Heshtja dhe rendesia e saj Allahu i madhëruar në Kur’an - TopicsExpress



          

Heshtja dhe rendesia e saj Allahu i madhëruar në Kur’an thotë: “Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta dhe, për cdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm (që shënon).” Suretu Kaf 17-18. Në një hadith profetik Pejgamberi a.s thotë: “Kush ka besuar Allahun dhe ditën e gjykimit le të thotë të mirën, ose të heshtë!” Trns Buhariu dhe Muslimi. Në një hadith tjetër thotë: “Kush heshti, shpëtoi.” Trns Ebu Davudi. Umeri r.a ka thënë: “kush flet shumë gabon shumë, kush gabon shumë mëkaton shumë dhe për atë që mëkaton shumë, zjarri është më mirë për të.” Një fjalë e urtë arabe thotë: “Nëse fjala është prej argjendi, heshtja është prej ari.”
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 21:50:38 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015