Historia e Armandos. Kam ardhur ne Itali kur isha 9 vjeç. - TopicsExpress



          

Historia e Armandos. Kam ardhur ne Itali kur isha 9 vjeç. Udhetova me avion bashke me dy motrat, mamin, gegen dhe kusheririn e vogel. Babin mbaje mend ta kem pare dy here para se te vija ne Itali: heren e pare kur mori rrugen e emigracionit si te gjithe shqiptaret dhe heren tjeter kur erdhi ne vere ne Shqiperi. Kam jetuar gati 4 vjet ne nje shtepi me familjen time dhe me familjen e xhaxhait. Tani mbush 18 vjeç dhe fatmiresisht jam nga ata shqiptar qe e mbrojne me fanatizem popullin e tij, kulturen dhe gjuhen. Te them te drejten jam ambientuar shume mire ketu dhe veshtire se do te kthehem definitivisht ne shqiperi pasi atje te tere shoket qe njihja ne femijeri kan ndryshuar shume dhe tani as me kthejne fjalen.. Gjitshesi kthehem per pushime per te takuar gjyshen dhe gjyshin, njerezit me te mire qe kam njohur ndonjehere, me te cilet kam kaluar vitet me te bukura te jetes dhe qe i dua me shume se gjithçka.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 23:31:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015