HISTORI DOMETHENESE! Nena ime ka vetem nje sy. E urrej atë… - TopicsExpress



          

HISTORI DOMETHENESE! Nena ime ka vetem nje sy. E urrej atë… Ajo eshte vetem nje trishtim. Ajo gatuante per nxenesit dhe mesuesit per ta mbajtur familjen. Nje dite sa isha ne shkollen fillore erdhi nena ime te me pershendeste. Isha I shqetesuar. Si mund te ma bente kete?! E injorova ate me nje shikim te ashper dhe ika jashte. Te nesermen nje nxenes me tha: “eee, nena jote ka vetem nje sy!” Desh plasa nga inati. Gjithashtu desha qe nena ime te mos ishte më. Keshtu qe, po ate dite u ziva me te duke i thene: “Nese je duke u menduar qe te me besh objekt talljeje, pse nuk vdes atehere?!” Nena ime nuk foli. As qe u ndala te mendoj se cfare i thash, nga hidherimi qe kisha. Deshiroja te ikja nga shtepia… Keshtu fillova te studioj shume deri sa me erdhi rasti per te shkuar ne Singapor per studime. Atje u martova, bleva nje shtepi. U bera baba dhe isha i lumtur me jeten time. Nje dite nena ime erdhi te me vizitonte. Ajo nuk me kishte pare me vite te tera e po ashtu nuk i kishte pare niperit e saj. Kur ajo hyri ne derë, femijet filluan te qeshinin me te dhe i bertita: “Si mund te vish ne shtepine time dhe te frikesosh femijet e mi?!” dil jashte!!! Dhe nena ime e qete u pergjigj: “Oh, me fal te lutem, kam gabuar adresen” Nje dite me erdhi nje leter per nje takim shkollor,nga shkolla ku isha. Une shkova duke e genjyer gruan time se do te shkoj ne nje udhetim zyrtar. Pasi mbarova, sa per kuriozitet shkova ne kasollen e vjeter te shihja se cfare ka ndodhur. Fqinjet e mi me treguan se ajo kishte vdekur. Ata me kishin ruajtur nje leter qe ajo ma kishte shkruar para se te vdiste. “Djali im i dashur, kam menduar per ty tere kohen. Me vjen shume keq qe erdha ne Singapor dhe i frikesova femijet e tu. Isha teper e gezuar kur degjova se do te vish ketu ne takim, mirpo unë as qe munda te ngrihem nga shtrati per te pare ty. Me fal qe isha trishtim per ty… Kur ti ishe i vogel pesove nje aksident, dhe humbe njerin sy. Si nene qe isha nuk munda te rrija dhe te shikoja ty duke u rritur me nje sy, andaj ta dhash syrin tim. Isha shumë krenare qe djali im tani e shihte boten ne vendin tim me ata sy… Me dashurine time për ty… Nena jote”
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 12:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015