Freskimi i statusit Nga Ulvi Fejzullahu Kujdes nga ky “KURANI - TopicsExpress



          

Freskimi i statusit Nga Ulvi Fejzullahu Kujdes nga ky “KURANI (përkthimi i autorizuar në gjuhën shqipe)” Vizitova panairin e librit në Prishtinë, libri Islam shkëlqente dhe tendat me literaturë Islame vizitoheshin me shumicë. Kjo pa masë më gëzoi, dhe thashë ELHAMDU LILAH. Ndërsa ajo që kësaj here, dëshiroj ta dertoj me ju, për mua ishte një shqetësim i madh kur dy vëllezër më treguan për aktivitetin e të panjohurve për të shpërndarë një KURAN në panair. Që të dy këta vëllezër, dertli të Islamit vërtetë ishin të shqetësuar, dhe padyshim që kishin dhënë kontributin e vetë atë ditë. Ky “Kuran” thërret për një fe të bashkuar për të gjithë njerëzit. Vallahi edhe mua kur më treguan u shqetësova dhe një kopje po të këtij Kuran ma dhanë në dorë që ta shihja e ta denoncoje tek myslimanët se ja pra se çka bëjnë qafirat me bashkëpunëtorët. Të nderuar besimtarë! Kujdes nga ky Kuran i përkthyer, ku ta shihni dhe nëse ju bie në dorë merreni dhe menjëherë digjeni. Kujdes nga librat e shiave dhe kadijanive. Allahu im! Punën dhe aktivitetin e këtyre asgjësoje.
Posted on: Thu, 06 Jun 2013 16:24:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015