Gruaja, Burri dhe lidhja ndermjet tyre(martesa), trashegimia, - TopicsExpress



          

Gruaja, Burri dhe lidhja ndermjet tyre(martesa), trashegimia, nenat, shkurorezimi, poligamia, mbulesa, në kendveshtrimin e fese Islame. Është e kthjellët që këndvështrimi kuranor për gruan nuk është i ndryshëm nga i burrit, por ndryshimi eshte vetem ne disa detyra p.sh mashkulli esht i detyruar ne furnizimin e familjes, ndersa femra nuk e ka detyre, vetem nese deshiron mund te kontribuoi ne te, sic do ta shikojm me poshte.. “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuresit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzabë, 35) Ata që të dy janë krijesa të Zotit, synimi i të cilëve në tokë është të adhurojnë Zotin e tyre, të bëjnë vepra të mira, të ndalojnë të keqen dhe që të dy do të vlerësohen sipas puneve te tyre. Kurani asnjë herë nuk e përmend që gruaja është porta e djallit ose që ajo është gënjeshtare për natyr ndryshe nga krishteret dhe jehudetë. Të gjithë gra e burra janë krijesa të Tij, Kurani kurrë nuk thotë se nuk ka ekzistuar ndonjë grua e lartë ndonjëherë per dallim nga krishteret dhe jehudet. Përkundrazi Kurani i mëson të gjithë besimtarët, grave po aq sa burrave, të ndjekin shembullin e atyre grave ideale si Merjemja dhe e shoqja Faraonit qe ishin besimtare: “E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bëj një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen të bijën e Imranit që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme”. (Tahrimë, 11-12) Te krishteret dhe jehudet ishte e njëjta ide e trajtimit të vajzave si burime turpi për prindërit, që i çoi paganët arabë, përpara ardhjes së Islamit, të praktikojnë groposjen e fëmijëve femra. Kurani e dënon rreptësisht kështu këtë praktikë të urrejtur: “Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej (mendon), a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”. (Nahl,59) Na duhet që ta përmendim se ky krim i mbrapshtë nuk do të kishte ndaluar kurrë po të mos ishte për gjuhën e ashpër me të cilën i dënon Kurani këto praktika (Nahl, 59; Zuhruf, 17; Tekvir, 8-9). Kurani për më tepër nuk bën dallim midis vajzës dhe djalit. Në të kundërt me Biblën, Kurani e konsideron lindjen e një femre si dhuratë dhe bekim nga Zoti, njësoj si lindjen e një mashkulli. Madje Kurani e përmend lindjen e një femre si dhuratë të parën: “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; ai i fal vetëm femra atij që do, e i fal vetëm meshkuj atij që do…”. (Shura, 49) Me qëllim që të zhduki të gjitha gjurmët e vrasjes së vajzave në shoqërinë muslimane të sapolindur, Profeti Muhamed u premtoi atyre që qenë bekuar me vajza me një shpërblim të madh nëse ata do t’i rrisnin ato mirë: “Ai që do të merret me rritjen e vajzave dhe i trajton ato me mirësi, do të ketë mbrojtje për të nga zjarri i xhehenemit”. (Buhariu dhe Muslimi) “Kushdo që i mban dy vajza deri sa ato arrijnë moshën madhore, ai dhe unë do të vijmë Ditën e Ringjalljes kështu; dhe ai i bashkoi gishtat e tij” (Muslimi) Allahu i Madheruar ne Kurani në mënyrë elokuente përshkruan lidhjen ndërmjet të martuarve duke thënë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21) Ky është koncepti kuranor i martesës: dashuri, mëshirë dhe qetësi njeri per tjetrin. “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i urtë”. (Teube, 71) “Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër”. (Ali Imran, 195) “Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë”. (Gafir, 40) “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (Nahl, 97) Gratë, njësoj si edhe burrat, mundet që në mënyrë të pavarur të shkonin tek pejgamberi Muhamed(kur ishte gjall) dhe të jepnin betimet e tyre: “O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’I shoqërojnë asnjë send Allahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijët e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron,atëhere, prano zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato, se Allahu është mëkatfalës dhe mëshirues”. (Mumtehine, 12) Islami qysh në shekullin e shtatë të erës sonë, i ka garantuar gruas personalitetin e saj të pavarur, të cilin Perëndimi i judeo-krishterë ia pat privuar atyre deri vonë. Në Islam, nusja dhe familja e saj nuk janë të detyruar në asnjë mënyrë t’i japin dhuratë dhëndërit. Vajza në një familje muslimane nuk është borxhlie. Një grua është aq e nderuar në Islam saqë ajo nuk ka detyrë të paraqesi dhurata me qëllim që të tërheqi bashkëshortë të mundshëm. Është dhëndri që duhet t’i paraqitet nuses me një dhuratë martese. Kjo dhuratë konsiderohet pronë e saj dhe as dhëndri e as familja e nuses s’kanë ndonjë pjesë ose kontroll në të. Në disa shoqëri muslimane sot, një dhuratë martesore prej disa mijëra dollarësh në diamante nuk është e pazakont. Nusja i mban dhuratat e martesës edhe sikur të jetë shkurorëzuar. Bashkëshortit nuk i lejohet asnjë pjesë në pronën e gruas përveçse atë çfarë i ofron ajo atij me dëshirën e saj të lirë Kurani e ka shpallur pozicionin e saj në këtë çështje shumë qartë: “Grave jepuni dhuratën e kurorës së tyre (nikahun) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëhere hani atë hallall të mirë”. (Nisa. 4) Fitimet dhe prona e gruas janë nën kontrollin e plotë të saj dhe për përdorimin e saj vetëm, edhe kur mbajtja e saj dhe fëmijët e saj janë nën përgjegjësinë e bashkëshortit. Nuk ka rëndësi se sa e pasur është gruaja, ajo nuk është e detyruar të veprojë si bashkëfurnizuese për familjen nëse ajo nuk e bën këtë zgjedhje vetë vullnetarisht ashtu. Bashkëshortët trashëgojnë prej njëri-tjetrit. Për më tepër një grua e martuar në Islam e ruan personalitetin e saj të pavarur ligjor dhe mbiemrin e familjes së saj (Lejla Badaui, “Islam”, në “Gruaja në fe”, Xhin Holm dhe Xhon Buker bot., Londër: Pinter Publishers 1994, fq. 102). Shkurorëzimi Le ta fokusojmë tashti vëmendjen tonë se si Islami e çkurajon shkurorëzimin. Profeti i Islamit iu tha besimtarëve që: “...ndërmjet veprave të lejuara, shkurorëzimi është më i urryeri te Zoti” (Ebu Daudi). Një mashkull musliman nuk mundet që ta shkurorëzojë gruan e tij vetëm sepse ai nuk e pëlqen atë. Kurani i mëson burrat muslimanë të sillen mirë me gratë e tyre edhe në rastet e emocioneve të vakëta dhe ndjenjave të mospëlqimit: “Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni”. (Nisa, 19) Profeti Muhamed jep një mësim të ngjashëm: “Një besimtar nuk duhet të urrejë një besimtare. Nëse ai nuk i pëlqen ndonjë veçori e saj, ai do të mbetet i kënaqur me një tjetër” (Muslimi). Profeti gjithashtu ka theksuar se muslimanët më të mirë janë ata që janë të mirë për gratë e tyre: “Besimtarët që tregojnë besimin më të përkryer janë ata që kanë karakterin më të mirë dhe më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët për gratë e tyre” (Tirmidhiu). Sidoqoftë, Islami është një fe’ praktike dhe ai i njeh që gjenden rrethana në të cilat martesa shkon në buzë të shkatërrimit. Në të tilla raste, një këshillë e thjeshtë apo një vetëkontroll nuk janë rrugëzgjidhja. Kështu që çfarë mund të bëjmë për të shpëtuar martesën në të këtilla raste? Kurani ofron disa këshilla praktike për bashkëshortët (burrit ose gruas) partneri i të cilit (burri ose gruaja) është ai që vepron gabim. Për bashkëshortin, gruaja e të cilit sjellja e keqe po i kërcënon martesën, Kurani jep katër tipe këshillash të detajuara si më poshtë: “... gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni (1), madje largoni nga shtrati (2) (e më në fund), edhe rrahni (3)(lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat e as largimi), e nëse ju respektojnë, atëhere mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi. Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas). Dërgoni një pari të drejtë nga nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj (4). Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas)”. (Nisa, 34-35) Përpiqesh me tri të parat fillimisht. Nëse ato dështojnë, ndihma e familjeve për këtë mund të kërkohet. Dikush i tha të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Cila është e drejta e grave tona mbi ne?” -Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ta ushqesh atë nëse ha edhe vetë, ta veshësh atë nëse vishesh vetë, të mos e godasësh në fytyrë dhe as t’i lësh shenja (në trup) dhe të mos e braktisësh atë veçse në shtëpi (duke u larguar nga shtrati).” E transmeton Ebu Daudi. Shejh Albani e ka konsideruar Hasen Sahih. Ne kete hadith tregohet dhe kufiri i rrahjes. Sic tregohet ne hadithin e profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ….të mos e godasësh në fytyrë dhe as t’i lësh shenja (në trup) dhe të mos e braktisësh atë veçse në shtëpi (duke u larguar nga shtrati).” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu ka thënë: “Vërtet që e drejta e tyre (grave) mbi ju është që të bëni bamirësi ndaj tyre në veshje dhe në ushqim.” Për më tepër, Profeti i Islamit ka dënuar çdo lloj rrahjeje të pajustifikuar. Disa gra muslimane iu ankuan atij që burrat e tyre i kanë rrahur ato. Pasi dëgjoi këtë, Profeti në mënyrë kategorike shpalli: “Ata që sillen kështu (që rrahin gratë e tyre) nuk janë më të mirët ndërmjet jush” (Ebu Daudi). Na duhet të kujtojmë në këtë pikë se Profeti gjithashtu ka thënë: “Më i miri ndër ju është ai që është më i miri për familjen e tij dhe unë jam më i miri ndërmjet jush për familjen time” (Tirmidhiu). Profeti e këshilloi një grua muslimane, emri i së cilës ishte Fatime bint Kajs, të mos martohej me një burrë sepse ai ishte i njohur që i rrihte gratë: Për gruan, sjellja e keqe e burrit të së cilës është shkaku i shkatërrimit të afërt të martesës, Kurani jep këshillën vijuese: Nëse burri e zgjidh martesën duke e shkurorëzuar gruan e tij, ai nuk mund të marri përsëri ndonjë nga dhuratat e martesës që ai ia ka dhënë asaj. Kurani qartësisht ndalon burrin e shkurorëzuar që t’i marri mbrapsht dhuratat e tij të martesës pa marrë parasysh sa të shtrenjta ose të vlefshme këto dhurata mund të jenë: “Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë një shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do ta merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore”? (Nisa, 20) Në rastin kur gruaja zgjedh ta mbylli martesën, ajo mundet që t’ia kthejë dhuratat e martesës burrit të saj. Duke ia kthyer dhuratat e martesës në këtë rast është një kompensim i mirë për burrin që është i detyruar ta mbajë gruan ndërsa ajo zgjedh t’i largohet atij. Kurani i mëson meshkujt muslimanë që të mos marrin mbrapsht asnjërën nga dhuratat që ata i kanë dhënë grave të tyre përveçse në rastin kur gruaja zgjedh të zgjidhi martesën: Për gruan, sjellja e keqe e burrit të së cilës është shkaku i shkatërrimit të afërt të martesës, Kurani jep këshillën vijuese: “Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëhere nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi”. (Nisa, 128) Në këtë rast, gruaja këshillohet të kërkojë pajtimin me burrin e saj (me ose pa praninë e familjes). Është e dukshme që Kurani nuk e këshillon gruan t’i drejtohet dy masave, të abstenimit nga seksi dhe rrahjes. Arsyeja për këtë mosbarazi mund të jetë mbrojtja e gruas nga reagimet me dhunime fizike të burrit të saj tashmë me sjellje të mbrapshta. Reagim me një dhunë të tillë fizike do t’i bënte që të dyve, gruas dhe martesës më tepër dëm se sa mirë. Disa dijetarë muslimanë kanë sugjeruar që gjyqi mund t’i zbatojë këto masa kundër. Si përmbledhje, Islami iu ofron çifteve muslimane të martuara shumë rrugëzgjidhje për të shpëtuar martesën e tyre në raste vështirësish dhe tensionesh. Nëse njëri nga partnerët vë në rrezik lidhjen martesore, partneri tjetër këshillohet nga Kurani të bëjë ç’është e mundur dhe e efektshme me qëllim që të shpëtojë këtë lidhje të shenjtë. Nëse të gjitha këto masa dështojnë, Islami i lejon partnerët të ndahen paqësisht e miqësisht. Nenat Kurani në vende të ndryshme vendos një theks të veçantë në rolin e madh të nënës për lindjen dhe përkujdesjen: “Ne njeriun e kemi urdhëruar (sjellje të mira ndaj) për prindërit e vet sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (eporositëm) Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Llukman, 14) Kurani e vendos rëndësinë e mirësisë ndaj prindërve të dytën pas adhurimit të Zotit të Plotfuqishëm ku thote: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëhere mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (Isra, 23-24) Në Islam, nderi, respekti dhe vlerësimi që i bashkangjitet Mëmësisë është pa paralele. Vendin shumë të veçantë të nënës në Islam, e ka përshkruar në mënyrë të shkëlqyeshme Profeti Muhamed: “Një njeri e pyeti Profetin: Kë duhet të nderoj më tepër? Profeti iu përgjigj: Nënën tënde. Dhe kush vjen pas? – pyeti ai. Profeti iu përgjigj: Nëna tënde. Dhe kushvjen pas? – pyeti ai. Profeti iu përgjigj: Nëna tënde. Dhe kush vjen pas? – pyeti ai. Profeti iu përgjigj: Babai yt”. (Buhariu dhe Muslimi) Ndërmjet mësimeve morale të Islamit që muslimanët vazhdimisht i ndjekin edhe sot me shumë besim, është trajtimi i kujdesshëm i nënës. Nderimi që marrin nënat muslimane nga djemtë dhe vajzat e tyre është shembullor. Marrëdhëniet dendësisht të ngrohta ndërmjet nënave muslimane dhe fëmijëve të tyre dhe respekti i thellë me të cilin meshkujt muslimanë i afrohen nënave të tyre zakonisht i habit perëndimorët (Armstrong, vep. cit. fq. . Ndryshe nga te krishteret qe kan ne biblen e tyre mosrrespektimin e nenes. Është e vështirë të flasësh për Biblen (Dhjatën e Vjetër) si një shkrim që thërret për nderimin e nënës. Në të kundërt, çdokush krijon përshtypjen që bibla (Dhjata e Vjetër) e konsideron trajtimin e mirë të nënës si një pengesë për në rrugën te Zoti. Sipas bibles (Dhjatës së Vjetër), dikush nuk mund të bëhet një i krishterë i mirë, i denjë për të qenë dishepull i Krishtit deri sa ai të urrejë nënën e tij. I atribuohet Jezusit sipas tyre të ketë thënë: “Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk i urren babain dhe nënën e tij, gruan dhe fëmijët e tij, vëllezërit dhe motrat e tij – po, deri edhe jetën e vet – ai nuk mund të bëhet dishepulli im” (Lluka, 14: 26). Dhe sot ne kohen ton shikohet si eshte sjellja ndaj prinderve, ne shumicen e rasteve duket sikur femijet ose te rriturit po flasin me robereshen e tyre dhe harrojn se:…nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (eporositëm) Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Kr’an:Llukman, 14) Trashegimia Ndërmjet paganëvearabë para Islamit, të drejtat e trashëgimisë kufizoheshin ekskluzivisht te të afërmit meshkuj. Kurani i zhduku të gjitha këto zakone të padrejta dhe i dha të gjithave femrave të afërta pjesën e trashëgimisë: “Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)”. (Nisa, 7) Nënat, vejushat, vajzat dhe motrat muslimane e kanë fituar të drejtën e trashëgimisë treqind vjet përpara se Evropa të njihte madje që këto të drejta ekzistojnë. Ndarja e trashëgimisë është një subjekt i gjerë me një sasi të madhe hollësirash shiko ne kuran sure (Nisa, 7,11, 12, 176). Rregulli i përgjithshëm është që pjesa e femrës është sa gjysma e mashkullit përveç rastit kur ata qe e trashegojn pasurin jan prindeit.Ky rregull i përgjithshëm i marrë veçmas nga legjislacionet e tjera që ka të bëjë me burrin dhe gruan mund të duket i pandershëm. Me qëllim që të kuptojmë arsyeshmërinë pas këtij rregulli, çdokush duhet të marri parasysh faktin që detyrimet financiare të burrit në Islam i tejkalojnë shumë ato të gruas (shih mestitullin “Pronat e bashkëshortes?!...”). Dhëndrit i duhet të përkujdeset për nusen e tij me një dhuratë martese. Kjo dhuratë bëhet dhuratë e saj ekskluzive dhe mbetet e tillë edhe nëse ajo më vonë shkurorëzohet. Nusja nuk ka asnjë detyrim t’i paraqesi ndonjë dhuratë burrit të saj. Përveç kësaj, bashkëshorti musliman është i ngarkuar me mbajtjen e gruas së tij dhe të fëmijëve. Gruaja, nga ana tjetër, nuk është e detyruar ta ndihmojë atë për këtë gjë. Pronat dhe fitimet e saj janë vetëm për përdorimin e saj me përjashtimin kur ajo ia ofron vullnetarisht vetë të shoqit. Për më tepër, çdokujt i duhet ta dijë që Islami me shumë ngulm e mbron jetën familjare. Ai fortësisht e nxit rininë të martohet, çkurajon shkurorëzimin dhe nuk e shikon beqarinë si virtyt. Prandaj, në një shoqëri të vërtetë islamike, jeta familjare është normë dhe jeta e vetmuar është një përjashtim i rrallë. Pra, tashmë të gjithë meshkujt dhe femrat në moshë martese janë të martuar në një shoqëri islamike. Nën dritën e këtyre fakteve, çdokush do ta vlerësonte që mashkulli musliman në përgjithësi, ka një barrë më të madhe financiare se sa gruaja dhe kështu rregullat e trashëgimisë e nënkuptojnë këtë kundërpeshim të pabarazisë që për pasojë shoqëria të jetojë e lirë nga luftërat midis gjinive dhe klasave. Pas një krahasimi të thjeshtë ndërmjet të drejtave financiare dhe detyrimeve të gruas muslimane, një britanike muslimane ka ardhur në përfundimin që Islami e ka trajtuar gruan jo vetëm drejtësisht por edhe bujarisht (B. Aishe Lemu dhe Fatime Heren, Gruaja në Islam, London: Islamic Foundation 1978, fq. 23). Për shkak të faktit që Dhjata e Vjetër nuk ia njeh të drejtat e trashëgimisë atyre,Që të dyja, ligji kishtar dhe civili Krishterimit i ndalon vajzat nga ndarja me vëllezërit e tyre të pasurisë së babait. Përveç kësaj, të vejave u ishte hequr e drejta e çdolloj trashëgimie. Këto ligje të pamoralshme mbijetuan deri vonë në shekullin e fundit (Gejxh, vep. cit. fq. 142). Vështirësitë e vejushave Paganët arabë përpara Islamit kishin praktika të tilla. Vejusha konsiderohej si pjesë e pronës së bashkëshortit që trashëgohej nga meshkujt trashëgues dhe ajo i jepej zakonisht në martesë djalit më të madh të të vdekurit me grua tjetër. Kurani i sulmon ashpërsisht dhe i zhduk këto zakone degraduese: “Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar”. (Nisa, 22) Vejushat dhe gratë e shkurorëzuara vështrohen me aq përbuzje në traditën biblike saqë një prift i lartë nuk mund të martohet me një vejushë, një grua të shkurorëzuar : Shikoni se c’fare thuhet ne librat e tyre biblat: “Për grua le të marrë vajzë që është ende e virgjër. Të mos marrë, pra, për grua: as vejushën, as të lëshuarën, as të dhunuarën, as laviren por për grua të marrë një vajzë ende të virgjër prej popullit të vet; kështu nuk do ta çorodisë trashëgiminë e vet në popullin e vet” (Levitiku 20: 13-15). Sot në Izrael, një pasardhës i kastës së Kohenit (priftërinjtë e "lartë" ditorë të Tempullit) nuk mund të martohet me një të shkurorëzuar, vejushe ose prostitutë (Hazëllton, vep. cit. fq. 47). Në legjislacionin judaik, një grua që ka mbetur tri herë e ve’ më të tre burrat të vdekur për shkaqe natyrore konsiderohet “fatale” dhe i ndalohet të martohet përsëri (Hazëllton, vep. cit. fq. 45-46) . Ndërsa Kurani nga ana tjetër nuk njeh as kasta as persona fatalë. Vejushat dhe të shkurorëzuarat kanë lirinë të martohen me këdo që ato zgjedhin. Nuk ka asnjë lloj stigmatizimi për shkurorëzimin dhe vejanërinë në Kuran: “E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëhere ose mbani si duhet ose i lini si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e Allahut mos i merrni për shaka”. (Bekare, 231) “E ata që vdesin dhe lënë gra pas vetes, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. Allahu hollësisht e di çka veproni”. (Bekare, 234) “Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vit, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. Allahu është më i fuqishmi, më i dituri”. (Bekare, 240) Poligamia Kurani gjithashtu e lejon poligaminë por jo pa shtrëngesa: “Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëhere martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëhere vetëm me një...”. (Nisa, 3) Na duhet të shtojmë se poligamia në Islam është një çështje konsensusi të përbashkët. Askush nuk mundet ta detyrojë një grua të martohet me një burrë të martuar. Kurani, në të kundërt me Biblën, e kufizon në maksimum numrin e grave në katër nën kushtet strikte të trajtimit njësoj dhe të drejtë të grave. Nuk kuptohet mirë që Kurani është duke i nxitur besimtarët ta praktikojnë poligaminë apo poligamia konsiderohet si një ideal. Me fjalë të tjera, Kurani e ka “toleruar” apo “lejuar” poligaminë dhe jo më tepër por pse? Përse poligamia është e lejueshme? Përgjigjia është e thjeshtë: ndodhen vende dhe kohëra në të cilat ka arsye detyruese shoqërore dhe morale për poligaminë. Siç na tregohet në vargun kuranor të mësipërm, çështja e poligamisë në Islam nuk mund të kuptohet e veçuar nga detyrimet komunitare kundrejt jetimëve dhe vejushave. Islami si një fe universale e praktikueshme për të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat nuk mund të injorojë këto detyrime shtrënguese. Në shumë shoqëri njerëzore, femrat e kalojnë numrin e meshkujve. Në SHBA ndodhen më e pakta, 8 milion gra më tepër se sa burra. Në vende si Guinea gjenden 122 femra për çdo 100 meshkuj. Në Tanzani gjenden 95.1 meshkuj për 100 femra (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 88-93). Çfarë mund të bëjë një shoqëri kundrejt shifrave të tilla jo të barazpeshuara? Ka zgjidhje të ndryshme, disa mund të na propozojnë beqarinë, të tjerë mund të parapëlqejnë vrasjen e fëmijëve femra (e cila ndodh në disa shoqëri në botën e sotme!). Të tjerët mund të mendojnë që e vetmja rrugëzgjidhje është që shoqëria të tolerojë të gjitha mënyrat e lejueshmërisë seksuale: prostitucionin, seksin jashtë kurorës, homoseksualitetin etj. Për të tjera shoqëri si shumë shoqëri afrikane sot, rrugëzgjidhja më e ndershme është të lejosh martesën poligamike si të pranueshme kulturalisht dhe si institucion i respektueshëm shoqëror. Pika që shpesh është keqkuptuar në Perëndim është që gruaja në kulturat e tjera, jo-nevojshmërisht të shihet në poligami si një shenjë e degradimit të saj. Psh, shumë nuse të reja afrikane, qofshin të krishtera, muslimane apo ndryshe, do të parapëlqenin të martoheshin me një burrë të martuar që e ka provuar tashmë vetë të jetë një bashkëshort i përgjegjshëm. Shumë gra i nxisin burrat e tyre të marrin një grua të dytë kështu që ato të mos ndihen të vetmuara (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 92-97). Një vëzhgim i mbi gjashtë mijë grave, në moshë nga 15 e deri në 59 vjeç, i bërë në qytetin e dytë më të madh në Nigeri tregoi se 60% e këtyre grave do të ishin të kënaqura nëse burrat e tyre të merrnin një grua tjetër. Vetëm 23% shprehën zemërim për idenë e ndarjes së burrit me një tjetër grua. 76% e grave në një vëzhgim të bërë në Kenia e shikonte poligaminë pozitivisht. Në një vëzhgim të ndërmarrë në Kenian rurale, 25 në 27 gra e konsiderojnë poligaminë, të jetë më e mirë se monogamia. Këto gra e ndjejnë se poligamia mund të jetë një eksperiencë e lumtur dhe mirëbërëse nëse gratë do të bashkëpunonin me njëratjetrën (Filip L. Kilbrajd, Martesa me shumë për kohërat tona, Westport, Connecticut: Bergin & Garvey 1994, fq. 108-109).Unë personalisht njoh shumë gra afrikane të ngritura intelektualisht, të cilat megjithëse kanë jetuar në Perëndim për shumë vite, nuk kanë ndonjë kundërshtim kundra poligamisë. Njëra prej tyre që jeton në SHBA, solemnisht e nxiti bashkëshortin e saj të merrte një grua të dytë që ta ndihmonte atë në rritjen e fëmijëve. Problemi i mosbalancimit proporcional të sekseve bëhet me të vërtetë problematik në kohëra lufte. Amerikanët vendali të tribuve indiane zakonisht e kanë vuajtur shumë mosbalancimin proporcional të sekseve pas humbjeve në luftëra. Gratë në këto tribu që në fakt gëzonin një status të lartë ndershmërie, e pranuan poligaminë si mbrojtjen më të mirë kundrejt marrjes me veprime të ulëta. Banorët evropianë, pa ofruar asnjë lloj alternative, e dënuan poligaminë indiane si “jo të qytetëruar” (Xhon D’Emilio dhe Estela B. Fridman, Çështje intime: Një histori e seksualitetit në Amerikë, New York: Harper & Row Publishers 1988, fq. 87). Pas Luftës së Dytë Botërore gjendeshin 7,300,000 gra më tepër se sa burra në Gjermani (3,3 milion prej tyre ishin vejusha). Ishin 100 burra, 20-30 vjeç për çdo 167 gra në atë grupmoshë (Ute Frevert, Gratë në historinë e Gjermanisë: nga emancipimi borgjez në lirinë seksuale, New York: Berg Publishers 1988, fq. 263-264). Shumë nga këto gra kërkonin një burrë jo vetëm si një shok por gjithashtu si një përkujdesës për problemet e shtëpisë në një kohë të paparë mjerimi dhe vështirësish. Ushtarët e Ushtrisë Aleatë fitimtare i shfrytëzuan këto gra lehtësisht të prekshme. Shumë vajza të reja dhe vejusha patën lidhje me anëtarët e forcave pushtuese. Shumë ushtarë amerikanë e britanikë paguan për kënaqësitë e tyre me cigare, çokollata dhe bukë. Fëmijët u gëzuan jashtë mase prej dhuratave që këta të huaj sollën. Një djalë dhjetëvjeçar kur dëgjoi për dhurata të tilla nga fëmijët e tjerë i uroi me gjithë zemër nënës së tij një “anglez” kështu që ajo të mos rrinte gjatë pa qenë nevoja e uritur (Ute Frevert, Gratë në historinë e Gjermanisë: nga emancipimi borgjez në lirinë seksuale, New York: Berg Publishers 1988, fq. 257-258). Ne na duhet ta pyesim ndërgjegjen tonë në këtë pikë: Çfarë është më dinjitoze për një grua? Një grua e dytë e pranuar dhe e respektuar apo një prostitutë virtuale si në rastin e Aleatëve “të civilizuar”? Me fjalë të tjera, çfarë është më dinjitoze për një grua, parashkrimi kuranor apo teologjia e bazuar në kulturën e Perandorisë Romane? Është shumë interesante të vërehet se në një konferencë ndërkombëtare të rinisë të mbajtur në Mynih 1948, problemi i mosbalancimit të lartë proporcional seksual në Gjermani u diskutua. Kur u bë e qartë se nuk mund të kishte zgjidhje ku mund të pajtoheshin, shumë pjesëmarrës propozuan poligaminë. Reagimi fillestar i pjesëmarrësve ishte një përzierje shoku dhe përbuzjeje. Megjithatë, pas një studimi të kujdesshëm të propozimit, pjesëmarrësit u pajtuan që ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme. Për pasojë, poligamia u përfshi ndërmjet rekomandimeve përfundimtare të konferencës. (Sabik, vep. cit. fq. 191). Bota sot zotëron shumë më tepër armë të shkatërrimit në masë se sa ndonjëherë dhe Kisha Evropiane mund të detyrohet, herët a vonë, ta pranojë poligaminë si të vetmen rrugëzgjidhje. At Hillman me shumë kujdes e njeh këtë fakt: “Është shumë e mundshme që këto teknika genocidale (bërthamore, kimike, biologjike...) mundet të prodhojnë një mosbalancim aq drastik ndërmjet sekseve saqë martesa me shumë gra do të bëhet një mënyrë e nevojshme e mbijetesës... Pastaj në kundërshtim me zakonet e ligjet e mëparshme, një mbizotërim i natyrshëm dhe pjerrje morale mund të rritet në favor të poligamisë. Në këtë gjendje, teologë dhe udhëheqës të kishës do të nxjerrin shpejt arsye të vlefshme dhe tekste biblike për të konceptuar idenë e re të martesës” (Hillman, vep. cit. fq. 12). Në ditët e sotme poligamia vazhdon të jetë një zgjidhje e vazhdueshme e aftë për shumë nga sëmundjet shoqërore të shoqërisë moderne. Detyrimet e përbashkëta që Kurani përmend në shoqëri me lejimin e poligamisë janë më të dukshme sot në shoqëritë perëndimore se sa në Afrikë. Psh, në SHBA sot, ka një gjendje krize gjinore të rëndë në bashkësinë zezake. Një në 20 të rinj zezakë mundet që të vdesi pa arritur moshën 21 vjeç. Për ato ndërmjet 20-35 vjeç, vrasja është shkaku kryesor i vdekjes (Natan Her dhe Xhuli Her, bot., Kriza në politikat seksuale zezake, San Françisko: Black Think Tank 1989, fq. 25). Veç kësaj shumë djem të rinj zezakë janë të papunë, në burg ose të droguar (Natan Her dhe Xhuli Her, bot., vep. cit. fq. 26). Si rezultat, një në katër gra zezake e moshës 40 vjeç nuk është martuar kurrë, e krahasuar me një në dhjetë gra të bardha (Kilbrajd, vep. cit. fq. 94). Për më tepër, shumë femra të reja zezake mbeten nëna beqare përpara moshës 20 vjeç dhe e shohin veten të kenë nevojë për kujdes. Përfundimi i këtyre rrethanave tragjike, është ai i rritjes së numrit të grave zezake që janë të angazhuara në të ashtuquajturat “burra të përbashkët” (Kilbrajd, vep. cit. fq. 95). Pra, shumë prej këtyre grave zezake të palumtura janë të përziera në marrëdhënie me burra të martuar. Gratë janë shpesh të paditura për gra të tjera që i kanë “të përbashkët” burrat e tyre me to. Shumë vëzhgues të krizave të “burrave të përbashkët” në bashkësinë afro-amerikane, rekomandojnë nxehtësisht poligaminë konsensuale si një përgjigje e përkohshme ndaj mungesës së meshkujve zezakë deri sa të ndërmerren reforma të gjera më të gjithanshme në shoqërinë amerikane (Kilbrajd, vep. cit. fq. 95). Me poligami konsensuale ato nënkuptojnë një poligami që është e sanksionuar nga Bashkësia dhe në të cilën të gjithë partitë e përziera kanë pajtuar si kundërshtim ndaj të zakonshmes “burra të përbashkët” të fshehtë, e cila është dëmtuese për të dy, gruan dhe bashkësinë në përgjithësi. Problemi i “burrave të përbashkët” në bashkësinë afro-amerikane ishte tema e një liste diskutimesh të mbajtura në Tempëll Universiti në Filadelfia, më 27 janar 1993 (Kilbrajd, vep. cit. fq. 95- 99). Shumë nga folësit rekomanduan poligaminë si një ndërmjetës të fuqishëm për krizën. Ata gjithashtu propozuan që poligamia nuk duhet të ndalohet me ligj, veçanërisht në një shoqëri që toleron prostitucionin dhe mantenutat*. Komenti i një gruaje nga dëgjuesit që afro-amerikanet kanë nevojë të mësojnë nga Afrika ku poligamia praktikohet me përgjegjësi solli duartrokitje entuziaste. * Ato gra që kanë lidhje për një kohë të gjatë me një burrë jashtë martesës së këtij dhe që normalisht furnizohen me mbështetje financiare prej tij. Filip Kilbrajd, një antropolog amerikan me prejardhje romano-katolike, në librin e tij provokues Martesa me shumë për kohërat tona, e propozon poligaminë si një zgjidhje për disa sëmundje të shoqërisë amerikane, gjerësisht. Ai debaton që martesa me shumë mund të shërbejë si një alternativë potenciale për shkurorëzimin në shumë raste me qëllim që të shmangin përplasjen shkatërruese të shkurorëzimit për shumë fëmijë. Ai thotë që shumë shkurorëzime janë shkaktuar nga marrëdhëniet jashtëmartesore në rritje në shoqërinë amerikane. Sipas Kilbrajd, përfundimi i një marrëdhënieje jashtëmartesore me një martesë poligamike, më tepër se sa një shkurorëzim, është më e mirë për fëmijët: “Fëmijët do të shërbeheshin më mirë në një familje në rritje më tepër se sa vetëm ndarja dhe shpërbërja të shihen si mundësi”. Veç kësaj, ai propozon që grupe të tjera gjithashtu do të përfitonin nga martesa me shumë, të tilla si: gra në moshë që ballafaqohen me një mungesë kronike burrash dhe afro-amerikanet që janë përzier në “burra të përbashkët” (Kilbrajd, vep. cit. fq. 118). Më 1987, një votim i bërë nga gazeta e studentëve në Universitetin e Berklit, Kaliforni, i pyeste studentët nëse ato pajtoheshin që burri duhet të lejohet me ligj të ketë më tepër se sa një grua nëse do të kishte një mungesë të ndjeshme të meshkujve kandidatë për martesë në Kaliforni. Pothuajse të gjithë studentët e testuar e miratuan idenë. Madje një studente shpalli se një martesë poligamike do t’i përmbushte nevojat e saj emocionale dhe fizike ndërkaq do t’i jepte asaj liri më të madhe se sa një bashkim monogamik (Lang,vep. cit. fq. 172) Në këtë gjë Islami është thelbësisht i ndershëm si fe dhe lejon që muslimani të martohet më një grua të dytë nëse atij i duhet por ndalon rreptësisht të gjitha shoqërimet amatore klandestine me qëllim që të sigurojë ndershmërinë morale të Bashkësisë” (Abdul Rrahman Doi, Gruaja në Sheriat, Londër: Ta-Ha Publishers 1994, fq. 76). Është me interes që të vërejmë se shumë vende jo-muslimane po aq sa dhe vendet muslimane sot në botë e kanë nxjerrë jashtë ligji poligaminë. Duke marrë një grua të dytë, edhe me pëlqimin e gruas së parë është një dhunim i ligjit. Nga ana tjetër, t’i bësh hile gruas pa dijeninë dhe pëlqimin e saj, a është e ligjshme për aq sa shqetësohet ligji! Kush është urtësia ligjore pas një kontradikte të tillë? A është ligji i projektuar shpërblim për gënjeshtarin dhe dënues i të ndershmit? Ky është një nga paradokset më të pakuptueshme të botës sonë moderne “të civilizuar”. Mbulesa Është e natyrshme që Islami nuk e shpiku mbulesën sepse ka qen dhe te popujt e meparshem si p.sh te krishteret, cifutet etj.. Megjithatë, Islami e përkrahu atë. Kurani i nxit burrat dhe gratë besimtare të ulin shikimet e tyre dhe të shohin me modesti dhe pastaj i nxit gratë besimtare ta zgjerojnë mbulesën e kokës duke mbuluar qafën dhe kraharorin ku thot: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta... Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt...”. (Nurë, 31-31) Kurani është shumë i qartë që mbulesa është thelbësore për modestinë por përse modestia është e rëndësishme? Kurani vazhdon ta kthjellojë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le tëvejnë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen”. (Ahzabë, 59) Ky është i gjithë thelbi i çështjes, modestia është parashkruar të mbrojë gruan nga ngacmimet dhe ofendimet ose thjesht, modestia është mbrojtje. Kështu që qëllimi i vetëm i mbulesës në Islam është mbrojtja. Thot: Muhamedi alejhi selam: kjo bot eshte pasuri, pasuia me e mir e saj eshte gruaja e mire. Ne islam gjerat me vler mbulohen ose mbyllen larg syrit te njerzve sepse nese do ti shikonin do ti mesynin ose deshironin ato. Per shembull nese hajduti ose krimineli merr vesh qe ti ke sasi te madhe floriri ose sasi diamantesh ne shtepi, A mendon se ky do rri duar lidhur? Jo do mundohet te gjer rastin per te te grabitur ose vrare per te te marre pasurin.. Ah sikur ta dinin femrat vleren e tyre edhe syte besoj nuk do ti zbulonin ne publik. Mbulesa islame,ndryshe nga mbulesa në traditën e krishterë, nuk është një shenjë e autoritetit të burrit mbi gruan as nuk është shenjë e nënshtrimit të gruas ndaj burrit. Mbulesa islame në ndryshim nga tradita judaike nuk është një shenjë luksi dhe dallimi e disa grave të martuara fisnike. Mbulesa islame është një shenjë modestie me qëllimin e mbrojtjes të të gjitha grave. Filozofia Islame është se do të ishte gjithmonë më mirë të jesh i sigurtë se sa keq. Në fakt Kurani është kaq i shqetësuar me mbrojtjen e trupit të gruas dhe reputacionin e gruas saqë një burrë që guxon të bëjë një akuzë fallso gruas për dëlirësinë morale do të dënohej rreptësisht: “Edhe ata, të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm”. (Nurë, 4) Shumë njerëz, veçanërisht në Perëndim, përpiqen ta përqeshin të gjithë argumentin e modestisë për mbrojtje. Argumenti i tyre është që mbrojtja më e mirë është përhapja e edukimit, sjelljes së civilizuar dhe vetëpërmbajtjes. Ne do të thonim: mirë por jo mjaftueshëm. Në qoftë se civilizimi është mbrojtje e mjaftueshme, atëhere përse ndodh që gruaja në Amerikën e Veriut nuk guxon të eci vetëm në një rrugë të errët apo edhe të kalojë një parking? Nëse edukimi është zgjidhja, atëhere përse ndodh që një universitet i respektuar si Kuins ka një shërbim dhome kryesisht për femrat studente në kampus? Nëse vetëpërmbajtja është përgjigjia, atëhere përse rastet e bezdisë seksuale në vendin e punës raportohen në lajmet e mediave për ditë? Sa për shembull nga ata që akuzohen për bezdi seksuale, në këto pak vitet e fundit, përfshijnë: oficerë marine, manaxherë, profesorë universiteti, senatorë, Gjykatën e Lartë dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara! Nuk mund t’i besoja syve kur lexova statistikat që vijojnë, të shkruara në një pamflet të nxjerrë nga Dekani i Zyrës së Gruas në Kuins Universiti: “Në Kanada, një grua sulmohet seksualisht çdo 6 minuta, 1 në 3 gra në Kanada do të sulmohet seksualisht një herë në jetën e vet, 1 në 4 gra ekziston rreziku i përdhunimit ose përpjekjes për përdhunim në jetën e saj, 1 në 8 gra do të sulmohen seksualisht ndërsa ndjekin kolegjin ose universitetin, dhe një studim nxorri 60% të kanadezëve meshkuj të moshës universitare që thonin se ata do të kishin sulmuar seksualisht nëse do të ishin të sigurtë që nuk do të kapeshin”. Diçka me të vërtetë është e gabuar në shoqërinë në të cilën ne jetojmë. Një ndryshim radikal në kulturën dhe stilin e jetesës së shoqërisë është absolutisht e nevojshme. Një kulturë e modestisë është shumë e nevojshme, modesti në veshje, në të folur dhe në mënyrat e që të dyve, mashkullit dhe femrës. Përndryshe statistikat e pamëshirshme do të rriten madje përkeqësohen ditë për ditë dhe fatkeqësisht vetëm gruaja do të jetë ajo që do të paguajë çmimin. Aktualisht të gjithë ne po e vuajmë por siç e ka thënë H. Gibran: “...për personin që e merr goditjen nuk është si ai që i numëron ato” (Halil Gibran, Mendime dhe meditime, New York: Bantam Books 1960, fq. 28)
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 14:31:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015