Fytyra e një prindi bëhet më e bukur, kur i buzëqesh fëmijës - TopicsExpress



          

Fytyra e një prindi bëhet më e bukur, kur i buzëqesh fëmijës së tij Nga Gladiola Busulla Durrës, 5 nëntor 2013- Unë besoj se fëmijët në botë duhet të jenë të lirë të rriten në shëndet, paqe dhe dinjitet, - thotë Nelson Mandela. Fëmijëria është një pjesë e çmuar e mozaikut të jetës, e cila pasqyron ndjenjat më të çiltra dhe më të brishta.Energjitë që vibrojnë fëmijët janë kumbim i ëndrrave dhe i dëshirave të tyre, por njëkohësisht simbolizojnë të ardhmen dhe pritshmëritë që ne kemi për ta.Fëmijët janë engjëj që të imponojnë dashuri dhe dhimbsuri të pafund. Duke qenë në fokus të jetës sonë, gjithçka që ne bëjmë u dedikohet atyre. Fëmija të ndryshon jetën dhe të fal pavdekësinë. Kënaqësia dhe emocionet që marrim prej fëmijëve janë shpërblimi ynë më i madh. Edhe botën po t’ua dhurojmë, përsëri nuk mjafton. Dhe universi vetë është kaq irrelevant, para mrekullisë – fëmijë.Populli thotë se fëmijët që lindin nga dashuria janë të përsosur. Përmes këtyre qenieve të dlira (qenie –id, sic i përcakton Frojdi) realizohet vazhdimësia e jetës. Nëse fëmijët rriten me tolerancë, besim, dashuri mësojnë të pranojnë miqësinë, besnikërinë dhe të vërtetën.Nëse një fëmijë rritet me pranimin dhe miqësinë, mëson të gjejë dashurinë kudo në botë !! Nëse një fëmijë rritet me pranimin dhe miqësinë, mëson të gjejë dashurinë kudo në botë !!Për mirërritjen e fëmijës, janë të domosdoshëm të dy prindërit. Qoftë nëna, qoftë babai duhet të përballojnë çdo sfidë dhe të kapërcejnë çdo vështirësi, në emër të dashurisë e të përkushtimit ndaj fëmijëve. Asnjëri prej prindërve nuk mund të zëvendësojë tjetrin apo të plotësojë mungesën e prindit të munguar. Prezenca prindërore është domosdoshmëri jetike. Që në periudhën e foshnjërisë, fëmija duhet të ndiejë përkrahjen, kujdesin dhe vëmendjen e të dy prindërve; dhe mbi të gjitha ambjenti në të cilin do të rritet duhet të jetë i shëndetshëm dhe i ngrohtë. Studimet dhe kërkimet e ndryshme shkencore vërtetojnë se raportet e mira bashkëshortore influencojnë në mënyrë direkte zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Kur atmosfera familjare është e tensionuar, dhe shenjon mungesë dialogu, produkt i saj janë fëmijët agresivë, intolerantë, të pasigurtë në vetvete, të irrituar, antisocialë, të pandjeshëm ndaj gabimeve dhe plot ndjenja negative. Harmonia familjare është kushti primar për të shmangur lëndimin e fëmijës dhe dështimin e tij si njeri.Duke qenë se vogëlushët kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të vecantë, Konventa e të Drejtave të Fëmijëve duhet konsideruar Bibla e shoqërisë sonë. Nëse duam që gjenerata e nesërme të jetë e qytetëruar, duhet të mbjellim mirësi dhe dashuri në zemrat e vogla. Fytyra e një prindi bëhet më e bukur, kur i buzëqesh fëmijës së tij.
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 23:33:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015