqim te mbinatyrshem të tij. Por e veçanta e ketij djaloshi qendron ne atë se ai nuk kerkon te magjepse njeri; ai do të mjaftohej duke e kaluar jeten shtrire mbi divan duke shpenzuar kot më kot vështrimin ne tavanin e dhomes, apo akoma me mire, duke e ndryrë vështrimin e tij që te pushoje nen qepalla. Kur gjendet ne kete pozicion te parapelqyer, flet me qejf të madh, nxjerr vetëm fjalë elegante; krejt i sakte dhe i qarte, por për dreq vetem brenda ca kufijsh te vendosur më parë; e nese i kalon këto kufij, dhe kjo gjë eshte gati e pashmangshme per shkak te ngushtesise se tyre, bisedat e tij behen kot fare, ngelin bosh pa argumente. Në këtë rast mirë ishte t’i behej shenje që te ndalej e të pushonte, por gjithmonë nese shikimi i tij i pergjumur do te kishte shpresë që ta vinte re. Biri im i dhjete mbahet për hileqar. Nuk dua as ta mohoj e as ta pohoj këtë kompleks të tij. Sigurisht, kush e shikon kur vjen me ate pamje të krekosur që si shkon fare moshes se tij, me redingoten asnjë here mberthyer, me kapelen e zeze tashmë të vjetruar, por te pastruar gjithmonë me kujdes, me pamjen e fytyres ku rafsha mos u vrafsha , mjekren pak te dale, qepallat e renduara mbi sy dhe dy gishta te vendosur mbi buze, sa që mendon se i janë ngjitur aty; e kush e sheh keshtu, thotë me vehte : ja nje hipokrit i vertete! Por nuk duhet të ngutesh, mendoj unë, me pare duhet ta degjosh! I gjykueshem, i kujdesshem, fjalekursyer, i gatshem te pergjigjet me nje gjalleri krejt cmirë e dinakëri; me nje mirekuptim mahnites, i natyrshem dhe i qeshur me boten; nje mirekuptim ky i tij qe te shtang qafen dhe te ben ta ngresh koken pa dashur ta bësh këtë gjë. Ka shume njerez qe kanë besim te vehtja e tyre, duke u vetkonsideruar dhe mendjehollë , qe ndjehen te besdisur prej pamjes se tij te jashtme, por ndërkohë ndjehen të joshur nga fjalet e tij. Pastaj, ka njerez te tjere qe nuk i ngrohin as pamja e as fjalet e tij: dmth pamja i bën indiferentë e fjalet ja gjykojnë hipokrite. Une si prind, nuk dua ta gjykoj pjellën time, por duhet te pranoj se grupi i dyte më duket për tu marrë në konsideratë, me shumë se grupi i pare. Biri im i njembedhjete eshte i brishte, me i dobeti i gjithe evlatëve te mij; por dobesia e tij nuk eshte e qëndrueshme, shumë herë të genjen; ka raste kur behet i forte dhe i vendosur, megjithate, edhe ne keto raste, është dobesia e tij ajo që vendos rendin e gjërave. Nuk ështe aspak nje dobesi për tu ndjerë keq a për me tepër në turp,jo, eshte diçka e tillë qe konsiderohet si dobesi vetem ne rruzullin tone. Per shembull, të ndjehesh gati per te fluturuar, nuk mund te përcaktohet si dobesi vetem se akti i fluturimit në vetvehte perbehet nga lekundje, hedhje, rrotullime? Biri im pak a shumë shfaq simptoma te tilla. Natyrisht, një prind nuk e kenaqin gjëra te tilla, sepse pa dyshim fluturimet e emigrimet, çojne ne shkaterrimin e familjes. Ai sikur të më kuptojë mendimet e mija, here here me shikon, e don te me thote: Baba, qetsou do te te marr me vete atje ku do emigroj. E unë nga ana ime mendoj: Ti do te ishe njeriu i fundit qe do të mund ti besoja veten. Ndërsa shikimi i tij duket sikur më përgjigjet: Ah, te pakten une te jem i fundit. Këto janë njëmbedhjetë evlatët e mij. franz kafka solli ne shqip petrit sulaj 26. o5. 2012
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 08:53:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015