Gjici: Ky është vetëm fillimi, për kualifikim në Ukrainë Në - TopicsExpress



          

Gjici: Ky është vetëm fillimi, për kualifikim në Ukrainë Në lidhje me nënshkrimin e Dritan Smajlit me Kukësin, presidenti i skuadrës verilindore, Safet Gjici, shprehet: “Jam shumë i kënaqur që e fillojmë merkaton më Smajlin. Kam besim se ai do t’i shërbejë fort ekipit. Ne marrim një mbrojtës, sepse duam që të kemi në dispozicion lojtarë cilësorë që i shërbejnë grupit. Kemi aktivitet të ngjeshur dhe disa prej lojtarëve nuk kanë asnjë shkëputje nga ndeshjet. Dihet që kjo është shumë e lodhshme. Smajli është lojtar që unë e pëlqej. Ky është fillimi, por shpejt do ketë edhe kontrata të tjera. Gjithsesi, nuk dua t’i bëj të njohur emrat sot. Te grupi aktual i lojtarëve nuk ka kurrfarë xhelozie për afrimet e reja. Ky grup që është aktualisht e ka rifirmosur i tëri kontratën e re me mua pas rezultateve të shkëlqyera në Superiore dhe sidomos në Kupat e Europës. Nga njëra anë po stërvitemi për në Kupat e Europës, nga ana tjetër po bëjmë edhe merkato duke mos pasur kohë për fjalë të shumta, por vetëm për vepra e mbështetje për ekipin, i cili këtë vit të jetë edhe kampion i vendit”, – thotë kreu i Kukësit. Në lidhje me ndeshjen e kthimit ndaj Metalurgut dhe çështjen e kualifikimit, Gjici komenton: “E them me bindje se shanset për t’u kualifikuar janë 56%. Por nuk duhet të shkojmë atje euforikë. Duhet të tregohemi të matur. Kundërshtari është i fortë, megjithatë nuk kemi ndërmend të ikim për xhiro. Ne shkojmë për kualifikim dhe do kthehemi të kualifikuar
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 09:30:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015