Gruaja me te zeza roman nga pjp episodi 4te. 4 Burri i gruas - TopicsExpress



          

Gruaja me te zeza roman nga pjp episodi 4te. 4 Burri i gruas me të zeza, ishte tepër i ndërgjegjshëm për çka kishte shprehur në publik, dhe asnjëherë nuk mendoi se do të rrezikohej, megjithëqë situatat mbas prishjes me rusët ishin të ndërlikuara aq shumë, sa kudo vihej re njëfarë paniku, i kishte hyrë gjithë popullit një lloj frike e pasigurie, një lloj heshtje ndjehej kudo. Radio Tirana dhe gazetat e përditshme komentonin me shumë kurajë e pa frikë, se ne do hamë bar e nuk përgjunjemi, me Partinë dhe shokun Enver ne do gjejmë udhë të reja...! Shoku Enver ishte mbështetë tek populli, prandaj kërkonte hapur edhe mendimin e tij dhe kishte besim të patundur, se populli po e mbështeste... i varfëri popull! Do bëjmë ballë të vetëm, sikur edhe gjithë bota të na sulmojë ne do t’i mundim... këto e të tjera ëndrra me sy hapur shikonte gjithë Shqipëria, nga fjalët e udhëheqjes largpamëse!! Pikërisht, kjo gjë i kishte dhënë forca këtij burri trim, këtij fisniku, që shprehu hapur mendimin e tij, por në këto kohë një i çmendur gjykonte si ky! E para u fut Eleni në shtëpinë e tij, ajo e shoqëroi atë qysh sa zbritën në stacionin e autobusëve pa shkëmbyer asnjë fjalë ecën të dy krahë për krahë, Eleni ishte inxhiniere mekanike në bazë, ajo ishte gruaja e Tomit, mik dhe shok i tij ai. Tomi, ishte aviator, por studimet edhe ai i kishte bërë në Bashkimin Sovjetik, ai studioi në Ukrainë në Danjesk dhe të dy kishin debulesë për rusët, prandaj u bënë edhe miq familjarë. Eleni, kishte mbaruar studimet në Bukuresht. Sa u futën brenda në shtëpinë e inxhinierit të nëndetëseve që të dy e shprehnin në fytyrë shqetësimin... e zonja e shtëpisë, u çudit sadopak me ardhjen e saj, se Eleni vinte së bashku me Tomin për vizitë... OUUUUUUUUU, po kjo, ç’ju ka ndodhur që erdhët bashkë... po Tomi...? Mbasi pinë kafenë i shpjeguan të zonjës së shtëpisë, kryesisht Eleni, për ç’kishte ndodhur në mbledhje. Të zonjës së shtëpisë sa nuk i pushoi zemra kur dëgjoi ndodhinë... megjithatë se dha veten... e kaloi çështjen pa treguar hidhërimin që pësoi në atë çast, i thotë Elenit, aty për aty, për mendimin tim ka diskutuar mjaft mirë, ashtu e ndjeu dhe ashtu veproi... bile vetë shoku Enver një gjë të tillë e kërkon nga masat, me këmbëngulje dhe sinqeritet. Eleni, mbasi ndenji gati ndonjë orë… iku duke thënë natën e mirë... t’ju shpëtojë zoti... tha me vete, bile ndoshta edhe unë s’bëra mirë që erdha me të...! Të nesërmen në mëngjes, inxhinieri i nëndetëseve lau fytyrën u rrua, piu kafen dhe u largua për në punë si zakonisht, përshëndeti e përqafoi të shoqen, puthi edhe Gjynerin e vogël dhe tha ditën e mirë... e shoqja e përqafoi si asnjëherë tjetër me shumë mall dhe duke e përcjellë i tha: Pse na nxive jetën... pse na nxive shpirtin... na more më qafë... pse na shkatërrove familjen që mezi e ndërtuam... dhe dy pika lot ju varën mbi faqet e kuqe si molla...Unë thashë atë që ndjeja... ndërsa unë them atë që ndjej i tha e shoqja me lot në sy... ah ç’na bëre... po kaq besim pate sa t’i thuaje gjërat hapur o i zi... ah ç’na more më qafë...! Po deshe lërmë edhe mua të shpreh ndjenjat e mia...! Sot, unë jam e vdekur, asgjë s’do të më gëzojë sa të jem gjallë... e ndjej e ndjej... të keqen e madhe! Çfarë ndjenjash? Të lutem më thuaj... i tha i shoqi, ndonëse edhe ai nga brenda shpirtit ndjente se kishte gabuar... mos ndoshta u nxitova kishte thënë me vete... ç’faj më kanë këta, gruaja, vajza... prindërit, tarafi e farefisi? Na shpëtoftë zoti. Kur u kthye nga puna gruan e gjeti komplet në të zeza...Të lutem... mos ndill të keqen, të lutem të lutem... i tha i shoqi me lot në sy, sa e pa. Ç’janë këto të zeza... ç’është kjo uniformë? Unë jam gruaja jote, iu përgjigj e shoqja, ju jeni sot e tutje tjetër njeri, Juve do t’ju lakohet emri në dekada... që unë të dalloj që jam gruaja juaj vetëm kjo ngjyrë përkon... e zeza jeta jonë... e zeza vajza jonë... të zestë ne! Por!? Gruaja me të zeza parandiente një kob të madh, ajo parandjeu se qysh sot çdo gjë mbaroi... ajo mbrëmë s’kishte fjetur fare, por edhe i shoqi përpëlitej në krevat... duhet të kishte gabuar... me atë diskutim... ndoshta edhe Jo? E pamundur, ai kishte gabuar njëherë e gjithmonë...! E zeza e madhe pritej... në çdo çast! Le t’ia lëmë kohës! Dhe gruas me të zeza s’ju ndanë... tërë jetën të zezat e saj! Qyteti u habit të nesërmen, me të zezat e saj, por aq më tepër njerëzit morën vesh që ajo ishte e shoqja e inxhinierit të nëndetëseve që doli hapur mbi gabimin e Enver Hoxhës në marrëdhënie me RUSËT! Ajo ishte një veçanti...! Mos të zezat i veshi nga meraku që ne u prishëm me rusët? A mos i veshi se parandiente vetëm të zezë jetën e familjes? Ajo e deshte familjen si edhe i shoqi, por edhe Shqipërinë e kishte të shenjtë! Ajo për dekada të tëra, nuk lëvizi nga të zezat e saj...! vijon.............
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 16:34:13 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015