Gjithnjë e më shumë qeveria shqiptare ndodhet nën presionin e - TopicsExpress



          

Gjithnjë e më shumë qeveria shqiptare ndodhet nën presionin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që shkatërrimi i armëve kimike siriane të bëhet tek ne. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, bëri të ditur se Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit, kanë pasur një bisedë të gjatë telefonike për aspektet e sigurisë. Ne u kontaktuam vetëm si anëtarë të NATO-s , thotë Bushati. Qeveria jonë duket të jetë në mes dy zjarresh, presionit amerikan dhe një sfidë në rritje në opinionin publik. Ambjentalistët dhe qytetarë të zakonshëm protestuan para selisë së qeverisë, duke kërkuar që të hidhet poshtë çdo propozim për çmontimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Nga ana tjetër një nga vendimet e para të qeverisë Rama, pak javë më parë, ishte shfuqizimi i ligjit të importimit të plehrave të firmosur nga Berisha.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 18:31:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015