Gjendja aktuale e mjerueshme e përfaqësimit të drejtë dhe - TopicsExpress



          

Gjendja aktuale e mjerueshme e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, do të vazhdojë të përkeqësohet. Siç mëson Alsat M, tani shënjestër e Ministrisë do të jenë diplomatët profesionalë shqiptarë në misionet diplomatike në 16 qytete të botës. Rreth 28 diplomatë shqiptarë janë kthyer ose do të kthehen deri më 1 shkurt të vitit 2014. Arsyetimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme është se bëhet fjalë për proces të rregullt të tërheqjes së diplomatëve pas përfundimit të mandatit të tyre, por informacionet tona flasin se këta diplomatë do të përfundojnë misionin e tyre para kohe. Përveçse në misionet diplomatike, përfaqësimi i shqiptarëve është shpërfillës edhe në vetë Ministrinë e Jashtme. Nga 16 drejtori, në kuadër të Ministrisë së Jashtme, vetëm 2 drejtohen nga kuadro shqiptarë. Sipas kësaj, i bie që shqiptarët udhëheqin vetëm 12,5% të drejtorive, që nuk është as gjysma e kuotës së garantuar me Kushtetutë. Përfaqësimi i shqiptarëve në këtë dikaster është në rënie, pas ardhjes në krye të ministrisë aktual Nikolla Poposki. Nga 21%, gjatë kohës së ministrit paraprak, përqindja e shqiptarëve ka rënë tashmë në 19,2%, bazuar në Raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2012. Poposki ka ulur me sukses edhe numrin e ambasadorëve shqiptarë. Nga 7 ambasadorë shqiptarë në mandatin e paraardhësit të tij, aktualisht numri është ulur në vetëm 4 ambasadorë. Siç njoftuam gjatë ditës së djeshme, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është shpërfillur edhe gjatë emërimit të konsujve të përgjithshëm, ku në mesin e 8 konsujve ka vetëm 1 shqiptar. Gjithashtu Ministria e Jashtme është Ministria e vetme në vend e cila udhëhiqet ekskluzivisht nga maqedonasit. Ministri, zv/ministri dhe sekretari shtetëror në këtë ministri, që të 3 janë të përkatësisë etnike maqedonase, që përbën precedent në qeverinë aktuale. Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Jashtme dhe misionet diplomatike zuri vend edhe në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme. “Prej 48 ambasadorëve, ka vetëm 4 ambasadorë shqiptarë të deleguar. Dy janë serbë dhe një boshnjak, pra nga 48 ambasadorë vetëm 4 janë shqiptarë. Ndërsa në misionet konsullore, prej 8 konsujve ka vetëm 1 shqiptar dhe 1 turk. Ky është përfaqësimi real, “i drejtë”, adekuat i shqiptarëve në Maqedoni”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH. Përveç përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Ministria e Jashtme shpërfill edhe gjuhën shqipe. Ueb-faqja zyrtare e kësaj ministrie funksionon vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 19:56:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015