Gjendja në umet Nuk po më zë vendi vend, te vëllezërit e mi - TopicsExpress



          

Gjendja në umet Nuk po më zë vendi vend, te vëllezërit e mi i kam mend, s’po mund të qetësohem dot, kur i shoh ata me lot. Kur shoh kafirat çka bëjnë, anekënd po na luftojnë, kur shoh gjendjen në umet, zemra don të më pëlcet. Po ku janë burrat muslimanë? A s’dëgjojnë britmat anembanë? A s’ua verbon sytë e vërteta? Apo ende e ëmbël iu duket jeta? S’i takon burrit të qëndrojë në shtëpi, kur i vriten vëllezërit e tij, ndihma nga ti sot po pritet, kur vëllau yt atje po vritet. A e sheh në çfarë gjendje kemi rënë, që kur Islamin e kemi lënë, duke menduar gjithkush për veti, u dobësua i gjithë umeti. Hoxhë Omer Bajrami
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 21:04:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015