Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 nëntor? Astrit Lulushi 1912 - TopicsExpress



          

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 nëntor? Astrit Lulushi 1912 - Woodrow Wilson zgjidhet president i 28-të i Shteteve të Bashkuara dhe shërben për dy mandate. Ish-president i Universitetit Princeton, pastaj Guvernator i Nju Xhersit; më 1912, ndahet nga Partia Republikane dhe zgjidhet president si demokrat. Biografi i tij Arthur Link thotë, se Wilson ishte orator magjepsës gjatë një kohë kur populli amerikan admironte oratorinë mbi të gjitha aftësitë e tjera politike. Wilson ishte njeri fetar presbiterian dhe besonte në ungjillizimin e botës; nga kjo, thonë historianët, lindi edhe idealizmi wilsionian, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara duhet të hynin në arenën botërore për të luftuar për demokraci; shpesh kjo ka qënë një pikë e diskutueshme në politikën e jashtme amerikane. Për sponsorizimin e Lidhjes së Kombeve, Wilson u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1919. Wilson la gjurmë edhe në historinë shqiptare me ndihmën për ruajtjen e ekzistencës së Shqipërisë. Shpesh ai përmendet si lidhja bazë në miqësinë shqiptare - amerikane. Woodrow Wilson dhe Bill Klinton konsiderohen sot si presidentët amerikanë më popullorë mes shqiptarëve; Wilson për mbrojtjen e Shqipërisë në fillim të shekullit 20-të; dhe Klinton për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës në fund të po atij shekulli. 1930 - Sinklair Lewis fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara që nderohet me këtë çmim. Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiser, Ernest Hemingway dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës. Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte. Sinklair Lewis kritikoi ashpër edhe shkrimtarët e institucionalizuar, që nuk prannojnë letërsi ndryshe por e duan atë të qartë, të ftohtë; të purifikuar, të vdekur. Thjesht, nuk duan që njeri tjetër të shkruajë më mirë. 1937 - Adolf Hitleri mban një takim të fshehtë dhe deklaron planet e tij për hapësirë jetësore për popullin gjerman. Nazistët arsyetonin se ekspansionizmi territorial për të fituar hapësira e jetesës është ligj i natyrës për një popull të shëndetshëm e të fuqishëm nëse përballet me mbipopullim. Kështu, sipas nazizimit, zgjerimi ishte i justifikuar si domosdoshmëri e pashmangshme për mirëqenien e popullit gjerman. Ideja e një populli gjerman pa hapësirë të mjaftueshëm daton shumë kohë përpara, por Adolf Hitleri i dha asaj famën e keqe. 1940 - Presidenti Franklin D. Roosevelt fitoi një mandat të tretë të pashembull, kur mundi rivalin e tij Wendell Wilkie. 1946 - John F. Kennedy, 29 vjeç, fillon karrierën e tij politike duke u zgjedhur në Kongresin amerikan si përfaqësues i shtetit Masaçusets. Mendim i ditës Nëse dëshiron të bësh armiq, përpiqu për të ndryshuar diçka. Woodrow Wilson
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 14:32:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015