Gjërat që sjellin fat: 1.Të veshësh një gjë të re: kjo - TopicsExpress



          

Gjërat që sjellin fat: 1.Të veshësh një gjë të re: kjo gjë simbolizon nisjen e një jete të re. Kështu ju mund të zgjidhni të blini një komplet intim të ri, ndërkaq në konsideratë merrni edhe vetë fustanin e nusërisë. 2.Të veshësh një gjë të vjetër: nusja duhet të mbajë me vete një objekt të së kaluarës për të mos harruar rëndësinë e asaj që ka kaluar dhe jetës së re, si p.sh. një karficë apo bizhuteri. 3.Të veshësh një gjë të marrë borxh: ky veprim simbolizon dashurinë dhe afrimitetin me personat që na rrinë pranë. Objekti që do të merrni borxh duhet të jetë i të afërmve tuaj, apo i miqve më të ngushtë. 4.Të veshësh diçka të dhuruar: kjo gjë vlen për të treguar dashurinë e personave më të dashur, që do të jenë gjithnjë të pranishëm në jetën tuaj. 5.Të veshësh diçka blu: kjo është një ngjyrë që simbolizon sinqeritetin dhe pastërtinë nga ana e nuses. Ky rit është shumë antik që kur nusja vishej e gjitha me blu. Në ditët e sotme traditë është bërë llastiku i çorapeve i dekoruar me një fjongo blu.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 06:41:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015