GJUHA E ZEMRËS, DIALEKTI I NDJENJËS Nëse të shprehurit - TopicsExpress



          

GJUHA E ZEMRËS, DIALEKTI I NDJENJËS Nëse të shprehurit është çelës, emri i botës së dritës që ky çelës hap është zemra. Vlera e çdo fjale është e përpjesshme me lidhjen që ajo ka me zemrën. Mendoj se gjërat e shprehura me anë të gjuhës dhe buzëve konsistojnë vetëm si hije e shprehisë së zemrës. Mirëpo gjuhën e zemrës që konsiderohet si projeksion i fjalës së vërtetë e kuptojnë vetëm ata që janë të hapur ndaj saj dhe që dëgjojnë frymën që del prej kësaj gjuhe. Llogjika, arsyetimi, stili, respektimi i rregullave kuptimore, janë elementë të rëndësishëm të fjalës së vyer... vërtetësia, figurativja, krahasimi, metafora, alegoria janë pranuar si ngjyra, modeli,dialekti i shprehisë ... dhe këto parime janë pika të rëndësishme që i shtojnë thellësi fjalës. Secili një zbukurim dhe një lojë fjalësh, rimë, citat më vete; efekte këto të marra nga “artet letrare” dhe të konsideruara si marifete të të bërit të pëlqyeshëm fjalën... dhe së bashku me elemente nga “shkencat teologjike” si loja e fjalëve, adaptimi, shkëmbimi, deduksioni i ngjyrosin shprehitë dhe është e sigurt që i bëjnë ato të arrijnë një thellësi estetike. Megjithatë, ajo që e bën shprehinë shprehi është lidhja që ajo ka me gjuhën e zemrës dhe të qenit fryma dhe toni i aluzioneve të brendshme. Fjalët duke qenë kallëpe të kuptimeve mund të jenë kuptimore,shprehëse dhe të pangjashme deri në një pikë- për momentin mund të jemi disi të huaj kundrejt këtyre frazave- mund të thuhet se edhe rregulli,metoda dhe disiplinat e tyre janë të rëndësishme; por është gjithashtu e vërtetë se pasuria dhe thellësia e fjalëve normalisht të kërkuara në një shprehi janë “të përhapura proporcionalisht” mbasi janë shfaqur nga thelbi i zemrës dhe i shpirtit. Janë ato zemra që rënkojnë me emocionin e buruar nga besimi që kanë një ndikim të vazhdueshëm mbi dëgjuesit dhe që bëhen mjet për dashurinë. Përkundrazi të gjitha fjalët dhe shprehitë që nuk i janë atribuar mekanizmit të ndërgjegjes, nuk janë shqiptuar me gjuhën e zemrës dhe nuk janë ngjyrosur me dialektin e edukatës sado të praruara që ato të jenë nuk mund të kenë një ndikim të vazhdueshëm mbi shpirtrat. Bota e brendshme e njeriut duhet të jetë gjithmonë e begatë, e pastër si tempujt, e hapur ndaj mëshirës së Arshit dhe gjithmonë në marrëdhënie entuziaste me të, në mënyrë që jehonat e kuptimit dhe metaforës të artikuluara nga kjo botë të jenë më të thella dhe të vazhdueshme. Ai që i ka sytë e zemrës të mbyllur, shpirtin nën presionin e pasioneve trupore dhe materiale nuk mundet që të ndikojë ndonjëtjetër sadopak. Ata që në çdo kapitull të jetës së tyre veprojnë sikur e shohin atë, ulen e ngrihen duke konsideruar se shihen nga ai, me shprehjen e Kuranit kudo që ndodhen e ndiejnë prezencën e tij dhe kur u hedh shikimin fytyrat e ndritshme të kujtojnë Allahun dhe gjithmonë kanë qenë aq bindës sa besimi i tyre; të vërtetat e tyre dhe po aq sa ata ndiejnë “të vërtetën e të vërtetave” i kanë shpallur përreth dhe kanë vazhduar të jenë zëri dhe fryma që oshëtin në gjoksat tanë. Dikush që është i pavetëdijshëm për shpirtin e tij, indiferent ndaj natyrës së sofistikuar të tij, që marrëdhëniet me Allahun i ka lënë pas dore edhe sikur të këndojë si bilbilat apo t’u ofrojë të tjerëve poema nga më epiket nuk mund të hyjë aspak në zemrën e dikujt dhe nuk mund të ketë influencë; mund të flasë shumë bukur, me fjalimet e tij mund të mbledhë favore dhe komplimente por mbi bashkëbiseduesit nuk mund të stimulojë një efekt të qëndrueshëm dhe absolutisht nuk mund t’i shpierë tek Allahu; Allahu çelsin e koduar që të shpie tek Ai ja ka dhuruar gjuhës së zemrës dhe dialektit të edukatës. Deri tani ata që me dijet e tyre të thata të cilat nuk burojnë nga shpirti dhe zemra dhe që nuk arrijnë deri në sekretet shpirtërore të njeriut, me fjalët e tyre të kota, me lojërat e gjuhës dhe mendjes që ushqejnë epshet e tyre mendojnë se janë duke bërë diçka por kanë shushatur veten dhe kanë mashtruar të tjerët dhe nuk e kanë arritur aspak lumturinë e të qenit zëri dhe fryma që oshëtin vazhdimisht nëpër kraharorë. Zëri-fryma, gjuha-buza, kalemi dhe gishti duhet të jenë në dispozicion të aluzioneve të brendshme që fjala të arrijë vlerën e vërtetë. Ushtarët e zemrës gjithmonë përpiqen për t’i sjellë vlerën e vërtetë fjalës. Ata hedhin rrjetat, përpiqen vazhdimisht të kapin aluzionet e brendshme dhe metaforat që burojnë nga zemrat e tyre, janë të mbyllur ndaj mendimeve që nuk kanë marrë vizën nga mekanizmi i ndërgjegjes, zërat-fjalët që nuk burojnë nga zemrat e tyre edhe të tingëllojnë si melodi bilbilash ata i lënë të harruara në një qoshe të brendësive të tyre dhe jetojnë vazhdimisht në një inspektim heshtjeje ndaj këtyre mendimeve. Për ato burime që janë të sigurt që vijnë nga zemrat e tyre dhe të lidhura me të vërtetën edhe pse në pamje të jashtme mund të duken si helm për mendjen janë më të preferuara tek ata sesa gjithë lumenjtë që nuk dalin nga gjuha e zemrës dhe të pangjyrosur me dialektin e ndjenjës; më të preferuara sepse ata nuk janë në ndjekje të egoizmit të tyre dhe interesit material; duke ecur në rrugën e lidhur me botërat e tyre të mendimit edhe pse kalojnë një mijë privime dhe dëmtime, ata gjithmonë kanë si qëllim drejtimin që tregon busulla e zemrës dhe kur nevojitet janë gati ta harrojnë vetveten plotësisht apo të mos përmenden një jetë të tërë. Ata nuk ndjekin as lavdinë, as famën, as pasurinë. Nëse për punët që bëjnë hasin pabesi apo ekspozohen ndaj deprivimeve ata as ofendohen, as u mbetet hatri, as fajësojnë ndokënd me pabesi. Të sjellurit në këtë mënyrë e quajnë domosdoshmëri të besimeve të tyre dhe karakteristikë të rrugës në të cilën ecin; negativitetit me të cilin përballen i thonë një “ejvallah” dhe shohin të marrin udhën në këtë rrymë pejgamberësh. Gjatë historisë të gjithë ndjekësit e Kuranit kanë menduar në këtë mënyrë dhe marshuar përgjatë kësaj rruge. Dje dhe sot udhëtarët e asaj rruge të ndritshme janë betuar për të qenë ndjekësit e Udhërrëfyesit të Pafund, kanë frymëzuar gjithmonë dashuri, i kanë dashur të tjerët, i kanë përqafuar të gjithë me ndjenja vëllazërie, me fjalët e Bediuzzamanit e shikojnë universin si “djepi i vëllazërisë”, kur kanë folur kanë folur me gjuhët e tyre të zemrës, fjalimet e tyre i kanë ngjyrosur me dialektin e ndjenjës dhe kanë arritur në pikën që ndan të vdekshmen nga e Përjetshmja, me ndjenjat dhe entuziazmin e tyre gjithmonë kanë pikturuar një tabllo plot larmi. Janë këta që në shenjat më të vogla përreth dëgjojnë shpirtin dhe kuptimin e ekzistencës; gjërave që dëgjojnë u japin formë me aluzionet në fytyra dhe domethëniet në sy; i parashikojnë sekretet e thella të të ekzistuarit me një intuitë shpirtërore dhe mundohen që këdo që hasin ta bëjnë të shijojë si një “sofër hyjnore” kuptimet që derdhen rrebesh nga kodrat e zemrës... kalojnë nëpër lugina, dhe kërkojnë zemra për të ofruar bukuritë që lulëzojnë në besimet e tyre...dhe për çdo shpirt me nivel që gjejnë për ata është si të festuarit e një bajrami. Mjaft të pafajshëm në ndjenjat e tyre, modest edhe përballë arritjeve më të mëdha, të mbyllur ndaj çdo kërkim-shpërblimi; janë plot lumturi dhe mall. Natë e ditë janë gjithmonë në kërkim të një sekreti.. dëshira e tyre më e madhe është ndarja e sekreteve. Me ato që ndiejnë në zemra mundohen të stimulojnë entuziazëm në zemrat e të tjerëve. U ofrojnë zemrave ndjenjën-mendimin, zërin-fjalën, kompozimet e pashkruara e të pathëna. Me emocionin e punës që bëjnë mbeten të ekzaltuar, as dëshpërim as brengë, as dyshime as hezitime; e marrin kënaqësinë dhe shijen e veprave dhe aksioneve të asaj që bëjnë dhe nuk kërkojnë shpërblim tjetër dhe as shpirti as zemra nuk ështe në dijeni të asaj që kërkojnë. Ofrojnë frymën, kuptimin, artin dhe dashurinë që të jep kënaqësi të pafund dhe që e kanë mbrujtur me tharmën në zemrat e tyre. Nëse dikush është pa paragjykime nuk mund të shpëtojë nga ndikimi i këtyre zërave magjik që derdhen nga shpatet e zemrës si ujëvarat që të lehtësojnë shpirtin; nuk mund të shpëtojë askush nga hijeshia e kësaj dije sekrete që përplaset nëpër kraharorë dhe bën jehonë në egon e njeriut… Askush nuk mund të qëndrojë i heshtur kundër këtyre deklaratave ndikuese të zemrës të konsideruara si një reflektim fjalësh përtej qiejve. Edhe pse nuk e shohim menjëherë ndikimin këto monumente shprehish që buçasin nga zemra që kanë arritur një dialekt të pangjashëm nëse jo sot, nesër patjetër mbi zemrat e hapura do ta tregojnë ndikimin, kanë për të marrë nën influencë sistemet e ndërgjegjes me të gjitha thellësitë.. dhe një ditë këto të ardhura që janë bërë pjesë e fituar e subkoshiencës dalin në shesh që edhe si në rastin e një sugjerimi të vogël ka për të ngyrosur me bojën e vet edhe shpirtrat më indiferent. Po, sot për sot nuk ka humbur asnjë fjalë që është thënë me gjuhën e zemrës apo folur me dialektin e ndjenjës. Tani mendjet i regjistrojnë ato si një disketë, vlerësojnë ndërgjegjen, i rrisin ato duke i ushqyer me logjikë dhe arsyetim dhe i fusin në modele të reja, i konvertojnë në forma të reja, pastaj ja lënë emanet një “kohe të përcaktuar”. Kur t’u vijë sezoni ndoshta ato shprehi magjike të zemrës, ato gjurmë të pashlyeshme të ndjenjës mbi shpirtra do të përçojnë gjëra të padëgjuara dhe bukuri të pazakonta..!
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 04:18:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015