Histori Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra - TopicsExpress



          

Histori Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më 17 korrik te vitit 1998 filluan luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Të premten me 17 Korrik 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike, të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire (E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në njërën pllakë qëndron ky mbishkrim D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti). Në pllakën e dytë është shënuar teksti sa vijon : D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it) an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio) p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius F(aciendum) C(uravit). M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha Romake ku është skalitur teksti ...et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur i Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve. Me rastin e gërmimit të terrenit më 1953 kur është ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër sendesh arkiologjike (dy qypa të mëdhenjë, njëri nga këto ka vëllimin 400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefandi i bronzës e tjera për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M. K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak është gjetur Altari Romak i sakrificës, eksponati i është dorëzuar Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me 1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava, Babindoli, Hoça, Maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit 1689. Në pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin 1770 si qytezë Ravac por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J. Cvijiqit. Në pjesën e dytë të shekullit XIX ku në këtë territor bëhet themelimi i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Palluzhës dhe Hoçës së Vogël që i kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe Palluzhës. Mirëpo duke bërë analizimin e burimeve të shkruara që nga periudha e Osmanlive në Kadishullin Ballkanik mund të konstatojmë se kjo tërësi në pikëpamje të organizimit administrativ të Prizrenit, i cili shpeshherë e kan ndryshuar madhësin teritorriale të funksioneve të tija administrative varësisht nga ngjarjet historike dhe riorganizimit administrativ-ushtarak, në pjesën europiane të Perandorisë Osmane. Sipas regjistrimit të vitit 1528 kuptojmë së Sanxhaku i Prizrenit kishte tri kaza : Prizrenit, Trgovishtën dhe Hoça e Vogël. Gjatë këtij intervalit kohor nahija e Hoçës të cilat i përfshinte shumicën e vendbanimeve të komunës së sotme të Rahovecit kan qenë të përfshirë në Sanxhakun e Prizrenit. Gjatë vitit 1591 të gjitha vendbanimet e Anadrisisë kan qenë nën sundimi Administativ të nahisë së Hoçës së Vogël në të cilin kan egzistuar 96 fshatra (S. Rizaj). Në gjusmën e shekullit XVII sipas shenimit udhëpërshkruesit turk Haxhi Kallfës, Hoça e Vogël ka qen Kadillëqi që i ka takuar Sanxhakut të Prizrenit. Sipas Ali Çaushit me 1653 Sanxaku i Prizrenit gjendej në kuadrin e Vilaetit të Rumelisë, kurse sipas një burimi Osman nga viti 1667 Sanxhaku i Prizrenit kishte këto Kadillëqe : Prizrenin, Rahovecin, Suharekën dhe Hasi i Prizrenit. Gjatë shekullit XIX me themelimin e Vilaetit të Kosovës, Prizreni ka ngelur si qendër Sanxhaku i cili ka përfshirë pesë kaza respektivisht rrethe : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Lumën (M. Kaleshi). Me themelimin e Vilaetit të Kosovës me seli në Shkup duke filluar që nga viti 1888 Prizreni bëhet përsëri njeri nga gjashtë Sanxhaqet e Vilaitit të Kosovës në përbërjen e të cilit krijohen pesë kaza : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bëhet si qendër Administrative e Anadrinisë.
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 01:14:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015