GEZUAR... Sot e gjithe Shqiperia feston. Edhe une bashke me te, - TopicsExpress



          

GEZUAR... Sot e gjithe Shqiperia feston. Edhe une bashke me te, sepse kam edhe nje arsye me shume. Im ate sot mbush 75- vjec. Shume here kujtimet e mia te femijerise gershetohen nga zhurma e skalitjes se gureve me zerin e tim eti gjate provave ne skenen e teatrit. EDHE 100-VJEC ARTISTI DHE BABAI IM I DASHUR... THOMA PESHA - NJE JETE NE SKENEN E TEATRIT Lindi me 28 Nentor 1938 ne fshatin Labove e Madhe ( e Zhapes ). Shkollen fillore e mbaroi ne vendlindje, kurse te mesmen teknike ne Vlore. Me kthimin ne Gjirokaster filloi aktivitetin si amator ne estraden e qytetit. Me 28.11. 1968 ishte nje nder 6 aktoret e zgjedhur amatore me te cilet u krijua teatri profesionist i Gjirokastres. Me pas perfundon me sukses kursin 1-vjecar ne Studion prane Teatrit Popullor te Tiranes ku pedagog kishin te madhin Kadri Roshi. Per diplomim iu dha roli i Leninit per te cilin punoi me Lazer Filipin. Per 25 vjet rrjesht ka luajtur ne skenen e teatrit te Gjirokastres rreth 60 role, nga te cilet 30 kryesore dhe 15 te dyta (duke mos harruar ketu edhe role episodike ne filma te ndryshem kinematografike). Vlejne te permenden rolet kryesore tek drama Kurbeti e Cajupit apo Vatra e huaj ( Shtepia ne qytet ) e Ndrek Luces qe ne Festivalin e teatrove profesioniste ne Shkoder paten nje sukses te madh. Nje rol kryesor qe eshte pelqyer jashte mase jo vetem prej publikut te Gjirokastres, Fierit, Tiranes, por edhe prej specialisteve e kritikeve letrar ( si Miho Gjini etj.) ka qene roli i Trush Marines tek drama Fundi i sinoreve , me autor Maku Pene nga Fieri. Me vone pasojne rolet e Mato Grudes te drama Njeriu me top e Dritero Agollit, e Piro Shpiragut tek Mulliri i Kost Bardhit te Jakov Xoxes, e priftit franceskan tek drama Gryka e Namun e Kol Jakoves, drejtorin te drama Drita e Mimika Luces, etj , etj. Dy dramat e fundit qe ka luajtur para se te dilte ne pension jane, Kenge djepi e shitur dhe Erashka. Gjate karieres se tij artistike ka bashkepunuar ngushte me regjizorin e teatrit te Gjirokastres Bernard Kokalari, por edhe me artiste te tjere te medhenj si Pjeter Gjoka, Dhimiter Pecani, Piro Mani, Mihallaq Qilleri, Viktor Zhusti, Nikolla Llambro e shume e shume te tjere .Sot rron ne Gjirokaster sebashku me bashkudhetaren e tij prej 52 vjetesh Marianthi Pesha.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 05:06:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015