Gjithashtu, përshkruhet edhe dialogu mes besimtarëve dhe - TopicsExpress



          

Gjithashtu, përshkruhet edhe dialogu mes besimtarëve dhe mosbesimtarëve në Ditën e Gjykimit: "(Besimtarët do të pyesin:)Ç’ju solli në Sekar (Sekar - emri i Xhehennemit më të ashpër)?(Mosbesimtarët) Do të thonë: Ne nuk e kryenim namazin, nuk i ushqenim të varfërit dhe përziheshim me të tjerët në punë të kota, ndërsa Ditën e Gjykimit nuk e besonim, derisa nuk na erdhi vdekja!" [El-Muddeththir, 42-47] Transmetohet nga Xhabir ibn Abdullahu r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Mes njeriut dhe mosbesimit është lënia e namazit." [Muslimi] Poashtu ka thënë: "Ajo me çka dallohemi ne muslimanët nga ata (mosbesimtarët) është namazi, pra kush e le namazin është mosbesimtar." Allahu xh.sh thotë: "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë" [Ta Ha, 124]
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 03:28:54 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015