Futja e më shumë eurove në treg forcon monedhën vendase - TopicsExpress



          

Futja e më shumë eurove në treg forcon monedhën vendase lekun. Edhe pse tashmë verës po i vjen fundi, të ardhurat e emigrantëve dhe ardhja e turistëve të huaj, dhanë efekt edhe pse jo shumë të ndjeshëm në zhvlerësimin e euros. Në kursin e këmbimit valutor gjatë kësaj jave euro arriti të shkëmbehej me 138 -139 lekë, vlerë kjo e konsideruar si më ulta e arritur gjatë këtij viti. Ky vlerësim i monedhës vendase është një shenjë mjaft pozitive për ekonominë në vend por edhe për shumë qytetarë. Të gjithë ata persona të cilët paguajnë kredi në euro, muaji Gusht ka qenë më i favorshëm në krahasim me muaj më parë kur euro ka qenë vlerësuar deri në 142 lekë. Gjithashtu vlerësimi i lekut ndikon edhe në uljen e çmimit të proukteve ushqimore që importohen nga jashtë. Leku shqiptar është forcuar ndjeshëm edhe kundrejt dollarit amerikan ndaj të cilit ka fituar rreth 5 pikë. Me gjithatë sipas ekspertëve, dobësimi i Euros gjatë Gushtit lidhet edhe me uljen e importeve si rezultat i rritjes së prodhimit vendas duke bërë që të kërkohet më pak Euro. Megjithatë një tendencë e tillë pritet që të përfundojë së shpejti dhe sipas ekspertëve pritet që monedha europiane ti rikthehet përsëri pozicionit të saj sundues ndaj lekut shqiptar.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 06:49:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015