Histori qe te orienton drejt nje kuptimi me te mire per ngjarjet - TopicsExpress



          

Histori qe te orienton drejt nje kuptimi me te mire per ngjarjet qe ndodhin rreth teje... ...Një ditë, Logjika dhe Fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë. Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta. Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën në këmbë, por pa dobi. As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi. Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet. Logjika tha:-Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle. Kurse Fati tha:-Jo, unë do të shtrihem mu në mes të rruges. Logjika ia ktheu:-Çfarë thua more?! Je në vete?! A nuk ke frikë se të vjen makina e të shtyp?!? Fati u përgjigj:-Jo, nuk do të fle veçse në mes të rrugës. Dhe ashtu bëri, vajti u shtri sa gjerë gjatë. Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të lartë. Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e lakoi makinën dhe vajti u përplas për një peme. Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë Logjika duke fjetur. Sigurisht, Logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që Fati jetoi. E tillë është jeta miq... Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës. Ndoshta, vonesa në një udhëtim është më mirë për ty. Ndoshta, humbja e një vendi pune është në interesin tënd. Ndoshta të privuarit nga mundësia për të lindur fëmijë është më e hajrit. Ndoshta, ajo që urren, është në favorin tënd. Në fund të fundit, Ai, Zoti, di gjithçka, ndërkohë që ti dhe unë, kemi dije të kufizuar. Prandaj, mos e humb toruan nga ngjarjet e jetës, sepse, në dashtë Zoti, është në favorin tënd. Mos u anko shumë se stresohesh, por lëvdo Zotin se lumturohesh! Te falenderoj o ZOT përderisa flemë pa qetësues dhe zgjohemi pa aparaturën e reanimacionit. Mos e kthe kokën, se e kaluara të mban peng. Mos e zgjat për të ardhmen, se ajo të streson. Shih lart, se ke një Zot që të do.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 17:44:42 +0000

Trending Topics



class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> OK I promise the last thing on HMS Merlin at Doni- b for tonight
PUNCTA RENUNGAN HARIAN @RomoJostKokoh. “Providentia
Sadly our staff are now finding themselves without a job in resort

Recently Viewed Topics




© 2015