Hej, o Gjakovarë...urrno, hmmm flej flej !!! Duke parë - TopicsExpress



          

Hej, o Gjakovarë...urrno, hmmm flej flej !!! Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen. Ne Gjakovarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk e ndryshojmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjet, në vazhdofshim kësisojë, do të jemi aqë poshtë sa dhe sot. Të gjithë po ndjekin me vëmendje zgjedhjet në Gjakovë, besoj se vëmendja është e lidhur me atë se, siç thotë një fjalë, shpresa vdes e fundit. Rikandidimi i Mimoza Kusari-Liles, për kryetare të Gjakovës, është një kryevepër, e mbushur me konflikt, dramë por edhe shpresë. Lufta për të parin e Gjakovës, sa vjen e po nxehet ! Në njërën anë kemi Pal Lekaj, që për hirë të se vërtetës, po mbahet me zor, vetëm për të mos thy frontin e Haradinajve të ngulur me rrënjë në Gjakovë, ndërsa në anën tjetër, kemi solltaneshën, që po bënë një fushat kogja provokative, gjithnjë duke iu referu gabimeve dhe keq-qeverisjes totale të Lekajt, dhe për të ngul në rrënjë frontin e Pacollëve, pra në njërën anë a po tjetër, Gjakova prap po mbet si një kopshtë, të cilin një lule duhet shkëputur, e të mbjellet tjetrra, por asnjëherë të mos vaditet. Po dëgjojmë nga kandidatja e AKR-së, të na tregonë përralla me shumë mëkate të qeverisjes në largim. Dhe këto po evidentohen gati si panorama të cilat neve qytetarëve do të duhet të na mbushin me frymëzim, pasi paskëm vendosur në krye njerëz që dinë t`i zbulojnë të tredhin e të çtredhin. Mirëpo kjo po del se është vëç hajgare, sepse njerëzit e thjeshtë të Gjakovës, kanë ditur me kohë shumë nga këto krime të qeverisjes aktuale. Ja po e zëmë se i morrëm vesh prej Mimozës, po pastaj? A do të arrestohen Pal Lekaj dhe strukturat kriminale të AAK-së, JO! Kur pra do të fillojë përgjegjshmëria qeverisëse? Në burg gjithkush ka abuzuar, duke nis prej Aqif Shehut. Pra, rrespektivisht Mimoza, po synonë për nje karierë politike, si kryetare e një komune, i duhet të ndreqë imazhin e femres se sukseshme në Kosovë, dhe Pal Lekaj dhe AAK-ja, bënë e çbënë me Gjakovën dhe via te shpia, rahat, qetë, komod... pra, Mimoza, nuk po hynë si kryetare për të bërë mrekulli jo jo...!!! Shqetesimi yn është shumë i drejtë, por gjërat e tilla nuk bëhen me yrysh znj. Mimoza Kusari, dhe aq më pak në mënyr revolucionare. Të gjitha gjërat që duhen bërë, duhet sipas ligjit. Por mos kujtoni znj. Lila, që këta që sipas teje do ikin, janë aq budallenj, jo jo, kanë patur kohë të bollshme për pastru gjërat e tyre. Ne Gjakovarët, priremi të dëshirojmë ngushtë dhe cekët, të dëshirojmë atë që kujtojmë se vetëm ajo na përket, priremi të dëshirojmë për veten nga pragu i shtëpisë sonë dhe brenda. Por, si mund të dëshirohet, ta zëmë, një makinë e mirë, kur rrugicat në Gjakovë, janë bërë copë-copë, si mund të dëshirohet një pasdite e këndshme, kur në fakt, maksimumi duhet të shkoshë në ndonjë lokal, sepse parqet na kanë demolu, si mund të dëshirosh ca ditë të bekuara nën diell në Radoniq ose Erenik, kur e di fare mirë që para se të shkosh në këto dy vënde, duhet të kesh fituar imunitet ndaj çdo lloj bakteri. A ja vlen kjo apati, tek shohim se si, jo vetëm që bie cilësia e jetës Gjakovare, por njëkohësishtë po humbet qyteti, po humbë memoria që kemi për të dhe befas e gjejmë veten duke jetuar, punuar e rritur fëmijë, në një qytet të cilin me shpirt do ta donim të ishte ndryshe. Çdo rrotacion përbën në vetvehte një shpresë dhe nje aspiratë të re , një fillese të re për të ecur përpara duke korrigjuar, rishikuar, zëvendësuar dhe për të flakur tej çdo pjese negative dhe të dëmshme të së kaluarës. Nuk ka rëndësi se kush do ta bëjë këtë rilindje të shpresës gjakovare qoftë Mimoza ose Pali. Në fundë të fundit teorit dhe ideologjite e Mimoza Kusarit dhe Pal Lekajt, janë trasformuar në dogma të kota, dhe kanë humbur forcën magjike me të cilën irritonin pse entusiazmonin turmën. Sot më shumë se kurrë kërkohet angazhim total e veprime konkrete për ta integruar Gjakovëm ndër qytetet e zhvilluara. Është fakt që Gjakova ,megjithe përparimet e vogla që ka patur, si pasojë e keq-qeverisjes të stërgjatur të pushtetit aktual, ajo tashmë ka humbur shumë kohë duke u rrotulluar rreth vehtes në rrethin vicioz të mizerjes, korrupsionit dhe varfërise. Është gjithashtu fakt se klasa politike e Gjakovës, u kujdes më tepër për të rritur statusin personal e familjar të mirëqenies materiale se sa të mirëqenies dhe prestigjit të qytetit të Gjakovës. Po të shtojmë këtu edhe faktin tjeter se përfaqësimi dhe lobizmi i kandidatëve të AKR-s dhe AAK-s, lënë shumë për të dëshiruar, sepse këta dy të fundit, nuk i kalojnë kurr kufijtë e servilizmit dhe vobektësisë ndaj padronëve të tyre që nuk harrojnë kurrë të tundin gishtinë në fytyrë. Për situatën e sotme të Gjakovës, në mënyr urgjentë i duhet një politikë dhe menaxhim sa më efektiv, modern, elastik dhe në përputhje me interesat e qytetarëve. Sikur të isha kryetar unë kryetarë i Gjakovës! Të gjithë mund të jemi të tillë, sepse qyteti është i të gjithëve. Kemi të drejtën e votës, kemi të drejtën e reagimit, të protestës, aq më tepër në një qytet si Gjakova, të nëpërkëmbur keqazi, prej të parit e të mramtit, ku ka kaq shumë gjera mbi të cilat duhet reaguar. Të gjithë jemi kryetar në një far forme, të gjithë kemi të drejtë të jemi pjesë e vendimarrjes. Nuk ka dyshim se për ndryshimin për një Gjakovë të re duhen njerëz të rinj. Po ashtu nuk ka dyshim se këta njerëz të rinj do të përpiqen qoftë edhe vetëm në fillim, të bëjnë diçka pozitive. Por pikëpyetja që ngre unë është tjetër: A po preken vërtet të fortët, strukturat që kanë ngritur ata? https://facebook/valoni.rogova
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 20:23:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015