Hamdin ia kushtojmë Allahut! Po, lejohet kompenzimi i ramazanit - TopicsExpress



          

Hamdin ia kushtojmë Allahut! Po, lejohet kompenzimi i ramazanit të kaluar në ditën e dyshimtë apo një a dy ditë para ramazanit. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka ndaluar nga agjërimi i ditës së dyshimtë apo të paraprihet ramazani me agjërim, një ditë apo dy. Mirëpo kjo ndalesë nuk e përfshin njeriun që ka pasë traditë të agjërojë që më herët, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Mos e paraprini ramazanin me agjërim të një dite apo dy para tij, përveç një burri që ka qenë duke agjëruar, atëherë ai le të agjërojë!”[1] Nëse njeriu ka dëshirë të agjërojë, -fjala vjen-, një a dy ditë, e këto bien mu në ditën e fundit të shabanit, atëherë i lejohet të agjërojë agjërim vullnetar, e nuk ndalohet nga kjo vepër. E, nëse themi se lejohet agjërim vullnetar të cilin e bën vetëm pse ka dëshirë, atëherë edhe më meritor të konsiderohet i lejuar është agjërimi kaza, ngase kompenzimi i atyre ditëve është obligim, sikurse shtoja kësaj edhe atë se nuk lejohet vonimi i kazasë deri pas ramazanit të ardhshëm.....>>
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 20:44:57 +0000

Trending Topics



in-height:30px;"> Q. Is Investing in Financial Instrument like Stocks, Mutual Fund,
Le Grand Réveil Révélations pour la fin des temps Les
8 Things the Happiest People Do Every Day 1. They devote a
Making a public service announcement....it has come to my

Recently Viewed Topics




© 2015