Histori personale... PERSE PO NDESHKOHEM...??? Pershendetje! Jam - TopicsExpress



          

Histori personale... PERSE PO NDESHKOHEM...??? Pershendetje! Jam Berti nga Elbasani. Jam 42 vjec. Kur isha rreth 25 vjec u dashurova me nje vajze. Por familja e saj nuk ishte dakort qe une edhe ajo te ishim bashke. Keshtu qe e fejuan. U merzita shume me ate. I kerkova te linte shtepine e te vinte te martohej me mua. Por ajo nuk pranoi. Me tha qe smund ta braktiste familjen. Sepse nenen e kishte semure. E budallalliqe te tilla. E une nga inati asaj fejohem me nje vajze tjeter. Ato ishin shoqe. Me shume nga inati i atyre momenteve u fejova sepse nuk e doja kete vajzen. Por si te them. E fejuara ime ngeli shtatzane. E na u desh te martohemi. Vajza qe desha u martua,iku ne itali e nuk e di cu be me te. Me gruan isha i ftohet. Nuk e prekja. Nuk me terhiqte si femer. Nisa te pi. Shpesh kthehesha tape ne shtepi. Por asnjeher nuk vura dore mbi te. Per kete betohem. Nje nate kur po kthehesha ne shtepi me motorrin tim i dehur,bej aksident. E ngelem i paralizuar nga mesi e poshte. Ketu gruaja ime nisi te nxjerre koken. Gjithmone me ofendonte. Sakat, e shume ofendime te ulta per nje femer. Prinderit e mi kishin vdekur. Skam vella as moter. E kusherinjte e mi shohin shtepine e tyre. Ndonjeher me vijne per vizite. Por me vjen turp tju tregoj. Ctju them? "Ej o cun daje me ndihmo se me rreh gruaja?". Po po,me rreh. Shpesh me hedh pjaten e ushqimit ne surrat. Shpesh merr ndonje bisht fshese e me gjuan. Ajo fle ne dhome tjeter. Rrobat mi lan kur ti doje qejfi. Kervatin ma nderron kur nuk duron dot me eren e keqe. Por kulmi ka ndodhur para nje muaji. Djali yne adoleshent. I cili nuk di asgje nga keto qe ndodhin. E vetmja drite ne jeten time. Ai me ndihmoi te hap kete facebook e te kaloja kohen me nje tel te vjeter.Te cilin ja kishte blere e jema. Dhe qe ajo vete me ka rrefyer se nuk eshte djali im. Kishte shkuar tek gjysherit e tij. Prinderit e gruas. Gruaja ime punon kamariere. E nje nate me fut dashnorin ne shtepi. I degjoja te gjitha. Ajo mendonte se po flija. E nisa te uleras. "O k*rve m*ti. Kam per tet vrare me duart e mia." E shume ofendime te tjera. Ajo vjen me dashnorin ne dhome e te dy nisin tme gjuajne. Ai me gjuante e me shante lloj lloj fjalesh. Kam arritur ne nje pike qe me vjen te vras ose veten ose ate. Por rri rri e mendoj per djalin tim,e nuk e bej dot. Te vras veten nuk e kam problem jo. Por me vjen inat. Nuk dua tja jap kete kenaqesi. Ka njeri atje jashte qe mund tme ndihmoje? Perse po ndeshkohem? Cfare te keqe kam bere. Shenim nga admini: Ju lutem mos shani ne komente. #Luna
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 13:20:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015