Gurëzat janë depozitime të forta me ngjyrë të verdhë në - TopicsExpress



          

Gurëzat janë depozitime të forta me ngjyrë të verdhë në kafe, të cilat formohen si rezultat i fortësimit me kalimin e kohës të pllakës bakteriale të akumuluar mbi dhëmbë. Pse është e rëndësishme të realizohet pastrimi i gurëzave? Pastrimi i gurëzave ka një rëndësi tëvecantë, sepse përfaqëson një ndër masat kryesore për parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëbëve. Faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë pikërisht gurëzat e akumuluara në sipërfaqe të dhëmbëve, vecanërisht ato që vendosen nën nivelin e mishit (gingivave). Prania e tyre shkakton irritim dhe inflamacion të mishrave të dhëmbit gjë që manifestohet me skuqje, enjtje dhe gjakrrjedhje nga mishrat gjatë larjes së dhëmbëve, gjatë përtypjes së ushqimeve të forta dhe në raste të rënda gjakrrjedhja mund të ndodhë edhe spontanisht. Procesi i pastrimit. Pastrimi i gurëzave është një procedurë e cila realizohet nga mjeku stomatolog dhe konsiston në largimin e gurëzave nga sipërfaqet e dhëmbëve nëpërmjet thërmimit të tyre me anë të një instrumenti të posacëm ultrasonik dhe më pas lustrimin e tyre me furcë dhe pastë. Kjo procedurë është relativisht e padhimbshme dhe nuk i dëmton dhëmbët. Në përgjithësi ajo duhet kryer cdo 6 muaj ose cdo 1 vit.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 10:42:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015