Gjykata njeh Bashën si kreu i PD, Alibeaj: Olldashi nuk e - TopicsExpress



          

Gjykata njeh Bashën si kreu i PD, Alibeaj: Olldashi nuk e gëlltiti dot humbjen e hidhur 14-08-2013 / Gazeta 55 Gjykata njeh Bashën si kreu i PD, Alibeaj: Olldashi nuk e gëlltiti dot humbjen e hidhur Gjykata e Tiranës njeh juridikisht zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike. Me një vendim të datës 12 gusht 2013, gjyqtari i kryeqytetit, Asim Vokshi, ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike “për depozitim i akteve për zgjedhjen e kryetarit të ri Lulzim Basha”. Siç bëhet e ditur, në këtë proces civil, Partia Demokratike është përfaqësuar nga juristi Albert Avduli. Pasi ka hapur procesin gjyqësor, drejtuesi i seancës shqyrtoi dokumentet e paraqitura nga pala kërkuese, Partia Demokratike. Në vendimin e dhënë, gjykata shprehet se gatë hetimit gjyqësor rezultoi se me urdhrin nr. 12, datë 19.12.1990 të ministrit të Drejtësisë, është vendosur miratimi i formimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Po kështu, në gjyq u tha se me vendimin nr. 4890, datë 25 korrik 2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është vendosur pranimi i depozitimit në regjistrin e partive politike të vendimeve të miratuara në Kongresin VIII të partisë, i mbajtur në datën 23-24 prill 2005. Gjykata shprehet se më datë 22 korrik 2013 në Partinë Demokratike të Shqipërisë janë mbajtur zgjedhjet e anëtarësisë së kësaj partie për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Trupi gjykues më pas u është referuar dokumenteve zgjedhore të paraqitura nga PD në përfundim të procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri. “Sipas tabelës përmbledhëse të datës 23.07.2013 rezulton se është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha me 33 220 vota, nga 41 280 gjithsej”, thekson gjykata. Sipas saj, në seancë gjyqësore, Partia Demokratike, me anë të përfaqësuesit të saj, i paraqiti gjykatës dokumentacionin që provon procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj force politike. Duke cituar bazën ligjore për këtë rast, gjykata është shprehur me vendim se “praktika e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike duhet të depozitohet në regjistrin e posaçëm të partive politike, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një veprimtarie normale për këtë person juridik. Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z. Lulzim Xhelal Basha”. Në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura, gjykata çmoi se kërkesa e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë është e mbështetur në ligj e në prova e, për rrjedhojë, duhet pranuar. Baza kryesore juridike mbi të cilën u zhvillua procesi ishte ligji për partitë politike, ku në nenin 9 të tij thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë mban regjistrin e partive politike. Mes të dhënave të tjera në këtë regjistër, ligji kërkon që të shënohet edhe emri i kryetarit të Partisë. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, komentoi në një intervistë për gazetën “Panorama” zgjedhjet në PD dhe shkaqet përse kjo forcë politike humbi më 23 qershor. “Rezultati i Bashës përtej çdo dyshimi, Olldashi s’e gëlltiti dot humbjen e hidhur”, tha Alibeaj. Ai shprehet se “rezultati u perceptua gjatë gjithë procesit, se ishte në koherencë edhe me skalionimin e opinioneve mbi secilin kandidat, vlerësime këto të krijuara që në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Në ato zgjedhje PD mori rreth 80% të mbështetjes popullore që kishte më parë. Çuditërisht edhe rezultati brenda partisë u nda në raportin 80%-20%. Bjerrja e mbështetjes së PD-së në rezultatin e 23 qershorit u reflektua besnikërisht edhe në gjykimin për kryetarin e partisë”, tha Alibeja ne nje interviste sot per Panorama. ... Komente Emri : E-mail : Komenti :
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 19:53:54 +0000

Trending Topics




© 2015