GRA QE ZHVESHIN BURRA!!! Mos me thuaj qe edhe ti nuk je nje grua - TopicsExpress



          

GRA QE ZHVESHIN BURRA!!! Mos me thuaj qe edhe ti nuk je nje grua e tille? Une jam femer vete dhe e di fare mire ndjesine e mrekullueshme qe te jep... zhveshja e burrit tend. Oh cfare kenaqesie ta zhveshesh. Pune e madhe se ai sekelldiset apo vihet ne siklet, madje efekti i kenaqesise behet i plote kur e zhvesh ne publik... Perse me gjykoni dhe thoni qe kam luajtur mendsh. A nuk eshte ne mode kjo gje? Ne fakt kot thone qe tani eshte ne mode, pasi kjo gje nuk ka dale kurre nga moda. Fillon edhe e zhvesh, i heq shtresen e pare. Ai i kapur ne befasi, fillon e reagon, perpiqet ti mbaje teshat ngjeshur, por ti je me e sofistikuar dhe ja del mbane. Ja mbush mendjen qofte me nje fjale, qofte me nje nga ato skandalet e vogla te histerise femerore, ku kujtohen te gjitha te metat e tij, te fisit te tij te qelbur dhe te prinderve te tij cipecjerre. Ai nuk mund ta besoje ate qe po i ndodh. Vertet je ti ajo qe kerkon ta zhveshesh ate? Aq duhet, ai e humb toruan, mbase do edhe te te kenaqe ty qe te mos thuash se ti ka ngrene te drejtat dhe nuk te trajton si femer te emancipuar, keshtu qe le vehten ne duart e tua. Ja, kjo eshte ajo qe ti doje. Ty te pelqen triumfi i fillimit. Me pas, fappp, iken edhe nje shtrese teshash. Pak me pas edhe nje tjeter, edhe burri doli lakuriq!!! Po po lakuriq. Me e bukura eshte se ai pershtatet me kete gje dhe jeton me lakuriqesine e tij te re. Tani ai nuk ka me turp nga lakuriqesia e tij dhe e merr ate ngado me vete, kudo ku shkon. Ai ecen lakuriq perkrah teje, ne sy te femijeve, te fqinjeve, te shokeve te tij, te kolegeve, te gjithe qytetit. Ai pak nga pak, me hir e me pahir u mesua qe ti ta zhveshesh, madje deri diku u mesua te rrije vete pa tesha. Me e bukura qenka moj gra, qe pasi i zhveshim dhe i leme burrat te jetojne lakuriq, atehere kur na duhet, ne u kerkojme atyre qe te vishen. Ju kerkojme qe te veshin burrerrine e tyre, te cilen ua kemi hequr pak nga pak cdo dite. E ku ti gjejne ata teshat burrerore, kur ne ua kemi djegur ato ne zjarr? Ku ti gjejne ata pantallonat e burrerise kur ne i beme ato shkrumb e hi me ceremoni e me dajre? Mikesha te dashura, fatkeqesisht ne na pelqen qe ti zhveshim burrat nga karakteri i tyre mashkullor, duam qe ata te flasin si ne, te ndiejne si ne, te vishen si ne (ne nuk heqim dore duke bere eksperten ne stilin e tyre te te veshurit dhe ua vdesim stilin dhe individualitetin, vetem sepse ne na pelqen keshtu), i detyrojme qe te bejne gjera grash dhe presim madje qe ata te buzeqeshin nga "kenaqesia" (ti marresh meshkujt te bejne pazar per nja pese ore te mira, nderkohe qe ata e urrejne pazarin), etj etj. Kur na duhet te marrim vendime te rendesishme per jeten e femijeve dhe te familjes, atehere presim qe ata si meshkuj te marrin drejtim apo te vendosin familjen ne vendin e nderit qe i takon ne shoqeri. Ne i fajesojme qe nuk jane aq meshkuj sa duhet dhe, kete "zbulim cudi" ua themi shoqeve ne telefon dhe fqinjeve ne ashensor, ashtu kot si per muhabet. Po cfare presim ne nga meshkujt qe vete i kemi karandisur si mos me keq. I kemi bere lolo... Sa keq! Nje burre i zhveshur, nuk mund te kete tjeter status, pervecse ate te nje mashkulli lakuriq... Ju pershendes;) Edi
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 22:06:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015