Helmet Fatos Lubonja: Si nuk paska lidhje, i dashur Arben, - TopicsExpress



          

Helmet Fatos Lubonja: Si nuk paska lidhje, i dashur Arben, midis një njeriu që, për të fituar sa më shumë para, i dynd kastravecët me pesticide, pa llogaritur mashtrimin dhe dëmin që u bën të tjerëve dhe një njeriu që dynd elektoratin e majtë e të djathtë me mashtrime po për të fituar sa më shumë para? PT: I dyndin ushqimet me helme, si dhe votuesit me genjeshtra, edhe ne USA, po nuk pati kontrolle. Njeriu, politikani dhe ndermarrja private korruptohet. Duhet nje sistemi i tere i kontrolleve dhe ballancave, ku bejne pjese: a) Agjensite shtetrore te mbrojtjes se ambjentit, ilaceve, ushqimit, etj. b) Shtypi i lire dhe shoqeria civile c) Gjykatat d) Kryesorja: Presioni i votuesve mbi perfaqesuesit e zgjedhur Ne USA, deri para 10 vjetesh, kompanite e cigareve e dinin demin e pirjes se duhanit, por e mohonin duke perdorur shkence te fallcifikuar. Avokatet e viktimave e sollen ceshtjen ne gjygj dhe nje nga keshtjellat e kapitalizmit amerikan, kompanite e duhanit, u shpartalluan. Ngjarja e kastravecave te helmuar qe trajtohet ne kete artikull, koincidon me ceshtjen me te madhe te armeve kimike te Sirise. Nuk ka jete pa rrezik. Une vete e kam tipin qe e pranoj/kerkoj rrezikun, ne nivel te pranueshem, per te fituar. Ky me duket si nje biznes i majme, financiar dhe diplomatik, per ta refuzuar pa u menduar mire, por nuk mund te behet pa transparence te plote. Nuk i duhet rrasur popullit nen rrogoz. Qeveria, ne nivelin me te larte, duhet ti pergjigjet pyetjeve: 1) Pse u zgjodh Shqiperia? Kush e propozoi? 2) Cilat jane rreziqet dhe si do mitigohen? 3) Cili do ishte rreziku katastrofal, me i keq i mundshem? 4) Kush mban pergjegjesi per projektimin dhe zbatimin e procesit? 5) Kush mban pergjegjesi per kontrollin e cilesise? 6) Cilat jane avantazhet diplomatike per vendin? 7) Cili eshte fitimi monetar dhe ku do shkojne leket? Pse nuk ka filluar debati ne Kuvend per kete ceshtje? Opozite, zgjohu, ky eshte rroli yt! Shenim: FL mbetet thesar kombetar. Artikullin e tij e gjeni ketu panorama.al/2013/11/06/kadeli-dhe-kastraveci/
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 14:47:20 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015