Gjërat që nuk e prishin agjërimin 1. Marrja e ushqimit dhe e - TopicsExpress



          

Gjërat që nuk e prishin agjërimin 1. Marrja e ushqimit dhe e pijeve me harresë apo përdhunisht (me dhunë). 2. Barnat që përdoren në sy dhe në veshë, heqja e dhëmbit dhe pastrimi i varrës. 3. Injeksionet joushqyese (penicilina, vaksinat), por më së mirë është të merren pas iftarit. 4. Përcjellja në fyt e pështymës apo e pluhurit të rrugës ose të miellit. 5. Gazrat që përdor i sëmuri (prej frymëmarrjes) për lehtësimin e frymëmarrjes. 6. Dhënia e gjakut në sasi të vogël për analizë mjekësore. 7. Përdorimi i tabletave nën gjuhë. 8. Përdorimi i ilaçit për pastrimin e fytit (nëse nuk përcillet në fyt). 9. Pastrimi i veshëve, i trupit gjatë ditës, pikat që përdoren në hundë (me kusht që të mos depërtojë në fyt). 10. Kontrollimi mjekësor me aparate të ndryshme që bëhet në stomak dhe në fushën e gjinekologjisë. 11. Pastrimi i dhëmbëve me misvak apo brushë (por duhet pasur kujdes që të mos depërtojë në fyt). 12. Hedhja e ujit në kokë, në rast se ka temperaturë, apo shpëlarja e gojës. 13. Nëse është xhunub, mund të lahet dhe ta vazhdojë agjërimin. 14. Përdorimi i erërave dhe i parfumeve. 15. Dhënia gji fëmijës. 16. Futja e ujit në gojë dhe hundë gjatë marrjes së abdesit, duke pasur kujdes që të mos përcillet në fyt. 17. Dhimbjet e pakta të kokës, flama, kollitjet e lehta. 18. Shijimi i ushqimit me majë të gjuhës. 19. Puthja, përkëdhelja, përqafimi i gruas me kusht të përmbajtjes, që të mos shkaktohet ejakulimi. 20. Përgojimi, rrena, shpifja, mbartja e fjalëve (por këto e pakësojnë vlerën e agjërimit). (adm A.K)
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 13:06:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015